Shtesë » Lajme
Erdogan dhe qeveria e tij i përulin femrat
E hene, 10.03.2014, 06:06 PM
?Derisa në botë është shënuar 8 Marsi, Dita e Gruas, disa faqe internet në Turqi, kanë shfrytëzuar rastin që të rikujtojnë deklarata të tmerrshme të udhëheqësve turke duke filluar që nga kryeministri Recep Tayyip Erdogan e deri te ministrant e qeverisë së tij, që kryesisht vijnë nga partia e Erdoganit.
“Nuk besoj në barazinë gjinore” “Kjo vajzë apo grua…unë nuk e di se…”
(Në lidhje me rastin e Dilan Aktas, një vajze të re që ishte qëlluar në kokë).
Këto dy deklarata janë të kryeministri turk, Erdogan.
“Papunësia po rritet sepse gratë po kërkojnë punë”- Mehmet Simsek- Ministër i Ekonomisë
“Kur vajzat shkojnë në shkollë, djemtë më nuk do të kenë gra për t’u martuar”- Erhan Ekmekci, zyrtar i partisë së Erdoganit.
“A nuk është amvisëria mjaft?”- Veysel Erogly- Ministri i Pylltarisë dhe Çështje për Ujin “Pse duhet të vdesë bebja nëse nëna është përdhunuar? Nëna duhet të vdes”- Melik Gokcek, kryetar i Ankarasë “Viktimat e përdhunimit duhet të lindin, më pas shteti do të vendosë nëse bebet janë të nevojshme”- Recep Akdag-Ministër i Shëndetësisë
“Përdhunuesi është më shumë i pafajshëm sesa viktima e përdhunimit e cila ka abortuar”- Ayhan Sefer Ustun- deputet i Parlamentit turk nga radhët e partisë së Erdogan.