E shtune, 12.10.2024, 10:16 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Celula e xhihadistëve u zbulua nga trafiku i armëve

E merkure, 21.05.2014, 06:54 PM


Ekskluzive/ Celula e xhihadistëve u zbulua nga trafiku i armëve

NGA ELTON QYNO

TIRANE - Celula e muxhahedinëve që dërgonte luftëtarë shqiptarë drejt betejave të përgjakshme në Siri, është zbuluar fare rastësisht nga një hetim që prokuroria e Elbasanit kishte nisur në 2013, për trafikimin në Maqedoni të rreth 16 armëve, ku 9 prej tyre gëzonin statusin e “Trashëgimisë kulturore”. Gazeta “Shqiptarja.com”, zbulon sot dokumentat që tregojnë hetimin për zbulimin e personave që kërkonin të trafikonin armët kundrejt shumës prej 10 deri në 12 mijë euro. Këto armë ishin vjedhur në Muzeun Etnografik të qytetit të Elbasanit.

Personat e dyshuar dhe që janë mbajtur në vëzhgim me urdhër të prokurorit Bledar Mustafaraj, kanë qënë shtetasit maqedonas, Edip Kurtishi, Minir Osmani dhe shtetasit shqiptarë Ermir Bego me pseudonimin “Rambo” nga Cërriku, Gerti Pashja, Sazan Hoxha, Artil Met’hasa, Artur Korra dhe Erzen Gashi. Nga bisedat e përgjuara mes këtyre personave dhe Gert Pashjas, janë interceptuar komunikime që tregonin interesimin për rekrutimin e personave dhe dërgimin e tyre në Turqi dhe më pas në luftën e Sirisë, duk ju bashkuar grupit terrorist “Al-Nusra”. Tashmë të gjitha këto dokumenta që boton sot gazeta “Shqiptarja.com” janë administruar në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila procesverbalet e përgjimit i ka paraqitur si prova gjatë caktimit të masës së sigurisë ndaj të arrestuarve, të celulës së muxhahedinëve që drejtohej nga Genci Balla dhe Bujar Hysa.

Dy luftëtarë në Siri

Në raport shërbimin e mbajtur nga oficerët e SHISH, 8 muaj pas fillimit të hetimeve në prokurorinë e Elbasanit, rezulton se dy të dyshuarit e implikuar në trafikun e veprave të artit Artur Korra dhe Erzen Gashi, ndodhen në luftën Siriane. Emrat e tyre janë mes 65 shqiptarëve që Shërbimi Informativ Shtetëror ka listuar dhe dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Tashmë Gashi dhe Korra, ndodhen në Siri dhe se sipas raport shërbimeve të SHISH, ata janë pjesë e grupit terrorist “Al-Nusra”. Dërgimi i tyre në Siri është bërë nga dy imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa.

Armët nën tokë

Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë të ligjshme nga sektori kundër trafiqeve të Drejtorisë së Policisë Elbasan, rezulton se shtetasi Gerti Pashja, banor i qytetit të Peqinit që nga muaji Korrik i vitit 2012 ka shfaqur interes në shitjen e disa objekteve të vjedhura në Muzeun Etnografik të qytetit të Elbasanit dhe konkretisht disa armëve të vjetra. Nga informacionet rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Artil Met’hasa dhe Sazan Hoxha kanë tentuar që këto sende me vlerë t’i shesin në shtetin maqedonas.

Nga informacioni i grumbulluar në rrugë ligjore rezulton se shtetasit e mësipërm janë takuar dhe kanë biseduar në lidhje me shitjen e këtyre objekteve me shtetasit maqedonas Edip Kurtishi dhe Minir Osmani. Nga verifikimi i bërë shtetasit Ermir Bego rezulton se ai është shtetasi Vasil Bego, i datëlindjes 1975 dhe është banor i qytetit të Cërrikut. Ky shtetas në bisedat e kryera rezulton se ka dhënë informacione se ka në banesën e tij në qytetin e Peqinit një sasi armësh të cilat i mban të fshehura në tokë.

Nga veprimet e kryera rezulton se këto armë janë fotografuar dhe nga të cilat 9 prej tyre përbëjnë Trashëgimi Kulturore dhe janë të rregjistruara në Qëndrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurisë Kulturore. Nga informacionet e grumbulluara nga ana e policisë rezulton se shtetasi Vasil ose Ermir Bego bashkëpunon me shtetasit Artur Korra dhe EErzen Gashi. Shtetasi Ermir Bego posedon numrat telefonike 0673322XXX dhe 0673340XXX, ndërsa shtetasi Gerti Pashja posedon numrat 0672821XXX,0672329XXX dhe 0685048XXX.

OPERACIONI

Dërguan 65 shqiptarë, shtatë janë vrarë

Në 11 mars 2014, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka njoftuar arrestimin e 8 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 individëve të tjerë, që kryenin dërgimin e rekrutëve shqiptarë në luftimet në Siri. Operacioni është kryer në orët e para të mëngjesit, ku forcat e FNSH kanë hyrë në xhaminë që ndodhet në Unazën e Re dhe në atë të fshatit Mëzez, ku predikonin islamin me frymën radikale imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa. Momentalisht këta dy persona janë arrestuar së bashku dhe me 7 të tjerë, qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun 313. Ndërkohë në kërkim janë dhe katër persona të tjerë, të cilët ndodhen duke luftuar në Siri. Nga përgjimet e kryera është mësuar se në muaj çdo rekrut paguhej me 150 dollarë, ndërsa vetëm për familjes e Diamand Rashës, janë dhënë 750 dollarë, pasi ai kishte humbur jetën gjatë luftimeve të kryera në Siri. Nga 65 shqiptarët që janë identifikuar nga SHISH, 7 prej tyre janë vrarë si Anri Maliqaj, Ermal Xhelo, Denis Jangulli, Hamit Muslija, Hasan Korvafaj, Diamant Rasha (Ebu Amar) dhe Bledian Hamza (Ebu Samed)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora