E marte, 10.12.2024, 04:39 AM (GMT)

Kulturë

Arbër Shabanaj: Luftëtarit të vërtetë

E enjte, 30.04.2015, 06:00 PM


Arber Shabanaj

 

Luftëtarit të vërtetë

 

Rrugë e gjatë me sakrifica

Luftëtarët në prangat e „lirisë“

Erë hekuri, qeliku ju vien „partive“ vica

S’kalon rruga, nëpër terr, se pa dritë u nisë.

 

Bijtë e shqipes, pa liri

Nënat n’rrugë, kërkojnë drejtësi.

U shkund dru e gur n’ktë tokë

Për lirinë e shtrenjtë, që mbajmë vetëm në kokë!

 

Thërret liria, kjo bijtë e vet i ndesh

Padrejtësia doli në shesh.

E bëtë luftën, derdhët gjakun

E n’liri s’ua dhanë hakun.

 

Edhe Dielli i mungon Tokës

Hëna natës, guximtarët i duhen Botës.

Bijtë e shqipes, trimat e lirisë

Luftëtarët për tokat e Shqipërisë.

 

Po ju o t’pangopurit kriminelë

Bëni gabime, porsa dita nis me çelë.

Për mashtrimin e njerëzisë

N’gjak keni lojërat e lakmisë.

 

Luftëtarët s’e gëzojnë dot „lirinë“

Evropa n’pranga mban drejtësinë…



(Vota: 149 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora