Shtesë » Lajme
Sami Islami: Votimi i mërgatës
E premte, 21.03.2014, 07:50 PM
VOTIMI I MËRGATËS PËR PARLAMENTIN E MAQEDONISË
Nga Sami ISLAMI
Me 18 mars të vitit 2014, në Golders Green të Londrës Verore qëndroi Ministri për Ekonomi i Qeverisë së Maqedonisë, Valon Saraqini. Kjo vizitë e shkurtër e ministrit Saraqini qe e një rëndësie të vaçantë. Themi kështu sepse për herë të parë, qëkur emigracioni shqiptar nga Maqedonia në Mbretërinë e Bashkuar do të ketë rastin të votojë për të zgjedhurit e vet. Tani votuesit shqiptarë nga Maqedonia nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë në kohën e votimeve në Maqedoni, ashtu siç qe rasti për zgjedhjet lokale, por votimet do të mund t’i bëjnë edhe nga këtu, duke e bërë këtë akt qytetar në ambasadën maqedonase në Londër
Ministri Saraqini, para se të vinte në Londër këtë aktivitet zgjedhor kishte bërë edhe në disa shtete të Evropës, si në Gjermani në Zvicër, etj. Të pranishëmve ministri Valon Saraqini u shpjegoi detajet se si mund të votojnë nga mërgata, por paraprakisht i porositi ata, që sa më shpejt që është e mundur t’i plotësonin formularët, për t’u regjistruar para datës 25 mars, duke i plotësuar formularët e votimit. Këta fomularë, bashkë me fotokopjen e pasaportës biometrike maqedonase dhe fotokopjen e pasaportës angleze (ata që e kanë), ose pasaportën maqedonase me vizën angleze, që tregon qëndrim të pa kufizuar në këtë shtet, vizën e punës, ose atë martesore, duhen të dorëzohen drejtpërdrejtë në Ambasadën Maqedonase në Londër, para 25 marsit 2014. Nëse qytetarët nuk do të mund të shkojnë atje për arsye te ndryshme, mund të regjistrohen edhe nëpërmes internetit. Por gjithsesi duke pasur parasysh afatin deri me 25 mars, kur do të mbyllet afati i regjistrimit!
Prandaj luten të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë nga Maqedonia që sa më parë ta bëjnë këtë akt patriotik dhe kombëtar, në mënyrë që edhe ata të kontribuojnë, që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët t’i kenë ulëset në Parlamentin Maqedon aq sa i takojnë. Nëse kjo nuk ndodh, shqiptarët do të humbasin mundësinë e parfaqësimit të tyre! Prandaj shqiptarë nga Maqdonia shfrytëzojeni këtë të drejtë ashtu siç ju takon me kushtetutën e Maqedonisë!
Formularët mund të sigurohen duke e kontaktuar Eqrem Retkocerin në telefonin mobil 07788690929 ose në e-mail adresën eqo32@hotmail.com. Pas plotësimit të formularëve, të cilët duhet të plotësohen me germa të mëdha të shtypit, duhet ta kontaktoni prapë Eqremin për t’ia dorëzuar ato (nëse ata vetë nuk kanë mundur të shkojnë në ambasadë për çfarëdo arsye).
Urojmë që regjishtrimi të masovizohet sa më shumë dhe vota e shqiptarit, pa ngjyrime partiake, të bëjë kthesa në zgjedhjet e ardhme parlametare në Maqedoni!