E shtune, 12.10.2024, 10:55 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Alma Lama: Rugova hapi dyert e botës për Kosovën

E merkure, 28.05.2014, 07:22 PM


ALMA LAMA: PRESIDENTI RUGOVA I HAPI DYERT E BOTËS PËR KOSOVËN

Kandidatja për deputete e LDK-së Alma Lama në një intervistë për kanalin televiziv Ora News, përballë gazetarit Mustafa Nano në emisionin Jamais Vu, ndër të tjerash ka folur edhe për personalitetin e presidentit Rugova.

“Shumëkush përpiqet ta deklasifikojë për shkat të qëndrimeve të tij të luftës, por unë mendoj se ai i ka bërë popullit të Kosovës një shërbim të jashtëzakonshëm dhe këtë nuk e them sepse tani jam në Lidhjen Demokratike të Kosovës të cilën e ka themeluar z.Rugova.  Ai ka shërbyer popullit sepse së pari ka themeliar subjektin e parë politik demokratik dhe atëherë kur të gjithë intelektualët refuzuan ta merrnin lidershipin, ishte lidership që merrej nën regjimin serb. Zoti Rugova si një studiues e pati këtë guxim.

Ka udhehequr një politikë paqësore për të cilën ka marrë epitietin “Gandi i Ballkanit”, do thoja me shumë mençuri duke pasur parasysh zhvillimet të cilat ndodhinin në rajon. Shpeshherë figura e tij gjykohet duke harruar fare kontekstin rajonal: Ishte lufta në Bosnjë e më pas në Kroaci dhe me pas vjen lufta e Kosovës .  Imagjinoni sukur Kosova të kishte hyrë në luftë paralelisht me luftën në Bosnjë, do të bëhej masakër e tmerrshme në Kosovë!

Pra në përfytyrimin tim z. Rugova është ai kritiku letrar që politikën e ka marrë si një obligim shoqëror  të imponuar. Kështu mendoj unë,, të imponuar nga rrethanat e kohës, por atë çfarë unë do ja të theksoja është vizioni I tij propërendimor. Unë këtë e çmoj më shumë tek zoti Rugova.

Pra, mendoj sepse presidenti Rugova i ka hapur dyert e botës, me gjithcka të veten, me këtë profiling e tij prej kritiku prej shkrimtari, me profiling e butë të një intelektuali, atëherë kur Kosova ishte tërësisht e panjohur në arenën ndërkombëtare. Ti mund ta quash veten president i një vendi, por kur të tjerët nuk të njohin, siç ishte rasti i kosovës askush nuk ti hap dyert. Psh le të krahasojmë politikën e sotme në Kosovë. Sot kemi personalitete të cilët kryesojnë shtetin e njohur ndërkombëtarisht por që nuk i prej asnjë personalitet botëror. Presidentin Rugova në fakt arriti ta prese deri edhe presidenti numër një në botë, që ishte në atë kohë presidenti Bill Klinton. Dmth kauza ekzistonte por këtë kauzë arriti ta fuste në dyert më të fuqishme të botës dhe mendoj se duke e bërë cështjene Kosovës të njohur ndërkombëtarisht ka dhënë ën kontribut të jashtëzakonshëm që më pas do vinte deri tek ndërhyrja e e NATO-s, ka thënë Alma Lama kandidate për deputete e LDK-së për zgjehdjet e 8 qershorit në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora