Shtesë » Lajme
Po hetohet edhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava
E enjte, 14.08.2014, 05:11 PM
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, është në mesin e personave që po hetohen nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur burime të KTV-së.
Tërnava po hetohet për pranim të fondeve nga organizata të dyshimta dhe për emërim dhe mbajtje të imamëve të dyshimtë, thonë këto burime.
Të kontaktuar nga KTV-ja, Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dashur të komentojë rreth këtyre informatave.
Kohavisioni ditë më parë raportoi se ndaj disa imamëve të Kosovës ka marrë masa restriktive edhe SHBA-ja, e cila për një kohë nuk do t’ju lëshojë viza atyre.