Kulturë
Asllan Dibrani: Lule Bajra dhe eleganca e saj artistike
E diele, 19.04.2015, 11:09 AM
Lule Bajra dhe eleganca e saj
artistike
Nga Asllan Dibrani
Talenti i saj është shfaqur në moshën 5-6 vjeçare. Ajo me kureshtje ndiqte radion apo televizionin me ndonjë shfaqje koncertesh , apo edhe festivalesh. Talenti i saj si këngëtare e vogël u shfaq edhe në manifestime programore si pioniere e shkollës fillore. Krahas rritjes së saj fizik talenti i asaj vinte në skenë dita ditës edhe ma shumë. Në moshën 16 vjeçare, famshmeshmeria e saj morri dheun me zërin e saj artistik. Prezantimi me këngë të ndryshme,ishte si e veçantë ajo patriotike dhe atë në festivalin "Kosovarja Këndon" në qytetin e Ferizajt në vitin 1985. Talenti i saj jehoj me një gërshetim artistik me këngën për Tefik Çangen me çka shpërthej me entuziazëm të madh në zemrat e artdashësve me të cilin rast fitoj edhe shpërblimin me vendin e parë në konkurrencën e më se 62 këngëtareve.
Karrierën e vet e hapi me këngën e cila ia hapi dyert e suksesit. Bashkëpunoi me kompozitorë të ndryshëm, po si e veçanta është edhe “Kisha dashtë” e realizuar nga Ilir Berani dhe Ardian Kastrati. Ajo shprehet se kam filluar me këngë folklorike, pastaj kam vazhduar me këngë popullore dhe zbavitëse. Jam shumë e kënaqur që adhuruesit e mi po i mirëpresin këngët e mia thekson Lule Bajra. Lule Bajra shprehet e brengosur me gjendjen e fundit që është bërë një përbaltje e këngës së mirëfilltë shqiptare nga vlerat e saj. Lule Bajra është këngëtare e muzikës popullore, këngëtare e Radio Televizionit dhe pjesë e Estradës së Kosovës që morri pjesë në shumë festivale dhe manifestime kulturore në Kosovë deri sa morri rrugën e kurbetit për në Zvicër ma tepër se 20 vjet.
Karrierën
e saj si këngëtare ajo e kujton nga qyteti i lindjes,Istogut me çka flet shumë
me dashuri për kujtimet që u rrit me
këngën shqiptare nga ajo qytezë e bukur.
Ajo ndoqi mësimet për mësuese në Shkollën e Lartë Pedagogjike që i pëlqente
edhe kultura,por në theks të veçantë ishte e dhënë pas këngëve patriotike që si
inspirim i kishte trimat dhe burrat e mëdhenj të kombit. Ajo me këngët e
veta i lartësonte dhe i nderonte
për mes zërit artistik të saj vlerat e tyre. Ajo ngriti
vetëdijen tek shqiptarët si ta duan atë që duhet dashur dhe të çmohen
vlerat e kombit. Me kalimin e kohës, Lulja vazhdoi karrierën e saj
artistike nëpër festivale dhe koncerte të ndryshme në Kosovë, Maqedoni, Mal të
Zi, nëpër gjithë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo që
jetonin shqiptarët.
Ndër
aktivitet e saj më të rëndësishme theksojmë pjesëmarrjen e saj në Festivalin e
Arbëreshëve (me karakter ndërkombëtar) të Italisë në
Ajo së
shpejti do të