ODESA ;
UKRIANE Kane 500 vjet larg nga memedheu. U larguan nga zona e Korçes fill pas
pushtimit turk dhe per 200 vjet jetuan ne Bullgari. Me pas u zhvendosen e Ukraine dhe kane 300 vjet qe jetojne ne
mes te ukrainasve. Por nuk kane harruar asgje nga te paret e tyre dhe perpiqen
ti ruajne zakonet dhe traditat shqiptare
me fanatizem.Festa me e madhe e tyre eshte festa e shen Gjergjit, ne kujtim te
heroit kombetar Gjergj Kastriotit.Jane takuar me Fan Nolin ne 1911 kur ky i
fundit beri nje udhetim ne Odessa. Po keshtu ne vitin 1979 At Artur
Liolini, Kancelari i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, meshoi
ne kishen ku kishte meshuar Fan Noli dekada me pare. Ata nuk kerkojne gjera te
parealizueshme nga shteti shqiptar.Thjesht kerkojne nga shteti ame shqiptar
libra dhe mesues te shqipes qe te mos harrojne gjuhen e te pareve. Kerkesat e
tyre jane te perballueshme per shtetin shqiptar dhe dergimi i disa mesuesve , i
librave dhe abetareve ne shqip nuk eshte ndonje barre e madhe, por eshte nje
detyrim qe shteti ame duhet te kete per keta shqiptare te harruar. Mendoj se
shteti shqiptar duhet tu jape pasaportat shqiptare ketyre njerezve sepse keta e
meritojne te jene shqiptare si gjithe ne te tjeret.Jane pra 5 mije shqiptare qe
per 500 vjet jetojne larg atdheut te tyre Shqiperise dhe per 300 vjet jetojne
ne mes te 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjeter do te ishte shuar me kohe.
Ata jane deshmi e gjalle e thenies: “gjaku i arberit nuk shuhet kurre” dhe ne
duhet te jemi krenare per ta.
/Beqir Sina/
E zgjodhi nga
htp//gazetadielli.com/ enkas për Zemrën shqiptare
Neki Lulaj
- See more at:
http://gazetadielli.com/shqiptaret-e-ukraines/#sthash.hPQF69LV.dpuf