Shtesë » Lajme
Alma Lama pret studentët europianë
E premte, 26.09.2014, 06:47 PM
Deputetja e Lidhjes Demokratike z. Alma Lama, sot në ambjentet e Kuvendit të Kosovës priti një grup studentësh prej vendeve të ndryshme të Evropës, pjesë e Asosacionit Ndërkombëtar të studentëve për Shkenca Politike (IAPSS). Në këtë organizatë bëjnë pjesë 15 asosacione dhe rreth 5000 individë nga 50 vende të botës. Gjatë këtij takimi u bisedua në lidhje me situatën aktuale politikë në Kosovë, dhe disa nga sfidat themelore me të cilat po përballet shteti dhe shoqëria. Studentë shprehën interes në lidhje me funksionimin e Kuvendit, të drejta e grave dhe angazhimi i zonjës Lama në lidhje me këtë çështje, si dhe rrezikun nga islami radikal që i kanoset Kosovës.
Zonja
Lama shpjegoi proceset e ndërtimit të demokracisë prej pas lufte, foli për
problemin e veriut të Kosovës dhe raportet me Serbinë, të drejtat kushtetuese
të grave si dhe përpjekjet e grave parlamentare për barazinë gjinore.
Vizita e studentëve evropian u bë në kuadër të një turi studimor, i cili përfshin edhe vende të tjera si Brukselin, SHBA-të, Tunizinë dhe Bosnja e Hercegovina.