E shtune, 31.07.2021, 04:43 AM (GMT+1)

Lajme

Kosova Info: Intervistë me Engjëll Duzhmanin

E hene, 24.03.2014, 07:50 PM


Intervistë me sekretarin organizativ të PSHDK-së, z. Engjëll Duzhmani

PSHDK-ja mund t’i jap Kosovës një shkëlqim më të mirë

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, PSHDK-ja, mund të ndihmojë në ripërtëritjen e imazhit të damkosur të Kosovës.

Kosova Info: Z. Duzhmani, pas një angazhimi 20 vjeçare ne sheqerinë civile nëpërmjet aktivitetit vullnetare pranë Shoqatës Aksioni i Rinise Shqiptare Pjeter Bogdani ne Prishtine, punës profesionale ne fushën e inxhinierisë se Ndërtimit si dhe pas përfundimit te studimeve pasuniversitare ne Rome/ Itali për Planifikim, projektim dhe menaxhim  te objekteve shëndetësore dhe spitalor, keni vendosur te hyni ne politike. Pse keni bere këtë angazhimi te ri?

Çdo njeri ka një rol të caktuar në shoqëri dhe duhet ta luajë atë role  me përgjegjësi të plote për ndërtimin e të mirës se përbashkët, pavarësisht se ne cilin nivele gjendet. Siç e theksuat edhe ju me larte  angazhimi ime ka pas për qellim që nëpërmjet punës vullnetare ta zhvilloje personaliteti dhe t’i përkrahim te rinjtë ne formimin e personalitetit, si qytetarë të lire të cilët në çdo kohë dhe vende ku veprojnë të jene përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për të mirën e përbashkët, për të cilën gjë kemi shumë nevojë. Bazuar  në përvojën e kontributit nga poshtë lartë, ka rezultuar se ne Kosove  ka mundësi te vogla për këtë mënyrë veprimi, prandaj kam vendosur që të kontribuojë nga larte poshtë, qe do të thotë politika është maja e piramidës se një shoqërie, e cila, ka dëshmuar se ne momentin kur udhëhiqet nga njerëz me ndërgjegje dhe përgjegjësi qytetare dhe me një dashuri të sinqertë për të mirën e përbashkët, ndihmon qe edhe pjesët e tjera të shoqërisë të jenë pjesëmarrëse ne ndërtimin e demokracisë, gjegjësisht shtetit, ose në raste të kundërt  rezulton me një përjashtim të pjesëmarrjes së gjerë të qytetarëve, në ndërtimin e demokracisë dhe pamundëson te jete shtet funksionale siç konsideroj që është Kosova.

Kosova Info: Si mendoni që ky kontributi i juaj mund të realizohet nëpërmjet Partisë Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e cila për momentin është parti  joparlamentare dhe ka sfida që të rikthehet në parlament?

 Përgjatë 24 viteve të funksionimit, PSHDK-ja ka luajte një role shumë të rëndësishëm për lirinë dhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës.  Pavarësisht baticave dhe zbaticave që ka pas, është i vetmi subjekte që ka funksionuar dhe vazhdon te funksionon  në baza të vullnetit të mire te njerëzve nga Kosova dhe diaspora që kontribuojnë apo ma mire sakrifikojnë nga e mira e tyre personale për të mirën e përbashkët. Prandaj, janë këto vlera që këtë parti e mbajnë ne skenë dhe ndihmon qe PSHDK-ja të jetë pjesë  e mozaikut të partive politike. Në këtë mënyrë, kjo parti, në planin perëndimore, mund t’ i  jep Kosovës një shkëlqim më të mirë dhe ma pozitiv. Prandaj, roli i PSHDK-se është t’i ruaje dhe avancoje vlerat trashëgimore kombëtare si  dhe kultivimin e vlera fundamentale te demokristianizmit, që janë: Liria, Drejtësia Sociale dhe Solidariteti, sipas modelit te Gjermane te ditëve sotme. Mishërimi i këtyre vlerave e ndihmojnë Kosovën me qenë partnere e denjë me vendet evropiane, që do të mos jemi vetëm fizikikisht por edhe kulturalisht pjese e Europës.

Kosova Info: Pse mendoni se PSHDK-ja duhet ta ketë përgjegjësi kaq te madhe dhe jo edhe partitë tjera?

Të jemi të qartë, PSHDK-ja nuk është parti e madhe në vota, mirëpo, ajo ishte dhe mbetet një urë lidhëse mes Kosovës dhe Europës, ndoshta ura më e sigurt. Prandaj ekzistenca e PSHDK-se është lidhur ngushtë me vlerat që  i parmenda më larte, në raste të kundërte nuk ka kuptim ekzistenca e saje. Unë mendoj se në realitetin e ri politik, PSHDK-ja ka një përgjegjësi të re, të ndihmojë europianizmin e Kosovës, duke u bërë zë i kauzës sonë kombëtare, të lidhur gjithmonë me identitetin tonë evropian. Në Kosovë, ka shumë parti që deklaritivisht kanë synime e orientimit evropiane, por që këtë mentalitet nuk e bartin në jetën politike. PSHDK-ja, në të kaluarën ka dëshmuare se mund të jetë dritare nëpërmjet të cilës Kosova mund të sheh më afër Europën. E në planin ideologjik, PSHDK-ja me ekipin e re që ka dhe me shumë kuadro që prsin t’i bashkohen, mund të kontribuojë që këto vlera te jene pjesë e jetës sonë politike dhe jo vetëm retorike politike.

Kosova Info: Në PSHDK kohëve të fundit, është vërejtur një lëvizje pozitive, me aderimet e reja, sidomos të disa intelektualëve të shquar.  Na thoni, si po ju shkojnë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare?

PSHDK-ja ka një përvojë në jetën politike dhe në organizimin e saj, meqë ka mbi dy dekada që vepron në Kosovë. Angazhimi i ynë, padyshim që e ka fuqizuar edhe ma shume dhe për çdo dite koncepti demokristiane po gjen vende në shtresa të ndryshme të shoqërisë tonë. Ne jemi të bindur, se PSHDK-ja do të jetë parti parlamentare dhe do të ketë një role te rëndësishëm në jetën politike të Kosovës dhe kështu, me kuadrot që ka do të ndihmojë në ripërtëritjen e imazhit të damkosur të Kosovës. Të kujtojmë një gjë, se në kohen  udhëheqjes se Presidentit Rugova edhe pse ishim të izoluar arritëm të kemi një mbështetje  të gjerë nga vendet me demokraci të zhvilluar. Ripërtëritja e këtij imazhi, që e ka dëmtuar politika e sotme, mund të rikthejë  Kosovën në skenën evropiane dhe kështu të bëhet një vende atraktive për investitorët të shumtë nga diaspora si dhe investitorët e huaj.

Kosova Info: Meqë jeni të specializuar edhe fushën e menxhmentit shëndetësore dhe jeni konsulentë i jashtëm i Organizatës Botërore të Shendetësisë, çfarë mendimi keni për sistemin shëndetësor të Kosovës, sa i plotëson nevojat e popullatës për të marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore?

Çdo sistem shëndetësor bazuar në kartën e të drejtave të njeriut, ka për obligim të krijoj qasje në marrjen e shërbimeve shëndetësore nga gjithë. Bazuar ne ketë të drejte elementare, sistemi shëndetësor i Kosovës është larg për ta plotësuar ketë kushte,  jo vetëm për arsye buxhetore i cili aspekt del gjithmonë në pah, si një pengesë e madhe, por konsideroj për mungesë planesh të bazuar në nevojat dhe kapacitet financiare dhe njerëzore qe ka Kosova, si dhe mungesë njohurish për trendët e funksionimit tëe sistemeve shëndetësore në botë. Prandaj, sistemi shëndetësor ne Kosove, lirisht mundem të konstatoj se është një sistem shume i fragmentuar dhe jo funksional dhe shume larg për të plotësuar nevojat e popullatës, për  një shërbim cilësore e as sasior.

Kur e them ketë, kam dëshire t’i përmend disa fakte, për afro 15 vite nuk kemi mundur te realizojmë një sistem Informative shëndetësore i cili është një bazë shumë e mirë për ta pasur një pasqyre mbi gjendjen ekzistues te SSHK dhe shëndetit te popullatës. Kjo do të na lehtësonte planifikimin e ofertës shëndetësore. Ne Kosove akoma nuk ka statistika përafërsisht të sakta sa i përket shkaqeve dhe shkalles se mortalitetit, morbizitetit, mbi përdorimin e ilaçeve, shkallen e infeksioneve brenda institucioneve shëndetësore, etj. Të gjitha këto ndikojnë që një sistem i tillë çdo herë ka më shkua drejt degradimit se sa drejt përmasimit, pavarësisht reformave shëndetësore që kane ndodhe ne kohet e fundit. Prandaj, urgjentisht ne kemi nevoje për një qasje të re ndaje shëndetit të popullatës tonë dhe jeta njeriut duhet të jetë në qendër të vëmendjes e jo te varet nga teprica e luksit te qeveritarëve dhe te largohemi nga mentalitet i politikanëve jovizionare, se kthimi i investimi në shëndetësi është shume i ngadalshëm dhe jo shume popullor.

Kosova Info: Çfarë do t’iu thoshit votuesve tuaj dhe opinionit publik, për fund?

PSHDK-ja me vlerat fundamentale që ka, që lidhin historinë tonë kombëtare me të ardhmen, mund të bëhet një urë e fort mes Kosovës dhe Europës. Qytetarëve ju them, pa ngurrim, ta përqafojnë këtë filozofi politike, që është sot është filozofia dominuese e Europës, ku synojmë të integrohemi gjithë si komb. PSHDK-ja tani është e hapur dhe mirëpret në gjirin e vet, gjithë ata që mendojnë se ky sistem politik i duhet Kosovës. Porosia ime është, që gjithë njerëzit me vullnet të mirë, ata që e duan Kosovën, të mirën dhe progresin e saj,  të afrohen dhe të japin një kontribut për vendin, nëpërmjet PSHDK-së. Të gjithë, nëse duam të sakrifikojmë nga e mira personale për te mirën e përbashkët, mund t’i japim vendit një imazh të ri.  Ne kemi nevojë ta shërojmë politikën dhe pastaj t’iu dhënë mundësi  lamive tjera m’ u zhvillua normale, ndërsa shteti duhet të jetë nxitës i konkurrencës dhe iniciativës së lire dhe jo dirigjues.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora