Kulturë
Përparim Hysi: Sikur të takoja personazhet e mi!
E marte, 05.05.2015, 04:07 PM
Ah, sikur të takoja disa nga personazhet e mi!
(esse)
Nga Përparim Hysi
Ma merr
mendja që kjo dëshirë imja nuk do të jetë krejt
e veçantë. Duhet t'i shtrijë "panxhat" edhe në krijues të
tjerë. Ka kohë që m'u kthye si një obsesion që nuk më lë rehat. I mëdyshur, ta
shkruaj, mos e shkruaj dhe ja tek më
vjen në ndihmë shkrimtari i madh portugez Fernando Pessoa që, kur e kanë pyetur
në ka ndonjë peng, është shprehur:-
* * *
Në prozën time modeste, unë kam sjell për lexuesit një galeri të tërë personazhesh dhe, duke mos qenë i zoti që të trilloj apo të fantazoj, i kam marr, pothuajëse të gjithë, nga jeta: ashtu si i kam njohur. Aq i kam dashur dhe i dua ata, sa, ndonjëherë, ua kam ndryshuar emrat për etikë apo arsye subjektive. Kur ua kam ndryshuar, më është dukur sikur i kam gjymtuar apo i kam përdhosur. Dhe më ka ardhur jo vetëm keq, por kam ndjerë dhe dhimbje. Se, duke vepruar kështu, sikur nuk kanë frymuar ashtu siç duhet dhe tregimi sikur ka dalë si një pastë e thatë. Kurrë në jetë nuk kam vënë maska dhe, po të ballafaqohesha me personazhët e mi, do t'u kërkoja falje se ç'kam bërë me ta, ka qenë një "kondicion" që nuk varej shumë nga unë. Se ka ndodhur ai fenomen që në letërsi quhet e drejta e autorit. Kur "mbrohem" kështu (për ta patur faqen e bardhë para tyre), më vjen ndërmend i madhi Kadare që kur i thanë"... nuk ka patur darkë të tillë...(është fjala për "Darka e gabuar"), ai iu përgjigj:-Unë bëj letërsi dhe jo histori. Pra, kështu ka ndodhur edhe me mua, kur për shkaqe subjektive kam bërë ndonjë "shartim" që nuk përkon me të vërtetën.
* * *
Sidoqoftë, pjesa më e madhe e personazheve të mia janë marrë nga jeta e përditshme: janë pjesa dërmuese o bashkëfshatarë të mi, o të njohur ku më ka shkelur këmba. Duke qenë se jetën e quaj si një teatër të madh ku të gjithë janë aktorë, vij e ndalem që këta "aktorë" janë të peshave të ndryshme: ka prej tyre që siç vijnë në skenën e këtij teatri të madh, edhe largohen nga skena pa lënë ndonjë gjurmë; kurse ka të tjerë që lënë gjurmë të madhe dhe hyjnë në atë kategori që quhen "Vipa". Përgjithësisht, unë kam qenë larg "Vipave", se puna më ka çuar në mes njerëzve të thjeshtë, që, po t'i zhbirosh, me të vërtetë bëhen të plotë e të gjendshëm sa ta sjellin buzëqeshjen në buzë vetvetiu si një aperativ çlodhës. Të paktën, kështu e ndjej veten unë kur "takohem" me ata. Përftoj një kënaqësi aq të madhe,sa nuk e mbaj dot për vete. Megjithatë, fjalët pa bereqet të mërzisin. Unë po i sjell dhe gjykimin në kam të drejtë, po jua lë juve. Kur them kështu, kam nevojë për fjalën tuaj dhe ja tek e them hapur: nuk më vjen mirë nga "gojëmbyllurit".
Tani, ju lutem, veç më ndiqni.
* * *
Xha Nasin
( është fjala për Nasi Meçon), unë e kam njohur qysh kur kam qenë në klasën e
gjashtë dhe, tek e shihja që ngiste qetë kur plugonte arën, më
Ja dialogu i një 12 vjeçari me një moshatar:
- A u lodhe, o Xha Nasi?! Dhe ai:- Oha!( me këtë komandë qetë e mbrehur ndalojnë)... dhe dilte para qeve, kthehej me fytyrë nga unë, trazovaçi, e më përgjigjej:
- Ja u lodhësh, do vish të më çlodhësh?!!! Kjo përgjigje që më jepej mua, spurdhjakut, më kënaqte, veç tjerash, dhe për një fakt: se vetëm unë nga nxënësit e bëja këtë "ngacmim" dhe ai njeri i mirë,asnjëherë nuk u mërzit me mua. Ky, xha Nasi, është dhe pak historik, jo se bëri trimëri, po unë them se mund të jetë nga të vetmit që i mori "teskere" me të shkruar "komandantit" kur i morën tokën. Por mua shpotitë nuk më janë ndarë dhe kur dola mësues. Atje, tek punoja në fshat, njoha një "Nas" tjetër që dhe ky, pothuaj, më ngopte kur e përshëndesja:
- Qysh je, xha Trushi?
-
Oha!(kuptohet edhe ky me qetë të mbrehur)... mirë të falaminderit! Zotëria
juaj, mirë jini?
-Si ngordhi?!!!
- Ngordhi për bukë... Me kaq fjalë: një dramë e tillë.
-Mos i harxho ato fije shkrepse, o bir?
-
-Aha,- foli xha Thomai me opinga, këtu, në Libofshë ka rënë flama për to!!!
Dua të takoj hoxhën e Petovës (unë atje kam lindur), mikun tim, Efendi Yzeir Sallatën që shquhej jo vetëm si klerik, por dhe për humorin e tij.Ky klerik mysliman, ruante në hatullat e shtëpisë fashikuj nga "Lahuta e malcisë" të Atë Gjergj Fishtës. Qe ky hoxhë që më ngjiti "gripin" e dashurisë për Fishtën.
* * *
Kur bie shi me tërsëllëmë. më vjen ndërmend një
personazh, unik, në llojin e tij: Solli. Solli apo xha Solli nuk e hante punën.
Kurrë nuk dilte në punë në kooperativë.
- Ah, kjo e shkretë kohë që na la batall!!! A kishe si mos e doje një personazh të tillë?
Personazhet?
Më erdhi
një natë, Xha Skëndua apo Skënder Hodo
nga Cfiri i Mallakastrës. Ky,sado i dënuar me
njëqind e një vjet burg, përfitoi nga amnistitë dhe, nga që i
Me Luan Jaupllarin (një nga personazhet), që e kam sjell në tregimin "Kulaku që deshi të blinte "Shtëpinë e partisë", u takova para një muaji dhe zbrazën zorrët e barkut. Them, sa kënaqësi do ndjeja sikur t'i takoja të gjithë nga pak, por kjo gjë jo vetëm nuk është e mundur, por dhe pak si të kërkosh qimen në përpeq.
Ajo që dua të them në këtë vështrim shkarazi për dëshirën time, është fakti shumë domethënës: personazhë, të më falni, në nuk ju kam përshkruar ashtu si jini, ka ndodhur vetëm nga moszotësia ime. Sidooqftë, pjesën më të madhe të tyre unë i dua dhe jam shumë i obsessuar, sa herë që flas për ta dhe, ca më shumë kur i takoj.
Më duket se, pa ta, jam si kot. Fare kot.