E marte, 15.10.2024, 02:30 PM (GMT+1)

Mendime

Dik Daci: Mësuesi nga Kosova Ragip Kciku

E marte, 30.12.2014, 03:01 PM


MESUESI NGA KOSOVA RAGIP KCIKU

Nga Dik Daci

Ragip Kciku është një intelektual, mësues i denjë e i përkushtuar ndaj nxënësve të tij si forca më e madhe e së ardhmes. Që ne të bëhemi një komb i madh dhe i qytetruar si gjithë kombet e tjera të Europës, lypet së pari të shkruajmë e mësojmë gjuhën e kulturën shqiptare. E sic duket mësuesi ynë i është përmbajtur cdo gërme për ta cuar deri në fund misionin e tij. Mësues mund të jenë shumë, por ata që në gjak e pasion kanë mësimdhënien janë të rrallë. Duke qenë artdashës e një punëtor i shkrimit, Ragip Kciku sjell për lexuesit e vegjël një Abetare Pune që ka vlera të larta shkencore dhe edukative.

Së pari, ka meritën e madhe që kjo abetare pune përvec nxënësve kosovarë dhe atyre shqiptarë është e destinuar dhe për diasporë.

Së dyti, kjo abetare ka një ndërthurje të niveleve të ndryshme të inteligjencave cka nxit dhe përshtatet më së miri për vogëlushët parashkollorë.

Së treti, dhe cështë më e rëndësishmja duke marrë parasysh pamundësinë fizike a inteligjente të disa fëmijëve që të mos ndihen të privuar nga e drejta për dije e shkollim, si dhe duke shprehur nivil të lartë demokratik për të respektuar të drejtat e fëmijëve me aftësi ta kufizuara. Kjo abetare pue u vjen në ndihmë cdo niveli duke harmonizuar përkryeshëm përvojën e gjatë si mesues ne vendet skandinave.

Ajo që të bie në sy teksa merr në duar këtë abetare pune është bukurshqipja e shkruar me traditën më të vyer të lashtësisë së saj. Psh,: “Fëmijë me nevoja të vecanta - larg të shkruarit e të folurit kortezian Fëmijë me aftësi të kufizuara”.

Spikatet një origjinalitet tradicional i të shkruarit e zgjedhurit të fjalëve shqip si ibriku, babadimri, hambari, kacia-lopata, kulla-vila, cuca-cika, saqi etj. Të gjitha këto e shumë të tjera bëjnë dallimin për bukurshqipen larg huazimeve, barbarizmave dhe sllavizmave. Për t’u vënë re janë dhe radhët që autori u lë shkronjave të tjera paraardhësve në fjalformim duke nxitur kujtesën afatshkurtër në atë afatgjatë.

Nuk kemi përdorim të emrave të huaj në vend të atyre shqiptarë sic ështe vënë re kohët e fundit në tekstet simotra. Tani një mësues në diasporë, sidomos në orët me grupmosha të ndryshme, do ta ketë shumë më të lehtë me fillestarët sepse vetë metodologjia e punës e bën nxënësin shumeë më të pavarur se në tekstet e tjera të sistemit të shkuar. Gjithashtu, modeli i shkronjës “font” është tejet i vecantë pasi nuk ka një model të tillë të ngjashëm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora