Mendime
Xhevat Rexhaj: Jakup Krasniqi mashtron
E marte, 30.12.2014, 08:42 PM
JAKUP KRASNIQI MASHTRON?
Shkruan: Xhevat Rexhaj
Mos e njollos Heroin Adem Jashari, ngase ai nuk ishte gjallë kur ti me kompanin tande i zgjodhët bajrakatarët të cilët ti sot po i quan kriminela e bandita!
Jakup
Krasniqi i
Që në fillim më duhet të them se jam më se i sigurt që lexuesit e kanë të kjartë se për këndë bëhet fjalë. Po une , megjithatë do filloi këtë shkrim të shkurtër me "deshifrimin" e kësaj që ka shkrue Kupa i joni,apo mu shoku më i ngushtë i këtyre bajraktarëve që tash Jakupi i kritikon edhe duke ia lëkundur eshtrat Heroit A. Jashari, i cili vërtet se asgjë nuk kishte me këta hajna shokë të Kupës, se kinse Jakupi e Ademi i paskan pas zgjedhur Hashimin, A. Sylen, K. Veselin, A. Grabovcin, Xh. Halitin, F. Limajn, S. Lushtakun, S. Selimin, Kamishin, N. Bllacen, e plotë " komandanta" që pas çlirimit e shkokordhuen Kosovën me hajni e uzurpime e gjëra të tjera mozomakeqse...Jakupi në njëfar mënyre, po e fajëson edhe në varr Heroin e Kosovës, ngase Jakupi po e ndan përgjegjësin edhe me Adem Jasharin se kinse i paskan pas zgjedhur për shefa e komandanta Hashimat dhe kotillën e hashimave, gabove o Jakup, se nuk ka asnjë të vërtet këtu , dhe në këto që ti thua. Të gjitha zgjedhjet dhe emërimet ; ti me Hashimin , Lushtaket, Sulltanat , Haradinajt, Xhavitat e të tjerët i keni bërë me interesa, ngase krejtë ju ishin me interesa, dhe sot ti vet po flet kundër bashibuzukëve tuaj, pra shokëve tuaj, por mos e njollos Adem Jasharin se ai kishte ra Hero me Familje, para se ju të luajshit me poste e komanda e që pastaj të bëheshit " Bosat" e Prishtinës ....
E
mozomakeq pra , shkuan qe 16 vite që nga vrasja mizore e Familjës heroike
Jashari, dhe ende turli tupanxhije thirret në emër të tij, e që realisht nuk kishin lidhje me Z. Adem e
Hamëz Jashari, po ende i lëndojnë në amshim. Derisa qe 16 vite përseriten
fjalët, rrenat, pallavrat, dhe shtrembërimet e disa të vetëquajtur komandanta
që flasin blla blla, për ato momentet
derisa mjerisht bombardohej, dhe vritej Familja Jashari , pa patur as nji
krismë pushke ndihmë nga këta " komandanta" të rremë, derisa ende Tv
dhe kinse dokumentarët kushtuar përvjetorit të atyne ngjarjeve, na i sjellin
mashtruesit e tillë kinse si
bashkëpunëtor të A. Jasharit , do të vazhdoi kapja e historisaë nga rrencat,
dhe demagogët, banditët e pas luftës, dhe hajnat e pasurive të Kosovës. Në të
gjitha ato Dokumentare e emisione të realizuara deri me sot për ngjarjet rreth
asaj dite, që vërtet na sjell dhimbje në zemrat tona, por edhe krenari heroike
nga dhe për Familjen Jashari , ne kemi
të njejtit përsonazhe, të njejtat fytyra që thirren në Komandantin Legjendar,
por që në realitet ata e rrejnë edhe vehten e tyne, po edhe vet të ndjerin
Komandant.