Kulturë
H. & L. Blakaj: Profesori mbolli pemën e diturisë
E premte, 24.04.2015, 08:54 PM
Profesori që mbolli pemën e diturisë
Kushtuar Prof. Dr. Muhamet Shatrit
Nga Hasan dhe Lajde Blakaj
Kur ishim
fare të vegjël babai na thoshte:” bijtë
e mijë kur të rriteni e të bëheni të vetvetes duhet gjithmonë të jeni të
sinqertë, mos shtini , mos gënjeni , fitojeni
paranë më punë, më djersen e ballit, dhe mos harroni të jeni besnik.
Besnik na thoshte bëhuni, por besë mos
zini aq lehtë. Kështu dëshmoni virtytin e bukur të shqiptarit. Shumë herë na
kishte ra të dëgjonim të thoshte edhe gjera që për moshën tonë fëmijërore ishin të pa kapshme . Se si serbet ishin të
pa besë dhe hajna. Hajna të pistë bile. Nëna si e butë që ishte nga shpirti e
qortonte babanë duke i thënë lej fëmijët të luajnë më lojërat e tyre se kanë
kohë të burrërohen. Kurse babai nuk ndalej aq lehtë. Më pjesën e sipërme të
pëllëmbës se dorës drejtonte mustakët dhe shfrynte edhe më, për llafet e tij të pa kryera gjersa mendonte
që neve na ishte ngulitur mirë në kokë biseda për serbet. Thënë të vërteten
shumë gjera nuk i kuptonim kur babai fliste por ne vazhdonim duke e shikuar në
sy, bile pa rrahur fare as qerpik. Unë kur shkoja në qytet ndonjëherë
mundohesha të vërtetoj atë qe babai më kishte thënë por ishte e kot të dëgjoja
për ndonjë serb të bënte vjedhje në ndonjë dyqan, kioskë , treg, apo ndonjë
vjedhje xhepi të ndokujt. Edhe pse isha fare i ri në moshë më bëhej të
hamendsha në fjalët e babait që ai na i kishte thënë për ta. Serbët në atë kohë
mund ti dalloje fare lehtë në pamje, sepse ishin më të zeshket nga ne. Ishin më
të mbajtur, të pispillosur, më flokë
Babai im dhe burrat shqiptar të saj kohe mbanin rroba kombëtare plis të bardhë si bora e Shtëdimit, tirq të bardhë më gajtanë për përditshmëri, dhe zhguna të zi për punë të përditshme. Nëna ime dhe të gjitha gratë te tjera të fshatit mbanin po ashtu veshje kombëtare, lidhës e maramë, pështjellak të qëndisur dhe këmishë t´arrës apo të tirës që për çudi në popull njihej si veshje e katundit apo veshje allaturka. Në Gjakovë thonë: ”Vakia e zotit” Veshja kombëtare të quhet veshje allaturka, them unë.
Pasi që në fshatin tim ku jetoja unë dhe fshatra për rreth nesh nuk kishte as serb e as ndonjë kombësi tjetër nuk dija si dukeshin të tjerët andaj kureshtja ime ishte tepër e madhe për ti parë që nga afër. Një ditë vajta në qytet. Babai më kishte marr ti ndihmojë për ti shitur qengjat. Ne një anë ishin shqiptarët në treg kurse anën tjetër ishte një treg i vogël më serb. Nuk ishte vështirë për ti dalluar pra, mu sikur sot që dëshirojnë të jenë gjithherë të veçuar nga të tjerët. I shikoja më syrin kritik në mos po dalloj ndonjë gjë të veçantë përpos pamjes se tyre sllave, pak të shkurtër të trashë (shendosh)më të mbajtur(mirë të ushqyer) por ndonjë ves të keq si vjedhje nuk dëgjoja për ta. Edhe pse e doja babanë tim pa masë si çdo fëmijë që e do babën e vet isha tepër i rezervuar për fjalët e tij rreth serbëve si të pa besë dhe hajna. Romët dhe ciganët i takoja ndonjë herë kur ata kërkonin ndonjë ndihmë materiale apo atëherë kur na kishin vjedhur misrin në arë të Balës dhe babai ua kishte falur misrin e vjedhur. Serb as malazias nuk kisha takuar ndonjëherë më parë.
Kur mbarova shkollën fillore vajta në gjimnaz dhe atje kisha mundësi ti takoja bijtë e tyre në oborr të shkollës, nga larg, sepse ne, as atëherë nuk komunikonim n´mes veti. Arsyet ndoshta gjuha, ndoshta komunikimi, nuk e dijë... Më dukeshin të rendomë si gjithë nxënësit të tjerë shqiptar por, edhe këta fëmijë si prindërit e tyre, më dukeshin shumë më të mbajtur, veshëmbathur sesa ne.
Një
mbrëmje nuk mu durua dhe e pyeta babën tim, pse ata janë më të veshëmbathur se
ne. Kjo temë më dukej që ishte temë e preferuar për te dhe fare pa përtesë filloj
të më shpjegojë arsyet. Po babo po, ata i kanë të gjitha dhe a e di pse: ”sepse
prindërit e tyre punojnë në vendet kyçe të qeverisjes me paga të majme, duke ju
falënderuar shfrytëzimit të djersës tonë dhe duke na nxjerr tamblin e nanës”:
Eh thash unë më vete, babai ka urrejtje për serbët që nga vrasja e vëllait dhe
gjyshit në luftë më ta. Por ç´faj kishin
këta fëmijë tani të lindur shumë dekada pas luftës. Thënë thjeshtë për moshën
qe kisha ndoshta ishin të pa kapshme do gjera që babai na i shpjegonte.
Vitet
kalojnë shpejt dhe sa shpejt vjen koha për vitin tjetër shkollor. Kishim
qëndruar në bjeshkë më plot shëndet dhe më fantazi pejsazhesh natyrore. Guximin
e kishim në maje të syrit dhe forcën e djalërisë që shpërthente. Tani kishim
vajtur në shkollë.
Një ditë prej ditësh paksa më ndrojtje nga respekti mos po gaboj ndogjë hapa zemrën më profesorin. Profesori ishte tepër i kujdesshëm. I tregova atë që babai bisedonte më mua që kur isha fare fëmijë. Biro:”Kalit e serbit mos i beso”
E pse
edhe kalit të mos i besoj?!Pyeta unë. Sepse kali është kafshë dhe
instinktivisht mund të të lëndoj jo me qellim por kujdes duhet të kesh
gjithmonë. E serbit? Jo tani jo kur të rritësh do flasim bashkë. Përgjigjej ai
prerë. Profesori më shikonte pak më ndrojtje por më shumë admirim. Pasi mori
informacionin se i kujt isha dhe i cilës familje filloj të flas. Tani ne jemi vetëm dhe ti e
mban besën?!
Dhe tani pas kaq vitesh na falë profesori jonë i dashur, që kaloj kaq kohë e gjatë dhe ne nuk shkruam më herët për veprën tënde. Arsye e vetme ishte, se mos po gabojmë në të shkruar. Vetëm për atë. Janë fjalë që rrjedhin nga thellësia e shpirtit dhe brendia e zemrës për veprën tënde të madhe. Të duam aq shumë, ne nxënësit tuaj të brezit vjetër.
***