Shtesë » Lajme
Takim me zyrtarin e Departamentit të Shtetit
E shtune, 24.05.2014, 12:00 PM
Christopher R. Carver dhe Lluka Qafoku
AAFH/Washington, D.C.
Drejtorët e bordit të AAFH-ës, zoterinjtë Lluka Qafoku dhe Mustafa Xhepa u takuan me perfaqësuesin e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, zotin Christopher R. Carver. Takimi ishte tepër miqësor dhe i vlefshëm për AAFH-ën.
Në këtë takim u diskutuan çështje që kishin të bënin me gjendjen aktuale në Shqipëri dhe çështje që kishin të bënin me problemet që merret organizata AAFH-ës.
Zoti Qafoku bëri një përshkrim të shkurtër të situatës problemore në fushën e drejtësisë dhe kryesisht funksionimin e gjykatave në lidhje me zgjidhjen urgjente të dëmshpërblimit të të përndjekurve politike si dhe çështjes së pronës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për çështje të politikës rajonale në kuadër të mundësisë së marrjes së statusit të kandidatit për në BE nga Shqipëria, si dhe çështjes të stabilitetit rajonal.
Zoti Carver ishte optimist se Shqipëria do të mund të merrte statusin në Qershor nëse Hollanda dhe Franca nuk do të bëheshin pengesë.
Zoti Carver përgëzoi punën e mirë që po bën AAFH-ja në evidentimin e periudhës komuniste jo shumë të njohur këtu. Takimi mbaroi me dëshirën dypalëshe që të vazhdojnë kontaktet, si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.