E merkure, 12.05.2021, 02:49 PM (GMT+1)

Lajme

PSHDK: Jemi kundër koalicionit me PDK-në

E shtune, 17.05.2014, 05:31 PM


Deklaratë për media

Ne jemi kundër koalicionit të PSHDK-së me PDK-në, sepse ky koalicion, u fabrikua dhe u orkestrua pa një debat të brendshëm, pa qartësi politike dhe si i tillë ishte kundër vlerave për çka angazhohet PSHDK-ja dhe është në kundërshtim me filozofinë politike demokristiane.

Janë këto arsye dhe shumë tjera, të cilat na shtyjnë të deklarojmë publikisht se ne jemi kundër këtij koalicioni.

Ne vlerësojmë po ashtu, se me këtë koalicion, PSHDK-ja ka dalur nga natyra e saj politike dhe ideologjike.

Ne jemi të bindur se një parti politike, kuptimin e ekzistencës e gjen vetëm duke pasur parime dhe identitet të qartë politik, ideologjik dhe kulturor. Prandaj, nuk mund të jemi pjesë e një koalicioni, që synon tjetërsimin e historisë sonë kombëtare, mohon figurat kombëtare dhe identitetin europian të Kosovës.

Po ashtu, ne njoftojmë opinionin dhe elektoratin demokristianë, se tani e tutje, do të veprojmë si senatorë demokristianë, pjesë e Senatit Demokrisitan Mbarëkombëtar, me seli në Tiranë.

Me respekt,  anëtarët e Kryesisë së PSHDK-së:

(Ndue Ukaj,  Gjon Berisha,  Prend Buzhala, Engjëll Duzhmani, Brikena Ceraja-Beka, Arben Kqira)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora