E merkure, 04.12.2024, 09:22 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

8 Prilli - ''Dita e Shqiptarëve nën Malin e Zi''

E shtune, 12.04.2014, 02:31 PM


THIRRJE

Më 8 prill 2014, ditën kur kryeministri kundërshqiptar i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryen një vizitë në Shtëpinë e Bardhë i ftuar nga Zëvendës Presidenti Amerikan Xhozef Biden, mijëra shqiptaro-amerikanë do të organizojnë një Demonstratë në Uashington D.C., kundër diskriminimit të egër e të gjithanshëm të shqiptarëve etnikë nën Malin e Zi (Ulqin, Plavë, Tuzi, Tivar, Guci, Podgoricë, Rozhajë, etj).

Kjo Demonstratë, më e madhja në Historinë Shqiptare në mbrojtje të shqiptarëve etnik e trevave etnike shqiptare nën Malin e Zi, organizohet nga organizata e organizma të shoqërisë civile shqiptaro-amerikane në Neë York. Çikago, Detroit (të trevave shqiptare nën Malin e Zi): shoqata “Ana e Malit”, Fondacioni Plavë-Guci, shoqata “Dedë Gjon Luli”, Fondacioni “Don Simon Filipaj”, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”, Fondi Humanitar “Malësia”, Shoqata “Ulqini”, Shoqata Atdhetare “Kraja”, “Rrënjët Shqiptare”.

Kjo Demonstratë është përkrahur e mbështetur me pjesmarrje e fonde edhe nga shoqata, fondacione e organizma të tjera në Amerikë si: Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, Këshilli Nacional Shqiptaro-Amerikan”(NAAC), Batalioni “Atlantiku”, shoqatat “Rugova”, “Kombi”, Albanian American Foundation, shoqatat e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegje, Bujanovc), etj.

Në përkrahje solidarizuese e sensibilizueze me këtë Demonstratë në Amerikë, iu ftojmë që në trevat shqiptare nën Malin e Zi, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindorë (Lugina e Preshevës), Çamëri (Greqi), Sanxhakun Shqiptar (Tregu i Ri) si dhe në diasporat shqiptare në botë: Uashington D.C. (SHBA), Bruksel (Belgjikë)- para selisë së BE e NATO-s, në të gjitha shtetet antare në BE e NATO, OSBE, Këshilli i Europës, etj. si dhe në vende të tjera të botës: Australi, Izrael, Afrikë e Jugut, Argjentinë, etj. iu Ftojmë me këtë Thirrje:

 

1.      8 Prillin e sivjetëm e të çdo viti kalendarik ta shpallim: “Dita e Shqiptarëve nën Malin e Zi”, ndryshe edhe: “Dita kundër Diskriminimit të Shqiptarëve nën Malin e Zi” apo “Dita e Solidaritetit me Shqiptarët nën Malin e Zi”.

 

2.      Më datën 8 Prill 2014 të ngrejmë dukshëm në çdo shtëpi shqiptare në Malin e Zi, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, etj. dhe kudo në botë Flamurin Kombëtar Shqiptar, Flamurin Amerikan si dhe Flamurin e Bashkimit Europian si shenjë solidariteti me shqiptarët nën Malin e Zi.

 

3.      Më datën 8 Prill 2014, në shenjë proteste kundër diskriminimit të shqiptarëve nën Malin e Zi, çdo shqiptar kudo në Botë, në ora 12.00 të mesditës (në ora lokale e çdo shteti) të ndërpresin punën për pak minuta, të thotë ndonjë fjalë në punë, universitete, rrugë e kudo tjetër kundër politikave të Malit të Zi ndaj shqiptarëve etnikë, etj.

 

4.      Më datën 8 Prill 2014, çdo shqiptar që është antar në rrjetin social në Facebook e Tëiter të shkruajnë disa fjalë, një koment, një qëndrim kundër politikave diskriminuese e asimiluese të Qeverisë së Milo Gjukanoviçit ndaj shqiptarëve etnik nën Malin e Zi.

 

Ftojmë të gjitha organizmat e shoqërisë civile (shoqata, fondacione, qendra e institute të ndryshme, etj.) si dhe personalitete të kulturës, shkencës, politikës, etj. të nënshkruajnë këtë Thirrje apo ta publikojnë si të tyren e prej tyre në masmedia apo në faqe interneti kudo në botë.

FORUMI SHQIPTAR I KULTURËS,

EDUKIMIT E SHKENCËS



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora