
Shënohet 16 vjetori i Betejës së
Kaqanollit
Nga Milazim Kadriu
Me një
manifestim rasti nesër më 15 shtator do të shënohet 16 vjetori i njërës ndër
betejat më të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Llap por në tërë Kosovën, betejë
kjo e njohur si "Beteja e Kaqnollit", e cila ishte beteja e parë
frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-së kundër forcave të okupatorit serb. Ishte
kjo beteja e parë ku timat dhe trimëreshat e lirisë, të rreshtuar në radhët e
UÇK-së në ZOLL u ndeshën me forcat barbare serbe dhe zhvilluan luftime
për tri ditë me radhë duke i shkaktuar humbje të mëdha armikut si në njerëz
ashtu edhe në teknikë luftarake. Gjatë betejës më 15,16 dhe 17 shtator 1998
ranë edhe shtatë dëshmorë : Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi
Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa
luftëtarë tjerë. Në shenjë përkujtimi për dëshmorët e rënë në këtë betejë dhe
heroizmit të luftëtarëve të lirisë në vendin ku u zhvillua beteja pranë
lapidarit pritet të marrin pjesë familjarë të dëshmorëve,përfaqësues të
shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar dhe qytetarë liridashës të
kësaj ku do të bëhen homazhe dhe do të
vendosen kurora lulesh, si dhe do të
evokohen kujtime për dëshmorët dhe betejën e lavdishme të UÇK-së.
Lavdi
gjithë dëshmorëve të rënë për liri !






