Kulturë
Poezi nga Hamit Taka
E enjte, 07.05.2015, 07:25 PM
Hamit TAKA
LARG…
Tani je larg, unë s’të shikoj.
As aromën e flokëve më s’ta ndjej.
Me sytë e zemrës pyes, kërkoj
Në shtigje malli mos të gjej;
Të kërkoj në një bankë shkollore,
Ku shoh një vend të rezervuar,
Ku veç një herë unë të premtova
Lumturi e të ardhme të shqetësuar;
Të kërkoj në kthesa, nëpër qoshe,
Ku ti më shfaqesh rastësisht,
S’e mashtron dot veten butësisht;
Të kërkoj në një pyllë të gjelbër,
Nën tinguj gjethesh zëpikëlluar,
Ku si cub ta putha buzën e egër,
Dhe kurmin tënd të flakëruar;
Të kërkoj netëve vjeshtore,
Kur një bisedë s’e lidh dot varg
Ti do të doje me trokthe hamshore
Në një ëndërr maji të të shpija larg…
Ku t’ju kërkoj më tani tjetër?
Në një strofë brilant a varg të krisur?
Në një kujtim të posa tretur
Si hënë e grënë duke ikur?
Unë i uroj shërim të shpejtë
Plagës tuaj në s’është përtharë,
Plagën time do ta gërvish për jetë
Sa të ndiej dhimbje në damarë…
NJE MYSLIMANKE NE PLAZH
Nga hija nën tendën buzë detit
Me syzet e diellit maskuar
Ç’më bredh syri zezvek i poetit
Kërkon detajin, fjalën e çmuar;
Kalojnë femra me linja plot hire
Si statuja të Fidias trupin brilant
Djem gazmorë harbohen pas tyre
Si kërriça të vegjël elegantë;
Mos vallë kaq shpejt po plakem
Të gjitha më duken etalone njëlloj
Si kuklla të prodhuara në Manhaten
Dhe hiret epshore dot s’ua dalloj;
Një myslimankë afrohet papritur
Me shaminë varur gjer mbi vetull…
Si në ëndërr i puliste qerpikët
Me çantën e bukur nën sqetull;
I shoh buzët e plota ëngjëllore
Diçka si lutje pëshpërisin ato
Më t’ëmbëla se çdo fjalë njerëzore
Fëshfërima mëndafshi ndiej ngado;
I përhumbur në një ëndërr misteri
Myslimankën të çvishet e pres
T’i shoh lëkurën e bardhë si mermeri
Trupin e saj gjithë afsh e finesë;
Këmbë e duar fut në ujin e kaltër
Veç qafa e gjatë zbuluar i mbetet
E hollë, e bardhë si alabastër;
Brengën time në heshtje e vuaj
I zhytur në ca ajete Kurani
Shejtanin me gurë dot s’e gjuaj
T’i lexoj vajzës ca vargje Khajami;
Floririn e shpirtit në sytë e saj e shoh
Mbase zemra ndien e vuan
Hiret e dhuratat për burrin i ruan…
KROI
Sa herë eci rrugëve, diku një krua has
Makinën shpejt ndaloj e nisem tërë gas;
S’dua t’ia di fare kush po vjen pas meje
Për të
fshehtat e mia me kroin
Për kroin
e vendlindjes atij
Çdo gjë që mbaj në gji me hare ia kujtoj
Si gjaku i dashuruar kur kumbon në deje
Më rrjedhin kujtimet, asgjë, asgjë s’harroj;
LEGJENDE MERGIMI
Dy djemtë ikën një fundvjeshte,
Me prindët u ndanë te një gardh;
Me lotë të nxehtë, me përshëndetje:
“Diell ua bëj, o Zot i madh!”…
Sosën djemtë në zemër të Europës,
Kalvarin, dhimbjet i lanë pas;
Gjetën punë, para të panjohur,
Shampanjë, uiski, shend e gaz…
Në mend u erdhi pas shumë vitesh:
“S’kalojmë një herë nëpër Atdhe!”...
Morën nuset, fëmijët memecë
Avionit i hipën gjithë hare;
Kalimthi shkuan në vendlindje
Mezi e njohën shtëpinë e vjetër,
Trokitën në derë, në xham trokitën,
Veç jehonës, s’përgjigjej tjetër;
Mbase flenë, thanë, në këtë orë,
Të shkretët janë dhe moshë e shkuar…
Kur gratë i pyetën sa vjeç ishin,
Ngritën supet të hutuar;
Kërkuan heshtaz në çdo dhomë,
Me mallë e frikë prekën çdo qoshe:
Nënë ku je, baba pse s’dilni,
Zërat tanë sot nuk i njohët?...
Iu kujtua të madhit gjitonia e bukur,
Një drithmë trupin ia përshkoi…
Pas dritares, pas grilash strukur
Kumbimin e zërit ia dalloi:
Kanë pesë muaj tashmë të vdekur
Dhe qenin e shkretë, që e kërkonin,
Ca arrixhinj, thonë, e kanë gjetur;
Nuk ishin
dhe
Por i grriu malli për të bijtë,
Njëherësh vdiqën, varret bashkuar
Në varreza, te dy selvitë…
Morën rrugën për te varrezat
Me kangjela e heshtje rrethuar,
Nuk mundën varret t’i dallonin
Mes hithrash e gjëmbash mbuluar?...
Djalit të vogël se ç’iu kujtua:
Formoi një numër celulari,
Mes dy gurësh se ç’u dëgjua
Një tingull i mekur përmes barit;
U drodhën varret të dy njëherësh,
Dy zëra erdhën tok të shuar:
“Ju jeni bij, mirëse na erdhët!
Jeni të lodhur e të malluar?
Ç’keni kështu, nuk jeni mirë?
Ne nga gëzimi jemi dehur.
Janë lodhur nuset me fëmijët?
Çelësi është te vend i fshehur!
Fiq të thatë e ftonj të pjekur
Ua ka ruajtur nëna në sepete
Dhe ca dhurata për fëmijët,
Për nuset tuaja dhe për vete;
Unazën e vathët prej floriri
Te kutia ime i kam lënë,
Kisha frikë nga lagështira,
Në lesh të vjetër i kam vënë;
T’i mbajnë nuset sipas dëshirës
Nga zonja nënë për trashëgim,
Kur të bëhen dhe ato si unë
Nuseve t’ua lënë kujtim”…
Ranë përmbys djemtë e vajtuan…
Ua bënë varret prej mermeri;
Sa shumë gjëra pastaj kujtuan
Dhe zile u bënin herë pas heri…