E premte, 11.10.2024, 10:22 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milaim Vokshi: Januz Terstena - in memoriam

E premte, 30.05.2014, 06:18 PM


In memoriam:

ME RASTIN EVDEKJES SË JANUZ TERSTENËS, MIKUT TË SHTËPISË SONË

Lajmi ishte i hidhur, për vdekjen e Januz Terstenës, i cili dje më 26 maj 2014, papritmas u nda nga jeta. Ishte njeri i dashur dhe i respektuar dhe mik i shtëpisë sonë!

Januz Terstena, ishte Ministri i parë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Përveç veprimtarive të shumta në planin kombëtar, ne familjarët e tij dhe farefisi e njohim edhe për njeri të dashur, të urtë dhe bamirës të madh, prandaj vdekja e papritur na bëri të ndjejmë dhembjen edhe më shumë.

Personalisht ruaj kujtimet më të mira për të, sepse në të gjitha ndejat dhe takimet që kishim, ai ka qenë simboli ku rrezatonin shpresat e mia. Por për mua, e paharruar do të mbetet ndërhyrja e tij tek pushtetarët serb, për të më shpëtuar nga burgu i rëndë, që si shumë kujt më kanosej në atë kohë.

Pa dyshim veprimtaria e tij profesionale ishte e gjerë dhe e shumanshme. Ai ishte i angazhuar ta përcillte gjendjen në kohën e Deklaratës së 2 Korrikut, pastaj ai u angazhua për të krijuar mbarëvajtjen e rregullt edhe gjatë miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut dhe ishte themelues dhe ministër i parë i Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës.

Ai ishte edhe një patriot i rrallë. Veprimtaria e tij e gjithanshme do ta bëjë emrin e Januz Terstenës të dashur dhe të paharruar, kurse kujtimi i mirë për të, përherë do të ruhet siç ruhet kujtimi për Kosovën. Por, për familjen dhe për ne miqtë e tij të dashur dhe të respektuar, që patëm rastin ta bënim një copë udhë me te, kjo vdekje na shtoi dhembjen dhe rëndoi shumë mbi ne, por gjithmonë do të jetojmë krenar se e njohëm dhe e patëm mik shtëpie!

Padyshim, Januz Terstena, mbetet emër i respektuar tek të gjithë të njohurit dhe bashkëpunëtorët e tij, sepse ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha etapat e ndërtimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Po ashtu ai ka dhënë ndihmesën e tij profesionale dhe njëkohësisht ishte njëri ndër themeluesit e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), dhe një luftëtar i paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Veprimtaria e tij është e njohur edhe në vitet e fundit në shtet ndërtimin e Kosovës.

Sigurisht, personaliteti i tij do të kujtohet si një njeri i respektuar, kurse emir i tij do të jetoj bashkë me shtetësinë e Kosovës ndër vite dhe shekuj!

Familjarëve, miqve dhe të njohurve ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta!

Diepoldsau (Zvicër), 27 maj 2014.

Milaim Vokshi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora