E diele, 21.07.2024, 09:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gjithë çka patëm i lam pas dore

E merkure, 06.05.2015, 07:22 PM


Demir KRASNIQI

 

GJITHË ÇKA PATËM I LAM PAS DORE

 

Kur m’ kujtohet fëmijëria –

Para sysh më del malësia !

M’ del malësia në Gollak –

Kur çdo gjë kishte bollak !

 

Sa me mall kujtoj bagëtinë ,

Blegtorinë  e bujqësinë ,

Pemëtarinë  e shpezëtarinë ,

Kopshtarinë e pylltarinë !...

 

Kujtoj drithërat në Gollak –

T’ gjitha llojet  me bollak !

Këto drithëra që jem kënaqë –

Sot s’i  gjen  as për ilaç !

 

Kujtoj bagëtinë në Gollak –

T’ gjitha llojet me bollak !

Këto kafshë që jemi kënaqë –

Sot s’i  gjen as për ilaç !

 

Kujtoj baçicat e vjetra –

Çarranikët plot bulmetra ,

Që me to ne jemi kënaqë ,

Sot s’i  gjen as për ilaç !

 

Kujtoj shpezët në Gollak –

Mish e veze me bollak !

Kem ngrënë bukë e jemi kënaqë –

Sot s’i  gjen as për ilaç !

 

Kujtoj bahçet në Gollak –

T’ gjithë perimet me bollak !

Kemi ngrënë e jemi kënaqë –

Sot s’i gjen as për ilaç !

 

Kujtoj pemët në Gollak –

T’ gjitha llojet me bollak !

Sot janë tharë nën therë e kaçë –

Nuk mund  t’ gjesh as për ilaç !

 

Kujtoj vashat shamibardha –

Kur na i mblidhnin lloj – lloj dardha !

Kujtoj vashat mjedis  holla –

Kur na i mblidhnin lloj – lloj molla !

Kujtoj vashat me shamia –

Kur mblidhnin lloj- lloj qershia !

Kujtoj vashat fytyrë  zeshkëta –

Kur na i mblidhnin lloj – lloj pjeshka !

 

Kujtoj lojërat kur luanim fëmija –

Kur mblidhnin lloj – lloj kajsia !

Kujtoj fëmijët lloj – lloj brezash –

Kur na i mblidhnin lloj – lloj dredhëzash !

 

Pemë , perime s’ duhet harrua –

  ndër shekuj janë kultivua !

Sot për to na  digjen  zemrat –

Ua harruam dhe emrat !

 

Kujtoj kodrat , kujtoj pyllin ,

Kujtoj lodrat , kujtoj fyellin ,

Kujtoj myshqet , kujtoj eshka ,

Shumë barinj edhe baresha !...

 

Sot , n’ Gollak – n’ këtë malësi t’ rrallë –

S’ ke ku t’ shkosh ta shuash një mall !

S’ ke ku t’ shkosh ma për t’u  kënaqë –

Është mbushë thera , është mbushë kaçë !...

 

Shumë zakone , shumë adete ,

Shumë gatesa , specialitete ...

S’ do t’ na kthehen kurrë për jetë –

Kjo malësi ka mbet e shkretë !

 

Der’  sa ishte gjallë Gollaku –

Bukë plot magjja , zjarr – oxhaku !

Gratë e sodit s’ gatuajnë kurrë ,

Burrat shkojnë e blejnë bukë n’ furrë !

 

Bëri e erdhi ndo ‘i  mysafirë –

T’ gjithë e këqyrin si myzevir ?!

Çka ka lypë ky teveqel –

Merrni e qojeni në  hotel !

 

Tokë e bahçe nuk i punojnë ,

Pemë, perime nuk kultivojnë ,

Qumësht , bulmetra  nuk prodhojnë –

T’ gjithë kulturat i importojnë !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora