Shtesë » Lajme
Ftesë nga LSHAKSH: Manifestim Letrar
E shtune, 10.05.2014, 02:29 PM
MANIFESTIMI TRADICONAL LETRARË DHE KONKURSI PËR MËRGATË: “AZEM SHKRELI” 2014
FTESË
Të dashur Zonja dhe Zotërinj!
Të dashur dashamirë të fjalës së shkruar dhe artit në përgjithësi!
Ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në: Manifestimin tradicional KONKURSI PËR MËRGATË “AZEM SHKRELI” , 2014 kushtuar figurës madhore të kulturës shqiptare- Azem Shkrelit
Rrjedha e programit:
Pjesa e parë:
Krijimtari nga Azem Shkreli dhe për Azem Shkrelin
1. Referim kushtuar jetës e krijimtarisë shumëdimensionale të Azem Shkrelit dhe recitime nga veprimtaria e tij, gjithnjë i gërshetuar më pika muzikore nga artistët tanë.
2. Recitime të autorëve të LSHAKSH-së , kushtuar krijuesit të madh Azem Shkrelit.
Pjesa e dytë
Promovime të reja dhe rezultatet e Konkursit letrarë për Mërgatë “Azem Shkreli”.
-Poetët: Agim Gashi, Qëndresë Halili dhe Xhevat Muqaku promovojnë përmbledhjet e tyre më të reja poetike.
-Shpallja e rezultatit të” KONKURSI LETRAR PËR MËRGATË, “AZEM SHKRELI” 2014 nga LSHAKSH në Gjermani për veprën më të mirë të vitit 2013. dhe ndarja e shpërblimeve.
-Ndarja e disa mirënjohjeve për merita dhe aktivitete të rëndësishme kombëtare.
Ndërsa këto pika të programit do ti begatojnë me këngët e tyre të zgjedhura:
Rapsodi i ynë i mirënjohur Agim G a s h i, pastaj këngëtari ynë tanimë i njohur Driton S. Gashi, nxënës nga Shkolla shqipe e Wuppertalit si dhe grupi "Kurtishi". Do të ketë edhe befasi të tjera.
Të ftuara
janë edhe mjetet e informimit masiv:
Manifestimi mbahet më 17.Maj 2014(e Shtunë), në “Haus Ennepetal” Gasstraße -10
58256 - E n n e p e t a l
Manifestimi fillon në orën 13.00, Ju lutemi ta respektoni!
Pjesëmarrja juaj do të na nderon . Mirë se vini.
Nga Komisioni organizativ i Manifestimit Azem Shkreli
Dhe Kryetari i LSHAKSH-në Gjermani:
Pal Sokoli
Telefoni: Pal Sokoli: +49(0)1774157694
-------
Konto Verbindung :
Alb. Bund der Schriftsteller, Künstler und Kulturschaffende eV. Ose shkurt;(ABSKK)eV
Kontonummer: 200406700
Bankleitzahl : 57040044
Ose me IBAN:
IBAN: DE29570400440200406700
BIC:COBADEFFXXX
------------------------------------