E shtune, 27.04.2024, 08:35 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Amerikanë në Kosovë, kujdes nga fundamentalistat

E premte, 18.04.2014, 05:39 PM


SHBA: Amerikanë në Kosovë të keni kujdes nga fundamentalistat

Byroja për Siguri Diplomatike e Departmentit Amerikan të Shtetit, ka lëshuar një kumtesë dje përmes së cilës u bënë thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë gjatë festës së Pashkëve.

Kumtesa është e bazuar në informacione që posedon Ambasada Amerikane në Prishtinë e që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve fetare të krishtera në Kosovë.

Është hera e parë që një organizatë ndrëqeveritare amerikane u bënë thirrje të kësaj natyre qytetarëve amerikanë në Kosovë në prag të njërës nga Festat më të mëdha të krishtera, siç janë Pashkët, ndërkaq aludimi është shumë i qartë për të gjithë ata që përcjellin ‘evoluimin dhe involvimin’ e disa segmentëve të shoqërisë kosovare.

Një kumtesë poashtu në shkurt e kësaj organizate ndërqeveritare, Këshillit konsultativ për Siguri Jashtë vendit gjithashtu këshillonte qytetarët amerikanë për vigjilencë dhe tërhiqte vërejtjen për ‘rritjen e islamizmit ekstremist në Kosovë, në veçanti jashtë Prishtinës.’

“Festat e Pashkëve janë të një rëndësie të veçantë fetar për komunitetet e krishtera, katolike dhe ortodokse dhe pritet që në vendet e tyre të lutjeve të jenë dukshëm me më shumë njerëz se sa normalisht. Duke pasur parasysh kërcënimet e herpashershme kundër institucioneve fetare në Kosovë, sidomos ndaj kishave më prominente në qendrat urbane, ambasada e SHBA dëshiron t’u tërheq vëmendjen qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek Policia e Kosovës,” thuhet në këtë ‘këshillë udhëtimi’ për qytetarët amerikanë që janë apo planifikojnë të udhëtojnë këtyre ditëve në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora