Kulturë
Asllan Dibrani: Kullat - teatri i shekujve tanë
E merkure, 22.04.2015, 06:10 PM
KULLAT - TEATRI I SHEKUJVE TANË
Asllan Dibrani
Natë mërgimtare, rrëshqitje kujtimesh
Në horizontet shqipja mbi kullat tona
T’rrëmben mallëngjimi për plisat e bardhë
Dikurë plotë burra mblidheshin anembanë
Me pushkë n’istikame e me jataganë !
Malësoret shqiptare krah burrave në beteja
Lidhnin Besën e Shejtë të Shqiptarisë
T'i mbrojnë tokat e bekuara të Arbërisë
Flasin kullat me lashtësinë e gurëve
Të skalitur me legjenda antike
I gdhendën ilirët dhe fiset kreshnike
Themelet e kullave, teatër i shekujve tanë
Testament në rrasat e gurit
Gurët janë epërsia ma e mirë
Ndaj grabitqarëve barbarë!
Deshën ta rrokullisin planetin
Në to lindën burra
Që të vdesin po në to kur të mplaken
Aty i përkund djepi i Atdheut
Aty pinë qumështin e nënës
Hëngrën bukën kallamboçit
Kështjella e Krujës tregon trimëri
Jehon kushtrimi i Skënderbeut
Që trembi Stamboll e osmanli
Shumë krajla, çetnikë e sllavëri
Ah, kulla e kulla dhe kulla me gurë
Mbi gurë, qëndresë ndër shekuj
U betuan burrat me flamur
Për kullat me mur. Ata thanë:
Kullat tona n’robëri s'do të rojnë
Vendosën flamujt kullë në kullë
Për një Shqipëri të bashkuar!