Shtesë » Lajme
Përgatiten për sulme kamikaze në Kosovë
E premte, 20.06.2014, 07:30 PM
Ekskluzive: Ka 6 muaj që 10 kosovarë po përgatiten për sulme kamikaze në Kosovë
Nga VISAR DURIQI
Gazeta Express merr vesh se grupet e afërta me AL-Kaida’në ka mbi 6 muaj që po përgatisin kamikazë, me origjinë nga Kosova, për të kryer sulme në Kosovë, por ndoshta edhe në Shqipëri. Në trajnimin për kamikazë ata po i nënshtrohen ligjëratave me orar të zgjatur, ku përfshihet tema e xhihadit dhe xhenetit, por në fazën e fundit përdorën edhe drogat artizanale. Express sjell rrëfimin e siguruar nga burime të inteligjencës, vendase dhe të huaj.
Që kur nisi lufta në Siri ndarja e grupeve të para që kërkonin shtet me sheriat nga rebelët që kërkonin vetëm largimin e regjimit të pakicës alevite në krye me Bashar Al-Asadin dhe krijimin e një Sirie demokratike, shqiptarët e në veçanti ata nga Kosova, u përfshinë fortë në këtë konflikt.
Express
ka raportuar që nga rruga që ata ndjekin e deri te pozitat që ata mbajnë në
grupet e xhihadit, që janë kryesish dy grupe: fronti “Xhambhatu Al-Nusr” - dega
zyrtare e “Al-Kaida’së” në Siri dhe “Shteti Islam i Irkaut dhe Shamit” (ISIS
ose
Por cili do të jetë ndikimi që kjo përfshirje e mbi 150 kosovarëve në këto grupe do të ketë në Kosovë?
Siç merr
vesh Express, para se të ndaheshin dhe të behshin armiq të hapur “Al-Nusra” dhe
Dhjetëra kërkesa nga kosovarët ishin bërë në drejtim të komandës së xhihadit që të lejoheshin ta bënin sulmin kamikaz, një akt i cili së paku lyp një fazë prej 6 muajsh përgatitje.
Në gjuhën e komunikimit të xhihadit ajo njihet si “amelije” derisa në momentin kur me sukses realizohet sulmi quhet “Shehidije-Shehid” në kuptim të “dëshmisë me fakte” që ishte i gatshëm të vdiste për kauzën - këtë rast për kauzën e Shtetit Islam.
Gazeta
Express, përmes burimeve nga inteligjenca, merr vesh se janë mbi 10 kosovarë që
nga komandantët e
Në fund edhe një tretman me substanca të forta narkotike - droga artizanale.
Siç merr vesh Express, institucionet e inteligjencës dhe ato të sigurisë, ranë në këtë informacion, të shqiptarëve që po përgatiten për sulme kamikaze në Kosovë, por nuk përjashtohet as Shqipëria, dolën kur ndodhi çarja e madh e frontit islam në Siri.
Në fakt,
informacionet do t’i nxinin njerëzit e ‘Al-Nusra’së”, që si organizatë ka
aplikuar më pak sulmin kamikaz si strategji të terrorit. “Al-Nusra’ tash për
tash është shumëfishë më e dobët se
ISIS, sipas raportimeve të fundit, ka nënë komandë së paku 10 mijë burra mirë të trajnuar, e që kryesisht janë veteranë të luftërave të tjera, siç janë disa nga kosovarët që po luftojnë përkrahISIS veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Disa nga kosovarët e vrarë në luftimet në Siri ishin edhe në listat e veteranëve të UÇK’së në Kosovë, por edhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Sipas një
analizetë “Forieng Policy” të publikuar edhe në Express,
Në zgjerimin e aksioneve, sipas informacioneve të publikuara nëpër forumet e xhihadit në internet, përfshihet edhe sulmi kamikaz në vendet jashtë perimetrit të Sirisë e Irakut, dhe zonës së banuar me sunij, që tash po njihet edhe si “trekëndëshi sunitë”, një territor i synuar nga ISIS për të ndërtuar një shtet islamik me sheriat - pasi që ka marrë edhe përkrahjen publike të vendasve, që tradicionalisht janë shtypur nga shiitët si bashar-AlAsadi në Siri e Nuri Al-Maliki në Irak.
Express ka raportuar se disa prej kosovarëve të përfshirë në luftimet në Siri kanë arritur që të ngjiten edhe në nivele komanduese. Ata vijën kryesisht nga zonat rurale të Kosovës, dhe dominojnë ata nga Kaçaniku.
Dihet
tashmë që një pjesë e tyre janë kthyer në Kosovë, dhe nuk vërehet që ata e kanë
ndaluar aktivitetin e tyre në drejtim të propagandës pro-xhihadit. Është
parashikuar që një menaxhimi të kthyerve, veteranëve të Sirisë, do të jetë një
problem në vete, për të cilin, së paku në publik, shteti kosovar nuk
Deri tash
dihet që shqiptarët e Kosovës kanë treguar prirje për të bërë sulme kamikaze me
përmasa shkatërruese të mëdha. Express pati sjellë edhe rrëfimin e familjes së
kosovarit të pasur nga Ferizaj, Blerim Heta, i cili në maj të këtij viti kreu
një sulm kamikaz në
Komanda e Irakut Verior e ISIS kishte konfirmuar në twitter identitetin e personit që kreu këtë sulm, e që ishte Blerim Hetra, derisa familja për Express patën konfirmuar se Blerimi është dëgjues i rregullt i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, por edhe i ligjëratave të Bekir Halimit e Omer Bajramit nga Maqedonia.
Express në vazhdimësi ka raportuar, pos për kosovarët xhiahdistë në Siri, edhe për aktivitete fortë të dyshimta të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në raport me organizatat që dikur kanë financuar Al’Kaida’në.
Gazeta pati treguar edhe që kur nisi lufta në Siri, BIK’u pati lëshuar një qarkore - ligjëratë mbi vlertat e Shamit, të cilën qenë të obliguar ta ligjëronin mbi 800 imamë kosovarë, sa ka BIK’u nën juridiksion.
Edhe imami i tyre më i famshëm, që drejton Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqte Krasniqi, siç ka raportuar Express, pati përgëzuar muxhahedinët e parë shqiptarë që u vranë në Siri.
Për kërcënimet që vijë nga sulmet xhihadistëve kosovarë, kryesisht veteranë të luftës së Sirisë, Qeveria e Kosovës ka ditur në mënyrë zyrtare që nga mesi i prillit i këtij viti.
Express ka parë komunikimet mes inteligjencës kosovare e Qeverisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë së shtetit, në të cilat rreziku i sulmeve - përfshirë këtu edhe sulmet kamikaze mbi pikat strategjike të shtetit, ka dalë si derivat i shumë analizave tash e disa muaj.
Nuk dihet se sa seriozisht është marrë nga institucionet ekzekutive në vend ky kërcënim, i cili, siç merr vesh Express, nuk prek vetëm Qeverinë e Kosovës, por cak i mundshëm i xhihadistëve janë edhe Policia e Kosovës - të gjitha stacionet e saj, kryesisht ato të mëdhatë, pastaj EULEX’i dhe po ashte edhe kampi “Bonsteel” i KFOR'it amerikan në Ferizaj.