Portret i Fatmir Elezit?
Ndërmarrja “Pikëllimi” në Steinach
të Gjermanisë, transporton dhe riatdheson të pajetët e Kosovës nga mërgimi për
në Kosovë
( Nuk kam rënë nga qielli, as s´më
ka sjellë era, jam lindur në Kosovë, dhe në Kosovë dua të të vorrosem, ishte
amaneti i një mërgimtari, që po jepte frymë!..Kosova ka mërgatë të madhe në
perëndim, më thotë Fatmir Elezi, por, në mëgim nuk krijohen shqiptar, por
asimilohen!..)
Nga Rrustem Geci – Dortmund
Këto ditë
u takova me presidentin e Ndërmarrjes “Pikëllimi” në Dortmund, me mikun dhe patriotin, Fatmir
Elezin, nga Mirashi i Vushtrrisë, dhe kolegun e tij të punës, Orhan Bekën, nga
Qabëri i Mitrovicës. Derisa po e gjerbnim kafenë, Fatmiri nis e tregon rrugën e tij të
mundimshme nën pushtim, dhe për kapakët e “valixhes” me kapanxhë të asaj kohe.
Jeta nën këmbët e pushtuesit, ishte vetëm sa për të marr frymë. Nën pushtim,
armiku provoi që t´ia thyej Kosovës kurrizin deri në nënshtrim. Mirëpo, Kosova
e luftave dhe e betejave, asnjëherë nuk u hamend që ti del zot vendit dhe atdheut të tij.
Fatmir Elezi u lind në Mirash ( Mihaliq ) të Vushtrrisë, më 1.01.1975. Shkollën
fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kastriot. Pas shkollës së
mesme, në pamundësi për t´u punësuar diku, Fatmiri vazhdon mëtej kulturimin në
Fakultetin e Maqinerisë, të Universitetit të Kosovës. Mirëpo, fati I keq e
deshi më thotë Fatmiri, që të merrja rrugën e mërgimit. Familja 13
anëtarshe e Fatmir Elezit, prindërit (
Hyseni dhe Shukria ) dhe 11-të fëmijët e tyre; 6 djemtë, dhe pesë vajzat, fal prindërve,
kishin një edukatë të mirëfilltë atdhedashurie. Studimet, për Fatmirin, ishin
një njohje më shumë me dijet dhe me teknologjitë e kohës. Në atë vite të
vlimeve të mëdha më thotë Fatmiri, unë edhe studioja, edhe i ndihmoja shokët e
mi të idealit. Por, në vitin 1993 në pamundësi për të qëndruar më në Kosovë, u
detyrova të marr rrugën e panjohur të mërgimit. Pushtuesit i kishte hyrë uji
nën këmbë, por ai nuk dorëzohej, pa i dhënë edhe përgjigjen finale. E them me
plotë përgjegjësi s´e shumë të rinj të asaj kohe, kemi marr rrugën e mërgimit,
për t´u vetëarmatosë. Mirëpo, jeta nuk na do si duami, por si do ajo. Në Vitin
1998 unë u ktheva në Kosovë, për t´ju bashkuar Luftës Çlirimtare të Kosovës. Në
radhët e UÇK-së, unë kisha dy vëllëzërit e mi, Avniun dhe Saliun. Mirëpo,
komandanti i njësitit ku ishin vëllëzërit, më udhëzoi që unë të kthehem sërish
në Gjermani, për të ndihmuar familjen dhe luftën. Dhe ashtu ndodhi. Mërgata
jonë në Gjermani ishte mjaft e organizuar për t´i mbushur fondet për luftën,
dhe për organizimin e vullnetarëve. Në këtë drejtim shprehet Fatmiri, unë
kujtoj s´e kam bërë mjaft, dhe kam derdhë kontributin tim pareshtur, që lufta
të mos ngec për armë, veshje, municion dhe medikamente. Lidhja e mërgimtarëve,
më thotë Fatmiri, jo vetëm në Gjermani, por, edhe më gjerë, e kemi ndihmuar
shumë Luftën e Kosovës. Në të gjitha fondet jashtë Kosovës, mërgimtarët tanë
kanë derdhur qindëra miliona marka për ta mbajtur frontin e luftës në Kosovë.
Lufta për liri është e të gjithëve. Unë kujtoj më thotë Fatmiri, se ne
mërgimtarët kemi bërë atë që kemi mundur. Lidhja e Mërgimtarëve Shqiptar në
botë, organizoi edhe grupet vullnetare të të rinjëve, për luftë. Në mërgim
shprehet Fatmiri, nuk jetohet keq. Por, i mërguari përherë është i prekur nga
malli, nga dashuria për vendlindjen, nga dashuria për miqtë, shokët, të
afërmit. Mendja dhe kraharori përherë bëjnë pyetje; si të çlirohemi nga malli,
dhe nga plaga e mërgimit, i vetmi ilaq, kujtoj unë, shprehet Fatmiri, është që
të kthehemi një ditë në Kosovë. Mirëpo, tregon Fatmiri, unë kam një biznes që më
lidhë shumë me Kosvovën. Biznesi im quhet, Ndërmarrja “Pikëllimi” për
transportimin dhe riatdhesimin e të pajetëve, dhe për ceremonitë e funeraleve.
Në këtë drejtim, ndërmarrja “Pikëllimi”, jemi të organizuar mirë, dhe kemi një
staf profesionist, prej 11 vetave, që i plotësojnë dokumentet, dhe bëjmë
transportimin e të pajetëve, nga e gjithë Evrpoa, për në shtëpitë e tyre, e
mëpastaj deri tek varrezat. Kosova ka mërgatë të madhe. Sipas shënimeve tona,
vetëm në Gjermani dhe në Zvicërr, jetojnë rreth shtatëqindmijë ( 700 000 mijë
) mërgimtar shqiptar, shifër rënqethëse,
por ky është realiteti. Në mërgim më thotë Fatmiri, nuk krijohen shqiptarë, por
asimilohen. Më duhet të theksoj, vazhdon Fatmiri, se Ndërrmarrja jonë “Pikëllimi”,
aktualisht operon në gjitha shtetet e
Evropës perëndimore. Ndërrmarrja “Pikëllimi” për transportimin dhe
riatdhesimin e të pajetëve, dhe ceremonitë e funeraleve, tani mbush 11 vjet.
Stafi ynë është i përgatitur mirë, edhe me teknikë bashkëkohore të kohës. Njerëzit e mi shprehet Fatmiri,
janë të aftësuar për këtë punë. Cilësia e punës është e lartë, e shpejt, dhe pa
vonesa burokratike, në transportimit të kufomave, dhe rregullimin e
dokumentacionit. Stafi i Ndërrmarrjes “Pikëllimi” punon 24 orë, dhe është i
specializuar në këtë fushë. Riatdhesimi i të pajetëve dhe transportimi i kufomave për në Kosovë,
është i një rëndësie të madhe. Çdo njeri para se të vdes, ai do ta di se ku do
të vorroset, dhe le amanetin për këtë. Nuk kam rënë nga qielli, as s´më ka
sjellë era, jam lindur në Kosovë, dhe në Kosovë dua të të vorrosem, ishte
amaneti i një mërgimtari, që po jepte frymë!..