Kulturë
Murat Gecaj: Bisedë me peoten Alma Feruni
E hene, 04.05.2015, 04:38 PM
ALMA FERUNI: “VARGJET POETIKË MË RRJEDHIN SI NJË BURIM I PASHTËRRSHËM…”
Bisedë nga prof. Murat Gecaj, publicist e studiues
1.Jemi ulur dhe po bisedojmë në një lokal, në qendër të kryeqytetit, pra nuk jemi diku në Vlorën tënde bregdetare…Çfarë të kujton ky fakt dhe se bisedën po e nisim, pikërisht, për poezinë?
-Poezia është pasioni im, pa lënë mënjanë detyrimet e përgjegjësitë, angazhimet e shumta familjare e shoqërore, si dhe punën e përditëshme, e cila është kaq e rendësishme për mua…Valet e detit, në Vlorën magjike, zbulojnë tek unë magjinë dhe vargjet poetikë më rrjedhin si një burim i pashterrshëm.Ashtu, si dallgët ndjekin njëra-tjetrën dhe botimet e librave të mi kanë ardhur kaq natyrshëm…
2.Bisedën e nise me fjalë e frymëzim poetik…Mirë, po cilët janë librat tu, të deritanishëm?
-Libri i parë me poezi e ka titullin “Ëndrrat e bardha”, me redaktor poetin U.Morina. Shumë shpejt ai u pasua me vëllimin poetik, “Prarim i bardhë”, me redaktor poetin e Labërisë, I.Jahaj. Më pas, libri i tretë me poezi, “Tempulli i dashurisë” erdhi natyrshëm në duart e lexuesit…
3.Dhe vetëm kaq, nuk ke ndonjë tjetër vëllim poetik, që do ta publikosh?
-
4.Po, për punën dhe jetën e
përditëshme, çfarë na tregon
-Siç u
shpreha më lart, poezia është pjesë e pandashme e veprimtarisë sime, krahas
punës inspektore policie. Ka vite që jam efektive në atë detyrë, pas kthimit
nga emigracioni, ku jetova për shtatë vjet, në Reggio Emiglia të Italisë. Pasi
erdha në vendlindje, i përfundova studimet në Universitetin e Vlorës, për
mësuese. Ndërsa më vonë kreva masterin profesional, për fushën e edukimit…Jeta
ime ditore është, sa e thjeshtë, por aq shumë e mbushur me veprimtari të
ndryshme. Gjithnjë jam e rrethuar nga familja dhe prindërit e mi të
mrekullueshëm, të cilët i falënderoj nga zemra për ndihmesën e tyre të
pakursyer dhe të përkushtuar. Natyrisht, më të rendësishmit për mua dhe frymëzimi
im i përditshëm poetik, janë femijet e mi aq të mrekullueshëm. Ata janë
frymëmarrja ime, emocionet, motivi pse unë jetoj…
5.Na mbetet merak, si për mua, por besoj dhe për lexuesin, që nuk fole pak më gjatë për përmbajtjen e librave tu të botuar, por dhe për ata, në pritje të botimit. Sa për ilustrim, po shënoj këtu pak vargje nga poezia jote, “Mikes”, në të cilën shprehesh: “Eh, pimë me grushta vargun poezi,/
na rrjedh ndër gushë, na rrjedh në gji./ Më pas, pyesim etur: eh, ç`ne kjo dalldi?” Pra, sigurisht shkurt, cila është tematika kryesore e tyre dhe si është realizuar ajo, sipas mendimit tënd? Po ndonjë vlerësim në shtyp ose internet, a kanë bërë për ata, kolegë a miq tu?
-Nuk dua
të zgjatem këtu, se mendoj që edhe titujt e librave janë paksa domethënës. Por,
janë shkruar dhe artikuj vlerësues nga Ukshin Morina e Idajet Jahaj dhe kanë
shfaqur mendime rreth librave të mi, Mark Simoni e Sergio Hizma etj. Ndërsa
mikja poete, Reshida Çoba, me banim në
“Deshira për të uruar ty, Alma, u nis më parë se shkrimi im...Je, jo vetëm një poete e mirë, por dhe një mendimtare vizuale e veçantë, në fb...Mendimtarë nuk janë vetëm ata, që e dinë algjebrën ose fizikën…Më tërhoqi vëmendjen titulli i librit tënd, “Tempulli i dashurisë”. Menjëherë, m’u shfaqën kollonat e larta të tempujve, ku besohet dhe mësohet mirësia. Askund më mirë, se në tempullin e poezisë, nuk mund të lihet e kuptohet dashuria. Atje, kurrë nuk dyshohet në ngatërrimin e simboleve të saj, në përsosjen, në sigurinë e ndodhjes së mrekullive.Në truallin "tempull", dashuria ecën me hapa qiellorë. Se poezia, ashtu si natyra, janë tempujt e parë të krijimit njerëzor”.
6.Faleminderit për përgjigjet tua, mike poete Alma Feruni dhe presim të lexojmë në vazhdimësi krijime të reja nga ti. Po, a dëshiron të shtosh diçka tjetër, në mbyllje të bashkëbisedimit tonë?
-U përpoqa të jepja përgjigje të sakta dhe sa më të shkurtëra. Por nuk e di sa ia kam arritur kësaj…Gjej rastin që edhe ju, t’ua shprehi falënderimet e mia më të përzemërta, për zhvillimin e kësaj bisede, në të cilën isha e lirshme dhe e kënaqur.