Shtesë » Lajme
Gra të mbyllura në kafaz, shiten për 25 $
E diele, 31.08.2014, 08:33 AM
Një foto mjaft e trishtë është publikuar së fundi në rrjetin
social Twitter nga një aktiviste arabe nga Libani, që tregon se si grupi
militant ekstremist
Fotoja e postuar nga Brigitte Grabiel tregon disa gra dhe vajza që i përkasin sektit Yazidi dhe atij kristian, që shiten në treg si të ishin bagëti, të futura në një kafaz nga ku përzgjidhen nga blerësi.
Sipas
burimeve mësohet se janë dhjetëra vajza e gra të krishtera që mbahen prej
javësh në burgun e Badushit në
Sipas Ministrisë së të Drejtave të Njeriut në Irak, të gjitha gratë janë nga 13 deri në 35 vjeç, të rrëmbyera në qytetin e Sinjarit nga terroristët e Shtetit Islamik. Vajzat nuk kanë asnjë të drejtë të refuzojnë blerësin, përndryshe përballen me dhunë.
Përpara se t’i nxjerrin në treg për t’i shitur, atyre u sigurohen veshje dhe tualete. Nëse ndonjë prej tyre është vërtet e bukur dhe e re në moshë, çmimi arrin deri në 150 dollarë.