Kulturë
Sadulla Zendeli-Daja: Vdekja e babait
E enjte, 07.05.2015, 07:13 PM
Sadulla Zendeli-Daja
LYPSARI DHE VDEKJA
(Prozë poetike)
Lypsari nga fshati shtrinte dorën, një kafshatë bukë a një lek t´ja japin. Unë jam lypsar, ti je katundar! A do ta dëgjosh një këngë prej meje? Di të këdoj dhe të vallëzoj! Di t’i bie fyellit dhe çiftelisë, por di edhe t’ia ngrej këmbët gotës së rakisë! Ku ta gjej të gjorën, dhe as që më duhet se më kalamend! Pres vetëm një kafshatë bukë, ndokush të ma japë! Nga gëzimi, edhe një valle mund ta heq. Dhe disa këngë, njëra pas tjetrës, mund të Jua këndoj! Vetëm një lek a një kafshatë buke të ma jepni! Për mua dhe për fëmijët e mi. Nëna ime tjerrte dhe qëndiste. Me gjylpërë, tërë jetën qepte. Me shatë në krah dilte në rrugë. Kërkonte punë për një kafshatë bukë. Babai im ishte i varfër. Ecte duke iu dridhur duart. I mbylli sytë duke iu dridhur shpirti. Pas Zotit vjen Nëna, dhe pastaj vijnë të tjerët: Babai, fëmijët, farefisi dhe Atdheu. Babai im, ulur këmbëkryq pranë vatrës, mendonte, meditonte dhe shkëlqente si Ylli i Dritës. Mua dhe nënën me mall na shikonte. Shumë herë për ne qante dhe vajtonte. Nëna ime nat‘e ditë punonte. Të sjellë një kafshatë bukë për djalin e babain. Asnjëherë nuk e merrte kafshatën e madhe. E ruante për djalin dhe babain. Gjithëmonë më shikonte mua dhe babin. Prandaj flokët iu zbardhën.
Babai im
qante për mua dhe nënën. Për jetën e zezë të djalit dhe të mamasë. E unë, djali
tyre, punoja për një Lek, që të ndihmoj nënën dhe babain. Me punë të mundimshme
dhe shumë të rëndë. Vdekja më rrinte pranë. Ti çmon vetëm punën! Shpirtin e
njeriut e ke lënë menjanë! Këtu s´është dora e babait dhe nënës. Këtu është
Leku, pastaj njeriu. Nëna ime vdiq në pranverë.
VDEKJA E BABAIT
Babai vdiq në vitin 1952
Një zi e papritur na erdhi
Në kohën më të mirë.
Pesëdhjetedy vjeçar
Babain vdekja e mori
Familja mbeti e mjerë
Babain ynë i ndjerë
Mortja e mori për një orë
Dhe u humb përgjithmonë -
Trupi në zgërbonjat e tokës
Dhe shpirti mes yjeve të qiellit.
Nëna dhe babai ishin në shtëpi
Edhe ne tre djemtë ishim aty
Babai rrinte ulur në një karrige.
Dëgjuam një zë që e thëriste:
A je në shtëpia o Daja Sulë!
Nëna doli në oborr
babai me ne bisedonte
Na shikonte e na ledhatonte.
U dëgjua përgjigja: Urdhëroni
Të gjithë në shtëpi jemi...
Nëna hyri brenda e na tregoi:
Vjen xha Isufi, stëtnipi ynë!
Ai ishte një pjestar i Tokallarëve.
Hyri brenda u përshëndet me babain,
Nëna përgatitej t’i bëjë mikut kafe e çaj
Xha Isufi na përkëdheli me fjalë të ëmbla
E na tha: Qofshi shëndoshë e mirë
Dhe u rritshi me nënë e baba!
Filloi muhabeti mes tij dhe babin tonë.
Ata kuvëndonin për trimat e vatanit
Që për atdhe luftonin me zjarr/e/ trimëri
Dhe shpirtin e sakrifikonin për shqiptari.
Babi bisedonte për luftën ruso-turke
Më 1877 në Plevnë të Bullgarisë
Vëllau i tij ishte me gradë majori
Në ushtrinë e sulltanit të Turqisë.
Dëgjuam babain me dhimbje kur tha:
O Isuf! M´u humb vëllau im, Ramazoni,
Në atë betejë të përgjakur!
Një heshtje dhe dëshpërin sundoi.
Vëllau i babait na ishte vrarë
Në atë betejë të tmerrshme dikurë.
S´na ka lënë asgjë, as grua as fëmijë,
Ishte djalosh i ri e u vra për Turqinë.
Shyqyr Zotit që nuk e lanë Rusinë.
Ta okupojë vendin tonë, tha xha Isufi.
Babi i tha se se as turk, as huliganë
Nuk i durojnë shqiptarët tanë.
Si osmanët, poashtu edhe sllavët
Janë okupatorë në tokën e shqiptarit.
Ee more
vëlla!
Pas dëbimit të Turqisë nga oborri.
Gjergji ynë turqit dhe sllavët i sulmoi
Në Stamboll dhe në Kaukaz i dëboi.
Kështu tha babai im dhe vazhdoi:
Vëllau im, Ramazoni, ishte komandant
Me 200 vetë luftëtarë/shqiptarë në ushtri.
Duke luftuar kundër sllavëve ra viktimë.
Kjo është një humbje hyjnore, e shenjtë
Që mbetëm pa vëllaun tonë të shtrenjtë.
Xha Isufi iu përgjigj: Qofshi ju tre vëllezërit,
Sula, Zili e Rahimi me fëmijët tuaj!
Imer Zenel Gurra ka edhe tre djemë
Të gatshëm të luftojnë për vatanin,
Tha xha Isufi duke e dredhur duhanin.
Në atë kohë, s’kaloi asnjë orë në atë vend,
Ku nëna fliste dhe unë e mbaj mirë mend.
Unë isha 17 vjeç, vëllau tjetër 19 vjeç
Dhe vëllau më i vogël - Ramazoni
Që ishte i pagëzuar me emrin e xhaxhit të ndjerë
Sa i kishte mbushu 15 vjet në pranverë...
Disa minuta zgjati, babai e xha Isufi bisedonin.
I ati im e fiku cigaren dhe doli në oborr.
Xha Isufi mbeti duke biseduar me nënën,
Babai hyri në dhomë, u kap për gjoksi tha:
Isuf! Gjoksi më shtëngon, nuk kam durim,
Një dhimbje serioze vlon në gjoksin tim!
Babi hyri në një dhomë tjetër. Nëna tregonte:
Më thirri në dhomë, derës shpinën ia vuri,
Më kapi për duarsh dhe më shtrëngonte:
Amanet t’mi ruajsh tre djemtë dhe vajzën
Se unë sot po vdes pa e pritur këtë ditë të zezë!
Kaq paska qenë jeta ime e shkutë oj gruaja ime!
Nëna filloi të qajë me zë të lartë.
Babi doli nga dhoma me nënën.
Nëna qante me zë të lartë.
Dukej e përlotur si një ikonë e shenjtë.
O se ç´na gjeti o bijtë e nënës!
Filuam të qajmë edhe ne fëmijët
Për babain tonë të shtrenjtë.
Babi tha: Dua të shtrihem këtu në dhomë!
Nëna shpejt ia shtroi shtratin.
Ai ulej e ngrihej dhe shtrihej.
Ecte në dhomë me duart në gjoks e në kokë.
U shtri në shtrat prap dhe drejt në sy na shikonte.
Tre djemtë me nënën tonë që papushuar qante.
Babi nathirri: Ejani afër meje bijtë e mi!
U afruam pranë tij, me mall na përqafoi
Të treve krahapur kokë më kokë të treve,
Na shtëngoi, na shtyri me forcë dhe na na lëshoi.
U shtrir në shtrat dhe frymën e fundit e lëshoi!
Filluam të qajmë. Babit të dashur i ra koka m,njanë.
Vaj për ne! Na vdiq babai para syve tonë, moj nanë!
Nuk kishte qenë më keq se sa ky moment.
Babi mbeti me sy hapur të drejtuar nga ne.
Frymë nuk merrte. Asnjë fjalë nuk e thoshte.
Me sy të përlotur neve na shikonte,
Një dua në vete më dukej se e këndonte.
O medet, sa keq ishte n’atë muzg të vonë,
Të mbetesh pa babin e dashur përgjithmonë.
Tronditja pas varrosjes së babait
Unë djali i dytë (Sadulla) ika nga shtëpia...
Morra malin e Shkozëz, dola te koria e varreve
Dola në një kodër, kërkoja babin pse më iku?
Pas dy ditëve i humbur më gjetën fshatarët
Dhe më morrën në shtëpi ku babi vdiq
Dhe xha Himi (dy vëllezërit e babait).
Tërë natën nuk fjetën. Përse vallë?
Frikoheshin për shendetin tim.
Nëna ishte e lodhur dhe qante,
Kur erdha unë, sikur u qetësua.
Të nesërmen me zor po hanim.
Shtëpia mbeti bosh pa babain.
Njerëzit pa pra vinin e shkonin,
Mundoheshin të na ndihmonin.
Dhimbje të mëdha në shpirt kishim,
Babin e urtë pranë nuk e kishim.
Babi im u humb i ri, nëna mbeti me fëmijë.
Me tre jetima në moshën dyzet vjeçare,
Dielli më dukej se për ne s’ndriste fare!
Koha e bëri të veten, nëna jetoi 85 vjet
Dhe vdiq e ndjera lirinë pa e parë…
Në varrimin e saj s´u ngopa duke qarë
Por nuk kisha të drejtë për të shkuar
Regjimi i ri i sllavo-maqedonasve të zi
Hyrjen në vendlindje ma kishin ndaluar.
Pse ma ndaluan rrugën
të shkoj në varrimin e nënës sime?
Sepse kisha ndihmuar të hap shkollës shqipe
Dhe Shoqatën shqiptare në qytetin Nybro.
Sepse kisha marrë pjesë në demonstrata në Perëndim
Për të drejtat e shqiptarëve në vendlindje dhe mërgim.
Sepse isha aktivist për çështjen kombëtare në mërgatë
Sepse me gjithë shpirt e ndihmoja vendit tim të ngratë.
Këto ishin motivet, por kjo tashmë iku e shkoi
Liria e shqiptarëve ndriti Kosovën dhe e çliroi.
Lavdi për ata që u flijuan për çrobërim e liri
Për dëshmorët e vdekur dhe heronjtë që janë
Për bijët e bijat e këtij populli të lashtë Ilirian.
Sot kur
na erdhi pranvera, kemi
Duhet të kthehemi prap, Kosovën ta ndihmojmë
Çerdhen e matrapazëve totalisht ta shkatërrojmë
Atdheu ynë i cunguar, ende nuk është liruar...