E diele, 09.05.2021, 05:28 AM (GMT+1)

Lajme

Shabani, kandidat për asamblist në Emmendigen

E marte, 13.05.2014, 08:00 PM


Gjermani - Tahir Shabani është kandiduar për asamblist në qytetin e Emmendingenit në Gjermani. Shabani ka thënë për albinfo.ch se nëse e fiton besimin e qytetarëve, angazhimi i tij do të jetë një shenjë pozitive për qytetin Emmendingen.

“Mesazhi im do të bartet te të gjithë qytetarët dhe vendësit. Kandidatura ime e ka po ashtu qëllimin që të arrijë kontaktin me migrantët dhe t’i përkrah ata në integrimin e tyre, sidomos ata të cilët nuk janë të angazhuar në nivele partiake, si dhe u ikën kontakteve me vendësit, duke ua dëshmuar domosdoshmërinë e integrimit të tyre, si dhe nevojën që të bëhen pjesë e pandarë e shoqërisë në të cilën jetojnë”, ka thënë Shabani.

“Nga pozita e asamblistit me kënaqësinë më të madhe do të ofroj të gjitha njohuritë dhe mundësitë e mia që të jem shembull i qytetarit, i cili jeton me nder dhe respekt, duke përfaqësuar në mënyrë të denjë votën tuaj”, thekson më tutje Shabani.

Tahir Shabani është i njohur në Gjermani me organizimin e shumë aktiviteteve të shqiptarëve të atjeshëm me shoqatën "Yjet e Kosovës".



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora