Kulturë
Vladimir Shyti: Lepuri kërkon drejtesi
E merkure, 29.04.2015, 05:10 PM
F A B U L A
Lepuri kërkon drejtesi
Thirrje bën paria e pyllit,
Te gjitha kafshët në kuvend,
Dhe menjëhere u mbush sheshi,
Kaprolli fjalën mer:
Të mbjellurat e stinës,
Që të prodhojnë duhet pleh,
Të gjithë të kutribojnë,
Në një gropë rrëzë sheshit
Të mbledhim jashtëqitjen tonë,
U vendos dhe ashtu u bë,
Dosa hapi gropën,
Gomari afroj gjethet e rëna,
Shuplakat të gjithë trokitën,
Dita,ditës të gëzuar,
Kafshët dilnin jashtë,
Grumbullonin jashtëqitjen,
Mbi gropë duke kënduar,
Pupthi vjen edhe lepuri,
Mbi gropë pranë ariut zë vend,
Porsa çlirohet i madhi ari,
Ngatërron lepurin me letrën,
E mbërthen fort me putër
Dhe prapanicën me të fshin,
Lepuri për hakmarrje,
Zë e mallkon,
U pastrua në nje përrua,
Dhe u
Për tu ankuar,
U thirrë ariu në gjykatë,
Kaprolli lexoi aktakuzën,
Ariu buzëqeshi nën hundë,
Dhe u mbrojt duke tundur putrën,
Pastaj tundi kokën e foli:
Më lejoni t’i drejtohem,
Shokut,mikut tonë të trashë,
Më kot po ankohet,
Se atje mbi gropë’
Unë vetëm letër të bardhë pashë,
Zuri të kundërshtoj lepurushi,
Protestuan dhe kafshët e pyllit,
Ariu fytyrën zgërdheshi,
Kur paria,në favor të tij,
Fjalën e mbylli,
Ariu tund kryet për të falenderuar,
-Pini sot me mua!
Kam nevojë për simpatinë tuaj,
Çirret ai i gëzuar,
Ndërsa lepuri,qysh prej asaj dite,
Braktisi shokët të afërmit dhe miqtë,
Nga pylli u largua me të qara,
Dhe nuk u pa më qysh nga ajo ditë.
Vladimir Shyti
Durrës.