Kulturë
Përparim Hysi: Dane "Avropa"
E hene, 20.04.2015, 05:05 PM
Dane "Avropa"
Tregim
Nga Përparim Hysi
-
- Ore Dane,- fola unë,- po më qenke nisur si për krushk?!
-Aha,- ma priti shpotinë me shpoti,- jemi bërë "Avropë", Papi! Pse ç'pandeve ti atë Danen e qëmotëm që, disa herë, i erdhën anës për hapsanë.
U futa në
taksi dhe, kur mbritëm në fshat, u ulëm me Danen tek një klub. Tek bëmë porosi,
i hodha një sy Danes që kisha përballë. Veshur e ngjeshur si për krushk,
qytetshe hesapi: kur them kështu Dania jo vetëm qe me kostum firmato, këmishë të mirë e kollare dhe në kokë
republikë. Tamam evropian, por Dania Evropës i thotë Avropë dhe unë kështu dhe
po e lë. Dhe këtë "Avropën" Dania e ka arritur në saj të djemëve të
tij, që, siç më tregoi, kishin zënë njëri Holandën, tjetri Belgjikën dhe, më i
madhi,Anglinë. Jo vetëm që ishin në emigrim, por dhe investonin për familjen,
sa Dane "Avropa" udhëtonte me taksi nga fshati në qytet dhe anasjelltas. Pa kishte ndërruar "lëkurë" dhe, ç'qe
më e bukura,
- Aha,- vazhdoi të më tregonte,- tjatër dynja andej. Qeshë në Holandë una, po njëherë nuk u ngopshë me bukë!
-Pse i
thashë
-
-Ti,- m'u drejtua mua,- paske hyrë si doku në ujë atje, në Amerikë, sa mezi njihesh! Më duket se e ke mbajtur kokën në tra,atje.
E kalova
me të qeshur dhe, tek e lashë të lirë të fliste, aty për aty, risolla në mend
atë Danen e dikurshëm që, fare për pak,
* * *
Dania
* * *
- Aha,- foli Dania,- atë kokër ulliri për vetëzën time nuk e ha. Se nuk kam pak, por tetë gojë, po shtomë dhe mua me timeshoqe, i thonë dhjetë frymë. Për vete, nuk e çoj lopën, këta të tjarët nuk di una.
I dhanë e i morën, epo ku dëgjonte Dania me atë vesh.? Të tjerët, i tufëzuan. Epo punë e tyre.
Pas dy-tri ditësh që u bë tufëzimi, plasi sherri në fshat. Gratë mend i binin me kusi njëra-tjetrës, se nuk kishte qumësht për të tërë. Dhe Dania e zbrazi:
- Ashtu ju pafsha! Se nuk më digjonit mua, po zbardhnit dhëmbët. Imeshoqe e moli,e mbushi plot kusinë dhe, si e valoi, e psheshi. I dhashë një të ngrënë me gjithë çuna sa jam plot.
-Hiqu, o Dane, për kokën tënde. Se do gjesh belanë. Kafshoje atë të shkretë gjuhë,
-Ika, ika, o Bano vëllai, por nuk më mbajti lukthi, ndaj fola,- u zbraz Dania.
-Moj gra,- foli si i vrarë shpirtërisht Banushi,- po na turpëruat. Jini motra me njëra-tjetrën.
* * *
Përsëri
tek lëmi i fshatit.
- More shok,- foli i nxehur qytetsi,- si nuk të vret pak sytë dhe lë lopën që të hajë grurin apo bukën e fëmijëve të tu?
Po Dania është nga ata tipa që kanë nevojë për fre dhe jo për shtyrje.
- Nuk është buka e kalamajëve tanë,- tha tërë mllef Dania. Ne sa e bëjmë gati dhe nuk shohim grurë me sy. Është juaja ajo bukë dhe lopës t'i bëjë mirë!!!
-Si?Siiiiiiiiiiiiiiii?- mend ulëriu qytetsi. Por fati i madh i Danes qe që ndërhyri, Banushi, dhe i tha tjetrit: -Ky nuk mbush!!! Këtë e shoqëroi duke vënë duarët në kokë. Dhe iku qytetsi.
* * *
Do
bëheshin votimet. Partia
- Shumë
nuk di të flas una, po atë Zaçen e Selmanit nuk e dua të jetë në këshill dhe,
po e latë, unë dhe imeshoqe, do votojmë kondra. Mos kemi llafe jo armik e ku të
di una. Armik nuk jam, po votë për Zaçen nuk jap. E tha Dania, po ata
"koksit" nuk e vunë ujtë në zjarr. Gjoja për të "trembur"
Danen kishin sjell në qendrën e votimit një veteran nga qyteti. I gjatë si
hosten dhe kaba e i trashë si një karabina në këmbë. Vajti dhe
Dania. E mori fletën e votimit dhe, kur pa emrin e Zaçes, e zbrazi:-
- Shok, shok,- foli me nerv "karabinaja",- mos bëj propangandë në qendrën e votimit.
-Ik, ore tutje,- iu përgjigj flakë për flakë Dania,- nuk kam punë me tyja, por me timeshoqe.
-Azbie, fshije!- bubulloi Dania. Dhe shtoi:- Do i bëj letër shokut Enver, se e kini shkelur porosinë e partisë, që , po të ketë ndonjë si Zaçja, që nuk e duan zgjedhësit, ta hiqni. Ju nuk e hoqët. Më qafë paçi veten! Kështu dy vota shkuan për "arimikun".
Këto po kujtoja tek gjerba kafenë me Danen që, tani, është bërë "Avropë". "Avropë" jo vetëm nga veshja, por dhe nga mendësia dhe niveli i jetesës. U pafshim për të mira, o Dane "Avropa!".