Kulturë
Bajram Canameti: “Data njëmbëdhjetë”, gur diamanti
E enjte, 30.04.2015, 06:22 PM
ROMANI ”
NGA BAJRAM CANAMETI
Romani “Data njëmbëdhjetë”i autorit Muharrem Kurti është një romani i pakët nga faqet , por i thellë nga idetë, shkruar me mjeshtëri që të mahnit, me elegancë poetike dhe stil modern, me tema serioze që fshikullojnë rreptë paradokset e kohës, vjen në lëndinën e letërsisë shqipe si një bli i lartë për të kulmuar.Gjakovari Muharrem Kurti, autor i gjashtë përmbledhjeve me poezi, një me tregime dhe pjestar në”Antologjinë e poetëve të Botës”, i antarsuar në IËA, tani vjen para lexuesit si romancier modern me një titull të përzgjedhur:Data Njëmbëdhjetë.
Me mjeshtëri të rrallë autori shtjellon fabulën e romanit, përcjell rrëfimin, vizaton karakteret e personazheve, ndërton arkitekturën e kompozimet dhe me forcën e fjalës si një kalorës i rrallë i mendimit paraqet lirinë dhe robërinë, patriotizmin dhe tradhtinë, jetën dhe vdekjen, fytyrën dhe maskën, qëndresën dhe thyerjen, dashurinë dhe politikën , duke i bërë thirrje kujtesës:mos harro.
Kurti e rrëfen subjektin në vetë të parë, nxjerr dhe analizon konfliktin, shfaqet dhe zhduket hapësirave gri në dy anët e kufirit shqiptar dhe me talent të rrallë ndriçon plagët e kohës së zezë, dimrin e dhimbjes së Kosovës dhe Shqipërisë.Me butësi romani e mban të mbërthyer lexuesin me aromën e metaforës që kundërmon ëmbël e magjishëm me fotografime shumëdimensionale dhe shumëplanëshe të një jete të plagosur , të një bunkerizimi nga serbët dhe shqiptarët.
Dy diktatura të egra të çmendura shtypnin shqiptarët, dy ideologji helmonin i përçanin dhe i varfëronin ata.Autori është një pelegrin i vuajtur, i lodhur i provokuar dhe i torturuar në moshë të re.Me fjalën e matur e të gdhendur mbush me kolorit esetetik dhe art, shpërhen polifoninë e figurave letrare, me dallgëzime të vrullshme tepër elegante, tunduese , të brishta e të thella, brilante e të ndezura me harmoni e bukuri të gjetur.Fjala e kursyer peshon si një formulë kimike dhe zbërhen padrejtësine e kohës.Njëmbëdhjeta është protesta kundër padrejtësive serbe në Kosovë, pra, zgjimi i kosovarëve.Njëmbëdhjeta është vdekja e diktatorit shqiptar që çonte në shprangosjen e popullit.Ky titull i gjetur me mençuri jepte shpresën e ndezur të shpëtimit.
Romani ndriçohet nga copëza të errta plot dramacitet të çmendurisë komuniste, aty gjejmë Aushvicin që krijon para lexuesit lotin e nxehtë të dhimbjes së kombit.Autori hedh dritën e prozhektorit në pikat kulminante dhe zbërhen kontrastet e botës së egër, të regjimeve të zinj që goditnin genin patriotik intelegjencën e gjithçka njerëzore.Në veprën e tij gjejmë poezinë dhe muzikalitetin, figuracionin erotik, filozofinë, historinë, politikën, psikologjinë dhe katarsin , të veshura me mjeshtërinë e figurave artistike.Subjekti mbetet dhimbja, padrejtësia dimri i gjatë që vrau e lëndoi zemra, trishtimi e dhuna, terrori e vdekja që vallëzoi mbi jetën e shqiptarëve.
Në atë kohë të çmendur në të dy anët e kufirit ideologjia ndante dashurinë, ”Më i mirë është djalli që e ka mirë me shtetin se engjëlli i përndjekur”Sa çifte u ndanë nën pesionin e ideologjisë.Sa motra , vëllezër…Udha drejt kufirit ishte udha e vdekjes.Kufi i gjakut, i vrasjes, i varrit dhe i burgut.Në roman gjejmë faktin e drejtpërdrejtë dhe jo përshkrimin e hijes me metafora të tërthorta.
Mes rreshtave gjejmë zërin e alarmit të autorit se kështu ka ndodhur.Ishte koha e murtajës së zezë.Pika kulminante e tmerrit ishte kur nëna e lëshonte birin e saj në gojën e ujkut.Rikthim i detyruar i Ilirit nga Sigurimi shqiptar në duart e serbëve.E pastaj kontrasti: e dashura e tij e detyruar nga politika e dënon me shtatë vjet burg.Me mjeshtëri autori i përshkruan i vizaton dhe i vesh personazhet e romanit sipas karakterit, vendit dhe pozicionit ideologjik e kulturor , social e shtetëror.Me talent të veçantë përshkruan dashurinë sa që potë ishte gjallë poeti i madh Lasgushi do i kishte shtërnguar dorën.Si rrallëkush nxjerr absurditetet e kohës si :”kinezët ishin vëllezër , ndërsa kosovarët miq..”Ai habitej që në Shqipëri nuk njihej Kosova nga bashkëmoshatarët e tij.
Kurti duke përshkruar karakteret përshkruan artistkisht të shiturin servilin, spiunin, provokatorin, tradhtarin, të korruptuarin llafazanin, ashtu siç ngre hijshëm të ndershmin, patriotin atdhetarin e guximtarin.Autori trajton temën e ditës, kameleonët që vendosin maska duke u shitur si engjëj.Ata kanë veshur vellon e krimit mbrapsht për të sunduar për të grabitur e gllabëruar.Ai i bën thirrje kujtesës për katarsis.
Romani jep mesazhe të qarta driteduke kërkuar që trualli shqiptar të mos pranojë me ideologji të sëmura që lindin diktatura, bëhet një flakërues i zjarrtë për të zhveshur e pastruar nga e djeshmja që mbante të keqen.Arkitektet e botës mizore, autorët e përçarjes, djajtë e asaj bote makabre, ideologjitë e asaj bote shkatërruese duhet të largohen nga drejtimi që kombi shqiptar të përparojë.Humbja i takon së djeshmes, fitorja të sotmes dhe të ardhmes, e mbyll aurtori romanin.
Shtëpia botusese Nacional, drejtuar nga vëllezërit Flamur e Mujo Buçpapaj , krahas shumë botimeve të suksesshme e sjellin këtë roman si një vlerë të shtuar , si një vepër serioze, ku duket edhe dora e redaktorit të mirënjohur Qazim Shehu si dhe kopertina e realizuar me mjeshtëri nga Daniel Zhusti.Lexuesi ka në dorë tashmë këtë roman me një stil të këndshëm liriko- dramatik, me strukturë moderne dhe gjallëri të jashtëzakonshme të fabulës, ndërsa letërsia shqipe një gur diamanti në kurorën e saj…