E diele, 25.07.2021, 12:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Këngë për Dëshmorin Mujdin Aliu

E diele, 19.04.2015, 11:10 AM


Në 16 – vjetorin e rënies heroike :

KËNGË PËR DËSHMORIN E KOMBIT – MUJDIN ALIU

( 1974 – 14.04.1999 )

Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir KRASNIQI

 

Një këngë t’ bukur po e këndoj ,

Një dëshmorit po ia kushtoj ,

Mujdin Aliun po e kujtoj –

Lindë e rritë n’ fshatin Poroj !

 

N’ moshën  25 vjeçare –

Shkoi në luftë  n’ bazë  vullnetare !

U kyç n’ Ushtrinë Çlirimtare –

  betejë atje n’ Koshare  !

 

T’ luftojnë forcat sllav – barbare ,

T’ thyejnë  kufirin në Koshare !

T’ thyejnë kufirin shqiptaro – shqiptarë ,

Okupimin 100 vjeçar !

 

Mujdin Aliu  me zemër  t’ trimit ,

Djalë i vetëm i Babë Qerimit –

Për  Kosovë  n’ luftë kishte dalë ,

Për liri  jetë   kishte falë !

 

Nder i madh është me e përmendë –

Mujdin Aliun atë legjendë !

Gjithandej  kah jem   shqiptarë –

Me Mujdinin jem krenarë !

 

Vepra e birit të Tetovës –

U dëshmua në luftë t’ Kosovës !

Heroizmin  e tregoi –

Që shqiptarët  t’i  bashkoi  !

 

Sot Poroji është krenarë –

Me Mujdinin legjendarë !

Udhërrëfyesin e  lirisë –

Për shumë breza t’ ardhmërisë !

 

Në varrezat e  Porojit –

Pushon trupi i dëshmorit !

Krenaria e gjithë Tetovës ,

Nderi i kombit dhe i Kosovës !

 

Në Poroj , n’ vendlindje t’ trimit ,

Ku pushon trupi i Mujdinit –

N’ shenjë nderimi  këta  fshatarë ,

Do t’ ia ngritin një lapidarë !

 

II.

 

Sa herë  vjen 14 Prilli –

Nostalgjia n’ shpirt zënë filli !

Baba që kish  t’ vetmin djalë –

Nuk mund t’ shprehet dot me fjalë !

 

Është krenari  Babë Qerimi –

Rriti djalë me zemër trimi !

Për  lirinë që e kish  idol –

Tash iu  kthye n’ arkivol !

 

Qerim Aliun  , atë  burrë dai ,

Më 14 Prill n’ shtëpinë e tij ,

Shokët e djalit e vizitojnë –

Dhimbjet n’ zemër ia lehtësojnë !

 

Vizitohet nga bashkëluftëtarët ,

Shokët  e djalit – çlirimtarët  ,

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare –

Të Kosovës dhe Kombëtare !

 

Familjarët i  falënderojnë –

T’ gjithë ata që e kujtojnë !

Janë  krenarë që e kanë  falë –

Për liri të  vetmin djalë !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora