Kulturë
Nebi Dragoti: Lirika me poetët
E premte, 01.05.2015, 05:33 PM
NEBI DRAGOTI
LIRIKA ME POETËT
PËR POETËT
Çelin kopshte trëndafilash poetikë,
çelin me zjarrin e shpirtit lirik…
Detit nuk i dimë as fillim,as fund,
dimë fjalët e poetëve karafila të kuq.
Duke ndezur motivet ne digjemi vetë
të dehur nga madhështia e popullit të thjeshtë.
Këmbana jete a zile tund në qiellin blu:
poetë,shëndet e gaz!Me ju këndoj,me ju!
GRINDJE
Grindem me vete sa herë,
grindem,grindem në galerinë time
si në një minierë qullur në djersë.
Fshij ballin e qesh me një varg
për brirësh si ta kap të smeraldë?!...
E di ,si unë grinden dhe të tjerë;
e,nëse na shtohen grindjet më tepër,
kënaqem,poetë:
merr më tepër poezia vlerë…
POETËVE
Agsholi i ditës na gjenë në udhë,
agsholin shqiptar unë mirë e njoh;
filli i mendimeve më mundon shumë:
poetët shqetësuar qënkan në çdo kohë…
Dëgjohen hapat e Dritëro Agollit të menduar,
se si çanë me plorin e artë të mendimit.
Tok ecim me rima e vargje duke shpejtuar
me lirat tona këngë t’i shtojmë agimit.
Dhe i hek kapelen Kadaresë,Arapit,
vlerat ia shtuan poezisë shqipe.
Ta lartësojmë poezinë si majë e Korabit
që të fluturojë si shqiponjat ndër vite…
Gëzohem:poetë ka Atdheu im plot,
veç është i lumtur kush arrin në ballë;
burim frymëzimi kemi shpirtin popullor,
ky shpirt i popullit tim buron veç ar!
MIQËSI
Mendoj me detin lirisht,
me detin bisedoj qetë:
e shoh,
më sheh
paqësisht,
miqësisht,
( gazmorë shpirtërisht),
i buzëqesh,
më buzëqesh
si dy miq dy poetë.
MBURRJE
Ca emra liqenjësh ,larg,më mburren,
mburret para meje dhe lumi Erzen.
Mbi Merhojë dhe Çestije yjet ulen
e bukuroshja hënë ziliqarshe na sheh.
Kaltëro në Pozhok,Milosh e ti Godë,
ç’më mësuat not kredhash e pash.
Unë kredharakëve gjuhën ua njoh,
kur mes gjolit shtrihesha mbi valë.
Rezervuarit të Thanës i dola përmes,
vetë s’u mburra.Po mburrem ca sot…
Në Paraskë e Marinë kam gjuajtur peshk,
tani hedh grepat buzë detit në Vollgë.
Hej,Shqipëri,gjithë këto ujëra si perlë,
ke të drejtë të mburresh,të drejtë të jap,
të krenohem e krekosem dhe unë si poet
dhe zili t’i ketë bota poetët shqiptarë!
Shqipëri moj,e mira, bukuri e paparë,
peizazhe për mburrje ke ti vërtet,
gëzohem unë,krenohem si çdo qytetar…
Pas kësaj,dashuruar Nebiu u çmend…