E diele, 25.07.2021, 01:17 PM (GMT+1)

Lajme

Xhavit Çitaku: Zbatimi i “ligjeve të xhunglës”

E merkure, 26.03.2014, 07:33 PM


Politika dhe diplomacia suedeze në fokus të interesimit dhe reagimit për ngjarjet në ishullin e Krimes

Shqetësim i madh për zbatimin e “ligjeve të xhunglës”

Kështu thotë ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë Carl Bildt me brengën se shtet e mëdha dhe të fuqishme mund të gëlltisin kombet e vogla.- Suedia është e gatshme të dërgoj mbikëqyrës në Ukrainë, nëse këtë e kërkon BE- ja, tha në një Konferencë për shtyp pas takimit të Këshillit të Europës Frederik Rainfeldt, kyeminister i këtij shteti skandinav

Nga Xhavit Çitaku

Geteborg, 25 mars- Nga momenti kur Rusia bëri me dije se Ishulli i Krimës është pjesë e këtij shteti, reagimet dhe kritikat ndërmjet shteteve perendimore  dhe Rusisë janë ashpërsuar në masë të madhe. Në njëren anë presidenti Putin thotë se “ sa i përket Ukrainës perëndimi ka shkuar bukur larg dhe se kjo është e pandjenja, e papërgjegjshme dhe joprofesionale. Në Kiev tashmë po dëgjohet se Ukraina për t’u mbrojtur do të bëhet anëtare e NATO- së. Kjo do të thotë një kërcënim për tërë pjesën lindore të Rusisë” citohet të këtë thënë Putini në Parlamentin rus.

“ Jeton në ditët e ngjarjeve të vjetra ndërkombëtare”

Ndërkaq, në anën tjetër sërish Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë Carl Bildt kritikon sulmin dhe aneksimin e Krimës. “Putini siç duket po jeton në ditët e ngjarjeve të vjetra ( të kaluara) ndërkombëtare . Se ka ndonjë kërcënim i invadimit të Rusisë Lindore është vetëm një fantazi e kulluar. Këto gjëra kaherë kanë mbetur prapa nesh” tha ndër të tjera kryediplomati suedez në debatin e organizuar në emisionin “ Agjenda” të televizionit shtetëror. Po ashtu, në një letërmesazh dërguar gazetës autoritative “ Aftonbladet” thekson “ Nuk duhet të harrojmë se Presidenti rus Putin ka pushtet të pakufizuar dhe ne nuk duhet të lëmë anash faktin se trupa të mëdha ruse qëndrojnë përgjatë kufirit me Ukrainën”. Në këtë mënyrë Carl Bildt ngrit zërin e alarmit dhe të rrezikut se Rusia mund të invadoj edhe në pjesë tjera të Ukrainës.

Krizë me serioze nga përfundimi i luftës së ftohtë

Duke vazhduar debatin në emisionin “ Agjenda”,Carl Bildt, shprehu shqetësimin dhe dha shenjën e alarmit se do të mund të zbatohen “ ligjet e xhunglës”, me ç’rast shtetet e mëdha e të fuqishme do të mund të gëlltisin kombet e vogla. Më pas ai konstaton vazhdon të konstatoj se kjo është kriza më serioze në çerekshekullin e fundit, përkatësisht nga përfundimi i luftës së ftohtë. Hapat e domosdoshëm që janë duke u ndërmarrë për një paqë të mundshme kanë ardhë në pikëpyetje, tha ai.

Po ashtu, edhe Kryeministri i Suedisë, Frederik Rainfeldt, në një Konferencë për Shtyp që mbajti menjëherë pas përfundimit të takimit të Këshillit të Europës, tha ndër të tjera se “ Ne kemi vendosur të mos e mbajmë takimin ndërmjet BE- së dhe Rusisë. Ne iu rekomandojmë dhe i këshillojmë edhe shtetet tjera që të mos zhvillojnë dhe të mbajnë takime bilaterale me Rusinë. Në këtë Konferencë për shtyp Rainfeldt theksoi edhe atë se Suedia është e gatshme të dërgojë mbikëqyrës në Ukrainë. “ Suedia është ndër vendet e pakta që është e gatshme të dërgojë mbikëqyrës në Ukrainë nëse këtë e kërkon BE. Mirëpo, shtrohet edhe pyetja e sigurisë së tyre, e cila, së pari, duhet të gjejë zgjidhje sepse bëhet fjalë për një forcë mbikqyresish të parmatosur. Në rend të parë ne po bëjmë përpjekje që të formojmë një forcë të këtij lloji nga OSBE, mirëpo në atë organizem bën pjesë edhe Rusia, e cila mund të shkaktojë probleme që ata të mos dërgohen në pjesën problematike, citohet të këtë thënë Kryeministri i këtij shteti skandinav, Frederik Rainfeldt.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora