E merkure, 06.11.2024, 05:20 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Fadil Xhemajli, xhihadisti pa komb

E diele, 07.09.2014, 02:41 PM


FADIL XHEMAJLI-XHIHADISTI QË SKA AS KOMB E AS FE

NGA AGIM GASHI

Si Fadili po pjellin çdo ditë në tokat shqiptare!

Duke e parë që unë po e mbroj shqiptarinë, kulturën dhe historinë tonë, tani filluan përsëri aksionet xhihadistët terrorist që jetojnë e veprojnë në mesin e Prishtinës.

Si një mik i Mulla Shefqet Krasniqit, Fadli u edukue dhe fshiu trurin kombëtar nga ligjeratat e hoxhollarëve të paguar nga Serbia, që me mendje e shpirt ti kthehet lindjes duke harruar çdo gjë shqiptare, madje edhe lindjen e tij.

Ky Fadili hyn te unë dhe ja se çka komenton tek poezia që unë ia kushtoj bijës sime të vdekur:

„Fadil Xhemajli -Agim gashi kurr vaj edhe loti mos tu hjekt oo gomar o pjell e Serbis ik more pirdhu me keto poezi tpshurrsha ne to hande...“

Kësi komentime ka pas në vazhdimsi nga shumë të tillë. Këta sot jetojnë në shtetin e Kosovës, të lirë për veprim, të lirë për urrejtje, të lirë me vra, me kërcnu, me djeg e me pre e me flliq çdo gjë kombëtare të trashëguar me shekuj.

Paraja sot ndryshon çdo gjë. Merrne me mend, as Turqia me pesë e ma shumë shekuj robëri, ska mundë me ne e humbë identitetin e me na e fshi trurin sa disa miliona para që hynë në atdheun tone me disa hoxhollarë të shitur e tradhëtar.

Por, këto para hynë me direktivat dhe mësues nga Serbia, Rusia, Greqia, Izraeli, Turqia e shtetet arabe, të cilët me strategjinë e tyre blenë njerzit e politikës gjë që arriten të veprojnë të lire duke shkatrru çdo pore jete e deri te morali kombëtar ku sugjerojnë që shqiptari të martohet me vajzen e vllaut, motres, axhës e farefis tjetër.

Si mik i Shefqet Krasnqit, apo si një i fotografur me Shefqetin, dhe si njeri kokëfshirë, i del në mbrojtje atij duke sulmu e kërcnue njerz që nuk i njef fare, njerz që e duan atdheun e kombin, njerz që nuk janë të ndytë në asnjë aferë krimi e korrupcioni. Sot “dashuria” ka mbetë tek xhihadistët, politikanët, hajnat e kriminelët.Kjo kastë sot ka para.Të tjerët ose në kanta bërllogu, ose në rrugë për lëmoshë apo për ta kryer ndonjë vjedhje të vogël për kafshatë goje.

Miliona u mblodhen për Siri e Irak, ndersa populli ynë ushqehet me mbeturinat e këtyre mjeranëve.

Bëj apel që njerzit e tillë të izolohen sa më pare nga liria e veprimit.Tani menjëherë sepse dikur do të na bëhet vonë. Politikanët dhe xhihadistët me hoxhollarët tradhëtar, janë në koalicion për ta dergue Kosovën në luftë civile dhe deri te shkatrrimi total i shtetit.

Njerzit e pa ndikuar, shqiptarët e vërtetë duhet ta ngrisin zërin për shpëtimin e atdheut.A ka më dobësi që luftëtarët, intelektualët, akademikët e tjerët, të jenë indifferent ndaj dukurive të tilla.

Lënja e rinisë shqiptare në ndikimin e xhamive dhe xhihadit, është tradhëtia më e madhe që i bëhet shtetit.

06.09.2014

Düren



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora