Shtesë » Lajme
Besnik Prishtina: Gjykata nuk njollosë luftën e UÇK-së
E merkure, 16.04.2014, 05:55 PM
BRUKSELI
Nga Besnik Prishtina
Qe 15 vite po ushtrohet terror sistematik psikologjik ndaj shqiptarëve me shpikje te tilla! Deri kur me i durua shqiptaret këto eksperimente të Brukselit?! Krijimi i një Gjykate te huaj Special per UÇK-ën është akt agresioni juridik ne sovranitetin e Republikës se Kosovës. Është argument se Republikës se Kosovës, përmes te Brukselit, po i imponohet me dhunë një diktaturë e huaj kolonialiste dhe vazhdimi i terrorit gjyqësor politik serb te para 1999 kundër shqiptareve . SHBA nuk duhet te bien ne kurthet e aleatëve të boshtit fashist greko-sllav brenda Bashkimit Evropian kundër shqiptarëve! Mbikëqyrja e Pavarësisë së Republikës se Kosovës ka marr fund dhe EULEX-it nuk duhet të i vazhdohet mandati per as një minutë. Çdo lloj vazhdim i mandatit te EULEX-it është argument se Republikës se Kosovës po i imponohet një sundim i huaj i dhunshëm dhe diktatorial. KQZ është një instrument i partisë qe ka ardhur në pushtet me vota te vjedhura. Sabotimi i reformave zgjedhore me te cilat do te sigurohej përfaqësimi proporcional i te gjitha komunave ne parlament përmes te krijimi te zonave zgjedhore aq sa ka komuna, aplikimi qe një votues te ketë te drejte te voton vetëm një kandidat dhe bllokimi i idesë qe Presidenti te kandidohet dhe te votohet nga populli, ka prapavijë reaksionare qe te vazhdoi anarkia e vasalëve vendor te dirigjuar nga qarqet e huaja! SHBA nuk duhet te i mbështesin por ti luftojnë këto sabotimet të Brukselit!