Kulturë
Dibran Demaku: Ballë i ndritur i gjyshit
E shtune, 09.05.2015, 01:20 PM
Dibran Demaku
Në vend të Urimit për ditëlindje:
BALLË I NDRITUR I GJYSHIT
(Adem Jasharit të Ri - Nipit të Legjendarit)
Ti erdhe në jetë
sikur Hyji i dritës
për një të vërtetë
në rrugën e rritës.
Formulën e Pagëzimit
e kishe tek rrënjtë
Në emër të atit të birit
e Shpirtit të Shenjtë!
Dhe more një Emër
të Gjyshit-Legjendar
Emblemë në zemër
Lulëkuqe e Fanar.
Ëndërr Besë e Shpresë
mos ju hapëro mëdyshit
një rrugë një adresë
Ballë i ndritur i Gjyshit!...
EMBLEMË DRITE
(Mark Krasniqit)
Gur me rrënjë i kësaj toke
në një shekull të një epoke
kurrë i përkulur gjithmonë në këmbë
në furtuna Lis e shkëmb.
Bimë e Kullave të Dukagjinit
rrjedhë kristal e Ujit të Drinit
Etnografinë nga Epokë e vjetër
Hyji i dritës me laps e letër!
T`u ngjat` jeta Burrë I dheut
nip-stërnip i Skënderbeut
Qiri i ndezur për kombin tënd
Emblemë drite për këtë vend!…