Kulturë
Ilir Muharremi: Ndikimi i artit tek pushtuesit modern
E hene, 27.04.2015, 08:47 PM
Ndikimi i artit tek pushtuesit modern
Nga Dr. Ilir Muharremi
Revolucionet
moderne kishin për qëllim forcimin e shtetit. Nga viti 1789 mbretëronte
Napoleoni, 1848-n Napoleoni
Hitleri gjatë fjalimeve përdorte artin e tij, oratorinë që lëvizte tërë qenien dhe nganjëherë më i fuqishëm qe zëri dhe mendimi se veprimi në raport me këtë. Kjo ishte arti i bindjes. Paradoksi i paqëndrueshëm i tij ishte vënia e një rendi stabil mbi një lëvizje të përhershme. Nietzsche-ja pa paramendim depërton te Hitleri me artin e tij filozofik që prodhonte instinktin e dominimit apo vullnetit për fuqi. Hitleri pa dashje beson ngjashmërisë së ekzistencës dhe vetë aprovon këtë lëvizje. Mussolini dukshëm lartësonte forcën elementare të individit, të lartësimit të fuqive të errëta nga gjaku dhe instinkti, këtë e prodhon forca e dominimit. Hitleri ishte histori e pastër e një gjendje të evolucionit. Në këtë rast të evoluosh ja vlen më shumë se të jetosh. Ky qe një identifikim total i rrjedhës jetësore. Nëse analizojmë perandorinë e gjakut dhe të veprimit të cilën as që e ka marr me mend Hitleri, mbjelljen e historisë së gërmadhave që do ta shkatërrojnë vetë vendin e vet, bile ajo do të jetoj. Këtu shihet disfata totale. Hitleri këtu nuk ishte në lartësinë e fatit të tij. Hitleri kishte pak talent në letërsi, por e dinte se që nga momenti kur besohet në sukses është e pa rëndësishme a je njëri apo tjetri. Nga sa kishte lexuar dhe ndikuar nga filozofia, ai ka mësuar se fituesi gjithmonë është gjyqtari dhe, i munduri është i akuzuari. Me vetë gojë ai deklarohej se ishte i gatshëm të nënshkruante gjithçka, të pranoj gjithçka, të nënshkruaj traktate dhe me gjakftohtësi t’i thyej ato nëse është në pyetje ardhmëria e popullit gjerman. Qëllimi qe te rruga e drejtpërdrejtë deri në komorat e gazit. Gjakftohtësinë, për këtë ja vlen të diskutohet. Këtë nuk e krijon, por e zbulon nga fragmentet filozofike. Aty ai takon pasqyrën individuale të njeriut. Ky art i shkatërrimit krijohet me lindjen e njeriut. “Kjo botë është vullnet për pushtet, dhe asgjë tjetër! Edhe ju vet jeni ky vullnet për pushtetin, dhe asgjë tjetër”, shkruante Nietzsche. Hitleri këtë e përvetësonte individualisht në thellësinë e instinktit të tij. Ky qe një vullnet nga vetvetja. “Hitleri, sido që të jetë, e ka shpikur refleksin e pafundmë të pushtimit pa të cilin nuk do të kishte qenë asgjë” thotë Kamy. Kjo nuk është e vërtetë. Hitleri zbulon përmes Nietzsches vullnetin e individit me të cilin lind për pushtet. Edhe bima si një fantazmë e ka këtë vullnet.
Literatura te Musolini kishte ndikuar të mendonte se asgjë jashtë shtetit, mbi shtetin, kundër shtetit. Gjithçka brenda shtetit, për shtetin, në shtet. Ndërsa, Hitleri kishte pretenduar se kishte dhënë gjuhën e vërtetë. Ai besonte në shërbimin e tij hyjnor, kthimi i çdo njërit kah origjinat, kah nënat. Këtë ai e quante si shërbim të Zotit. Ndikimi artit mitologjik dhe artit mistik mbi vlerësimin e kuptimit të versionit të tij personal. Origjinat na shpijnë në një ulërimë primitive. Por, kjo është më tërheqëse për turmën gjermane, kthimi në antikitet. Qëllimi ishte që të gjithë ata gjermanë të besojnë vetëm në një Zot, në Adolf Hitlerin. Pushtimi Hitlerian ka shkaktuar tërbim të tepruar të asgjësisë dhe në fund u kthye kundër vetes. Këtë e gjejmë edhe të Nietzscheja, njeriu kundër vetvetes. Kur njeriu i fiton luftërat, lufton me vetveten. Pjesë të kanibalizmit elegantë gjejmë në historitë botërore. Asnjëra nuk i ka gjykuar ngase është mësuar me vrasësit. Fajin e bartë arti dhe literatura, porse arti rrjedh nga individi, vetëm se një ditë njeriu zbulon instinktin e vërtetë të pushtimit dhe asgjësimit. Hitleri e dinte se nuk ka art revolucionar, por art brenda revolucionit. Vet Hitleri ka shkruar se arti tok me politikën përbëjnë fuqinë. Kjo ja kujton rininë e tij artistike sepse qe një piktorë i dështuar. Kryqëzon të tashmen me të kaluarën. Fuqia e tij bëhej shkatërruese: shtatë milion hebrenj të vrarë, apo ndoshta më shumë se shtatë milionë evropianë te deportuar ose të vrarë, kjo përbënë praninë historike të tij bashkë me artin e shkatërrimit. Ku është e bukura, ngaqë qëndron jashtë të gjitha arteve. E bukura këtu ndodhet në epshin e tij dhe me të jetohet e nuk imagjinohet. Ai shuan etjen me asgjësimin dhe ngritë në piedestal rendin e një race të lashtë për të dominuar, që besonte se është e prirur për këtë. Në atë kohë komunizmi rus pretendonte haptas në perandorinë botërore. Por, revolucioni gjerman i ndikuar nga arti nuk kishte të ardhme. Ndërsa, revolucioni Amerikan që shkatërroj në ditët tona komunizmin ka të ardhme dhe këtë e bëri përmes artit. Nën hijen e heshtjes, përmes imazheve televizive, ndërmjet muzikës, rok, pop, kinematografisë (happy end, fund i lumtur), ngriti forcën e brendësisë së vetëvendosjes individuale intelektuale të individit si pushtues përmes humanizmit. Ky lloj arti duhet të vlerësohet. Ata ndërtojnë shtet të njeriut, por edhe të Zotit, më shumë do ta quaja të njeriut. Këtë aventura hitleriane asnjëherë nuk mundi ta pretendoj. Hitleri pretendonte ta stabilizonte historinë dhe artin. Në vetminë e tij, konkretisht në heshtjen absolute, ai ndjenje çdo melodi gjermane, besonte në çlirimin e kësaj race nga bota. Kjo ma kujton pikturën e Francisco Goyas “Ekzekutimin”. Piktura ishte porosi e mbretit të Spanjës dhe përkujton një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur në luftën e Francës dhe Spanjës. Qëllimi ishte të na tronditë dhe të na bëjë ta dënojmë pushkatimin. Historia dhe mistika tek Hitleri, nxjerrte synimin e udhëheqjes së botës, por nuk e dërgonte në perandori universale. Nuk qe qëllimi i një shteti universal. Në fund të jetës Hitleri e kuptoi se populli gjerman nuk ishte i denjë të fitojë, andaj sipas tij nuk duhet as të jetoj. Ai shtynte veten në vetëvrasje. Ndërsa, arti i pushtimit sot shtynë veten në përjetësi, bashkë me zotërimin e pajisur me histori, racë, mistikë. Ky art ka jetëgjatësinë sepse kupton rëndësinë e hapësirës njerëzore në këtë botë. Ky regjim nuk vret nga dora e tij, por bënë që të vetëvriten.