Invalidët e punës shpërfillen nga
bashkitë duke u thënë:’’Paguani biletën
në autobus!’’ Pse kjo shurdhëri qeveritare?
Nga Xhevahir Cirongu
Po bën afro dy muaj që invalidët e
punës në qytetin e Durrësi dhe të gjithë qarkut po paguajnë biletën e
udhëtimit, kur ata udhëtojnë me autobus në linjat brenda qytetit.Kjo qendje
kaotike e këtyre ditëve të nxehta qërshori-korrik, ka irrituar edhe më shumë
këtë kategori njerëzish të cilëve fati u ka trokitur për keq në jetën e tyre.
Deri para datës një qërshor atyre u njihej sipas ligjeve të miratuara nga Kuvendi
Popullor dhe qeveria dokumenti i lëshuar nga Shoqata e Invalidëve të Punës dega
Durrës. Me këtë dokument zyrtar të lëshuar nga shoqata,çdo person paraqitej në
mjetin e udhëtimit duke treguar dokumentin përkatës, ngaku më pas qytetari nuk
bënte pagesën e udhëtimit. Eshtë kërkuar ndërvite, që edhe lëvizjet
ndërqytetase me mjetet shtetrore,por edhe me ato private, kjo kategori
njerëzish të paguajnë vetëm 50 përqind të biletës të udhëtimit.Kush udhëton me
tren nga kjo katigori, në udhëtim pagun vetëm gjysëm bilete.Theksojmë se vetëm
me këtë mjet udhëtimi deri tani invalidit iu është njohur e drejta sipas
ligjeve të miratuara nga shteti shqiptar. Deri këtu jemi dakord, na thonë
invalidët dhe drejtuesit e Shoqatës së Invalidëve (dega Durrës).Disa herë iu
është kërkuar organeve kopetente të qeverisë qëndrore dhe asaj lokale, që
të zbatohet ligjshmëria për këtë
katigori njerëzish që udhëtojnë me këto mjete udhëtimi brenda teritorit
shqiptar. Shoqata e Invalidëve të Punës së rrethit Durrës ,në shkresën me nr.
51 prot. të datës 14.11.2012 i është drejtuar drejtuesve të Bashkisë të qytetit
Durrës që të ndërhynte me kopetencën që i iep ligji në respektimin e ligjit për
transportin interurban të invalidëve për të paguar (½ e biletës). Por deri më
sot, kjo nuk ka gjetur zgjidhje. Me të drejtë invalidët pyesin se kur do gjejë
zbatim ligji që u jep të drejtë atyre!? Ata nuk kërkojnë më shumë se sa u jep
të drejtë ligji, që i cili në këtë rastë po të zbatohet nga subjektet qofshin
këto shtetrore apo private do t’ju shëronte sado pak plagët e trupit dhe do u
ngrohnte shpirtin atyre. Invalidi Preng Prenga nga Oroshi i Mirditës,por që
jeton prej vitesh në Durrës, u shpreh i pa kënaqur dhe i fyerë kur faturinua i
kërkoi lekët e biletës së autobisit të
linjës së Shkozetit. Por, mesa duket nuk mjaftonte vetëm kjo për invalidët e
punën në qytetin e Durrësi. Duke filluar që nga data 1 qëshori 2014, e korriku
në vazhdim, kjo shtresë e shoqërisë po përballet edhe me pagesën e biletës së
transportit të udhëtarëve brënda linjave të qytetit, që linja e autobusëve të
Porto Romanes që ishte private, iu shtua këtë muaj edhe linja e transportit
urban privat ajo e Shkozetit. Kjo ka sjellë mjaftë shqetësime për të sëmurët
dhe kryesisht për invalidët e punës. Kudo në botën e qytetëruar, invalidët në
përgjithësi dhe në veçanti ata të punës; respektohen nga shteti dhe e gjithë
shoqëria. E kundrta po ndodh në qytetin bregdetar të Durrësit. Invalidit të
punës i kërkohet pagesa nga punonjësit e autobisit të linjave private ., duke u
thënë se jemi privat e nuk pyesim për dokumentat tuaja. Deri aty shkojnë të
thonë se ne jemi ‘’shteti!’’. Në autobus kanë afishuar edhe një dokument ku
thuhet qartë se nuk i njohim dokumentat e paraqitura nga vetë invalidët në
kohën e udhëtimit rrugor me mjetet private, (në rastin konkret me autobus).
Para disa kohësh me një shkresë
nr.3129 prot. Dat 28.05 2014 Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë, iu
drejtohet Kryetarëve të Bashkive Tiranë,Durrës,Elbasan,Shkodër, Berat,
Vlorë,Fier e Korçë për zbatimin e ligjestacionit në fuqi për të drejtën e
invalidëve të punës për udhëtimin falas me mjetet e komunikacionit qytetas
privat.Aty theksohet edhe për dijeni Prefekteve të Qarqeve përkatëse për dijeni
në zbatimin e ligjistacionit. Kjo e drejtë përcaktohet qartë në pikën 1 të nenit
11 të ligjit nr.7889, date 14.12.1994,’’Për statusin e invalidit’’,i ndryshuar,
ku përcaktohet qartë se ‘’Udhëtimi i invalidëve me mjetet e komunikacionit
shtetëror dhe privat qytetas bëhet falas’’. Pra, ligji thotë qartë,por ndryshe
lexohet dhe veprohet nga subjekti privat i transportit privat të udhëtarëve në
qytetin e durrësit! Këtë qyetari invalid, apo edhe të tjerë e gjen të afishuar
në autobus,ku thuhet se nuk njohim librezat e lëshuara nga Shoqata e Invalidëve
të Punës (Dega durrës). Deri tani ankesat kanë rënë në vesh të shrdhët.Deri kur
do paguajnë invalidët e punës nga xhepi i tyre i varfër biletën e udhëtimit, ku
ligji ua njeh këtë të drejtë,por me sa duket ‘’Ligji i Maliqit’’ e ka sfiduar
ligjistacionin e shtetit. Përsa i përket kompesimit në shkresën zyrtare të vetë
ministrit Erion Veliaj të lëshuar për këtë qëllim thuhet konkretisht:’’Fondet
për kompesimin e tarifës së transportit të katigorive të personave që përfitjnë
nga legjistacioni në fuqi për transportin qytetas,përballohen nga instuticioniet
përgjegjëse sipas ligjit.Masa,kriteret dhe procedurat për kompesimin e kësaj
tarife përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave’’. Po kështu sipas udhëzimit nr.
20,datë 10.10.2007 të Ministrit të Transporteve’’Për modelet e liçensave, autorizimeve, dhe certifikatave për
ushtrmin e veprimtarisë në transportin rrugor’’,thekson midis të tjerave se
autoritete përgjegjëse për lëishimin e
këtyre liçensave janë njësitë e qeverisë vendore,ato duhet të marrin të gjitha
masat e nevojshme për plotësimin e detyrimeve të parashikara në liçensës për
subjektet që kryejnë transport rrugor.Në rast të kundrtë mund të kërkojnë
heqjen e liçnsës për subjektet që nuk i përmbushin këto detyrime’’.,- thuhe në
shkresën e Ministrit të Mirqënies Sociale e Rinisë. Por mesa duket për qytetin
e Durrësi, kjo është formale, sepse ka afro dy javë që invalidët po e paguajnë
nga xhepi biletën e udhëtimit. Shoqata e Invalidëve të Punës (dega Durrës) e ka
ngritur këtë problem pranë organeve qeveritare, por deri tani asgjë nuk është
vepruar për këtë kategori udhëtarësh. Deri kur do vazhdojë kjo gjendje?
Invalidët presin përgjigje nga organet
kopetente, e në rastin konkret nga vetë minisria e ministri.Para pak ditësh,
edhe vetë Ministri Velija urdhëroi që bashkitë e lartë përmendura të zbatojnë
ligjet përkatëse, por mesa duket edhe sot kur data është 8 korrik, ky urdhër
s’po gjen zbatim. Për këtë qëlim, nga Shoqata e Invalidëve të Punës së Shqipërisë,më 8 korrik organizoj një tubim
para Bashkisë në Tiranë, ku u kërkoj organeve përkatëse qeveritare qëndrore dhe
lokale zbatimin e ligjishmërisë. Deri kur do presin invalidët nga kjo shurdhëri
qeveritare!?
Pamje nga
tubimi të invalidëve në Tiranë, data 8 korrik 2014: