Shtesë » Lajme
Agim Gashi: Bajrush Ymeri përzgjedhje meritore
E diele, 01.06.2014, 05:55 PM
BAJRUSH YMERI PËRZGJEDHJE MERITORE E LDK-SË PËR DEPUTET
NGA AGIM GASHI
Kur kryesia e degës së LDK-së në Artanë i propozoi kryesisë qendrore të LDK-së që për deputet nga Artana të kandidohet Bajrush Ymeri, h kryetar i Komunës së Artanës dhe kryetar i degës së LDK-së në këtë qytet i cili në të gjitha mandatet ka qenë figurë pozitive dhe ka rritur rejtingun e LDK-së, mu bë qefi fort dhe mendova me vete:-Ja një kandidaturë tejet me meritë në LDK.
Bajrush Ymeri sa ishte Kryetar i Aratnës, korri rezultate të mrekullueshme edhe pse kishte shumë sabotime nga nacionalizmi serb por edhe nga partitë tjera që për shkak të xhelozisë mundoheshin të ia minimizojnë punën e mrekullueshme që bënte për Artanën dhe qytetarët e këtij qyteti shekullor.
I kam përcjell disa debate televizive të këtij burri të LDK-së gjatë zgjedhjeve të kaluara lokale. Të gjithë e dinin se puna e tij po sabotohet.Kisha dyshimin se vetë Kryesia e LDK-së nuk donte ta ndihmonte që Bajrushi ta marri edhe një mandat të Kryetarit për Atanën. Mu ky sabotim bëri që Aratanën ta fitonte Lista Srpska në krye të së cilës ishte Svetisllav Ivanoviq.
Dhe më 23 dhjetor të vitit 2013, Bajrushi burrërisht ia dorzoi Komunën e Artanës Listes Srpska edhe pse tërë kohen apelonte te subjektet shqiptare se poqëse nuk i ndihmonin, kjo edhe do të ndodhë.
Bajrush Ymeri gëzon autoritet të lart te popullata shqiptare e Artanës andaj është nder që ky njeri i mbushur me bujari njerzore e profesionale të përfaqsoj këtë pjesë të popullates dhe këtë komunë në Parlamentin e ardhshën të Republikës së Kosovës. Shpresoj se të padrejtat që iu bënë në të kaluarën vetë Artanës, do të korrigjohen me zgjedhjen e Bajrush Ymerit si përfaqsues i tyre. Shpresoj se popullata e kësaj ane, por jo vetëm ata, do ti apin voten njeriut që e meriton të jetë përfaqsues i interesave të tyre në parlament.
Deputetit të ardhshëm nga Artana z.Bajrush Ymerit i Urojmë suksese dhe fitore bindëse duke i kshilluar njerzit që të votoni Bajrushin sepse është përzgjedhje e qëlluar.
Pra votoni LDK-në me numrin 54 dhe Bajrush Ymerin me numër 73
Suksese për ardhmëri Bajrush Ymeri!