E merkure, 24.07.2024, 04:12 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Albert Zholi: Femrat, ende ka diskriminim

E enjte, 11.09.2014, 06:37 PM


FORUM/ Problemet dhe vlerësimi i femrës sot, flasin: Xhoi Jakaj, Irena Toçi, Ermira Babaliu, Enada Hoxha, Eriona Rushiti, Enxhi Nini dhe Elefteria Dervishi

Femrat po vlerësohen, por ende ka diskriminim

Nga Albert ZHOLI

Qeveria “Rama” po diskutohet gjerësisht për një vlerësim të femrave në qeveri, por nga ana tjetër shoqëria shqiptare po bën shumë pak në këtë drejtim. Por, pavarësisht këtyre zhvillimeve: Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?  A kanë ato hapësirat e duhura në politikë, administratë dhe në shoqëri? Sa ndikon maskilizmi në jetën e tyre?  Shumë personalitete, femra të fushave të ndryshme, japin mendime të ndryshme. Në shumicën e përgjigjeve ato kanë mendime të ndryshme, por që në fund të fundit konvergojnë në një pikë, që femra sot nuk është e respektuar sa duhet dhe shoqëria shqiptare ndoshta është shoqëria më maskiliste në rajon.

Xhoi Jakaj-pedagoge

Disa  probleme që lidhen me gjininë, me shanset që jep shoqëria, me mundësitë që ofron familja dhe me mjedisin tonë social në përgjithësi konservator nuk i krijojnë shumë favore femrës nëse ajo nuk i kërkon këto të drejta.  Ajo, së pari, në Shqipëri duhet të luftojë  për vëmendjen sociale,të cilën femrat duhet ta imponojnë me dijen dhe të kërkojë me këmbëngulje t’i dëgjohet fjala e saj, e për ta plotësuar më mirë a e keni vënë re që në vendin tonë dhe në këto vite  nuk gjykohet vrasësi apo dhunuesi i gruas, por “gruaja si tradhtare” apo ku e di unë se çfarë epiteti i vënë sa herë ndodh një dhunim i femrës në Shqipëri. Vihet re maskilizmi i shoqërisë në tërësi? Qeveria “Rama” ka marrë hapa pozitive përsa i përket vlerësimit të  femrave, pasi ka shumë femra ministër dhe Drejtore.  Femrat duhet të jenë më feministë ama... Duhet ta mbështesin kolegen... Partneren.. Femrën e papunësuar... Të kërkojnë liri e të drejta për ato që nuk i gëzojnë këto të drejta... Ta vënë pushtetin e tyre në shërbim të kauzës femërore.

Irena Toçi (Presidente e Shtëpisë Botuese dhe Promocionit të Librit Toena)

Thuhet se, përveç sa më lart, femra shqiptare në përditshmëri ka probleme të ndryshme.

Janë probleme shqetësuese për gjithë femrat në shoqërinë njerëzore. Por tek ne ka dhe probleme të veçuara, që janë tipike shqiptare. Mendoj se, problemet më të mëdha femra shqiptare i ka pasur dhe i ka në zonat rurale, aty ku ajo e ka më të vështirë të punësohet, e ka më të vështirë të sigurojë jetesën për të dhe për familjen e saj. Pikërisht, aty, edhe problemet shoqërore janë më të mprehta. Mjaft e vlerësuar më duket figura e femrës të angazhuara në qeverinë aktuale Rama. Një pjesë e konsiderueshme e kabinetit në nivel ministror por dhe në stafet drejtuese të ministrive përkatëse janë zgjedhur nga radhët e grave të angazhuara. Dhe performanca e tyre e ka justifikuar më së miri këtë përzgjedhje. Është një fillim optimist për këtë nivel qeverisjeje. Aktualisht femra shqiptare në qeverinë “Rama” po gjen vetveten.

Ermira Babaliu (këngëtare)

Cilat janë problemet më pikante të femrës shqiptare sot?

Problemet që shpesh më duken sikur në këto kohët e reja, nuk janë shumë të qarta prej një pjese të mirë të tyre. Them se shoq shqiptare është maskiliste dhe vlerësimi i femrës nuk është në shkallën që i takon. Për femrën duhet punuar në vijimësi dhe me përgjegjësi nga çdo qeveri, por në radhë të parë femra duhet të punojë dhe vetë, të kërkojë në vijimësi të drejtat e saj.

Enada Hoxha (balerinë, soliste)

Mendoni se femra shqiptare ndihet  e vlerësuar?

Sigurisht që, sot, femra shqiptare nuk është e shumë viteve më para,  sa vjen për çdo ditë shihet një evoluim. Femra bëhet më e guximshme më e arsimuar, më kërkuese....Pra femra me punë dhe dinjitet po fiton disa të drejta të mohuara. Ajo për çdo vit po fiton terren dhe po e konsolidon vetveten në shoqëri. Qeveria e re, mund të them, se po e vlerëson femrën.

Anisa Latifaj (modele)

A është shoqëria shqiptare maskiliste?

Duke parë shumë shenja dhune ndaj femrës shqiptare sidomos në familje, mendoj se, është ende maskiliste, por femrat për çdo ditë po fitojnë terren.

Elefteria Dervishi këngëtare

Cilat janë problemet më pikante të femrës shqiptare sot?

Unë mendoj se ana ekonomike është ajo që i shqetëson me shumë femrat, në aspektin shoqëror sot janë me të lira.

Sot femra shqiptare është më e vlerësuar se kur, atë e gjen kudo, në instancat drejtuese, në politikë, biznesmenë, etj..

Enkelejda Arifi (Alushi) këngëtare

Veprime individuale maskiliste ka pas, mund të ketë dhe do të ketë edhe në të ardhmen, por jo në atë masë sa për t’u karakterizuar si shoqëri me prirje të tilla. Disa forma të maskilizmit i shohim brenda familjes, ku vetë prindërit tanë bëjnë diferencime mes vajzës dhe djalit. Për ta çdo gjë është e pranueshme për djalin, ndërsa për vajzën jo...Morali për vajzën shihet si diçka e shenjtë, ndërsa për djalin jo dhe aq... Por siç thash më lartë ekziston problemi i brezave, për të cilin jemi të vetëdijshëm. Për qeverinë “Rama” mund të them se po bën përpjekje për ta evidentuar femrën me aq sapo shoh unë. Janë përpjekje shumë kurajoze për femrën.

Enxhi Nini (violiniste, këngëtare)

Duhet të them se këtë profesion e kam dhuratë nga mamaja ime. Unë u mësova ta dua e ta vlerësoj me kohë. Dhe tani shpesh e falënderoj dhe i them që ka bërë mirë. Por ...Nuk e di...Ndonjëherë “pendohem”, por jo në kuptimin e vërtetë të fjalës. Mund të them, më mirë që në këtë profesion shpesh lodhesh shumë dhe nuk merr sadisfaksionin që do. Ky i fundit për faktin që jam shumë kritike me veten dhe në përgjithësi kjo ndodh me shumë instrumentistë. Edhe pse jep në skenë maksimumin ke gjithmonë diçka për të cilën ndjehesh jo plotësisht i kënaqur. Duhet të sakrifikosh shpesh kohën e lirë për të studiuar sado pak dhe shpesh herë, kur ke impenjim për një koncert të rëndësishëm përveç valixhes në krahë duhet mbajtur edhe violina. Por… jam e kënaqur për profesionin tim, gjithsesi, jam vërtet e kënaqur dhe tashmë vështirë të kërkosh rrugë të reja edhe nëse s’je apo jo. Nganjëherë mendoj që mund të isha bërë balerinë gjë që më pëlqente shumë kur isha e vogël apo imituese këngëtaresh.

Eriona Rushiti (kompozitore, pedagoge)

A është shoqëria shqiptare maskiliste dhe pse?

Shoqëria shqiptare është një maskiliste dhe bëhet tolerante apo zbutet paksa vetëm kur "goditet" nga bukuria femërore e jo nga vlerat e saj. Në fushat e artit ky maskilizëm nuk ndjehet shumë, sepse muzika, letërsia, piktura, kinematografia flasin me një gjuhë tjetër, me gjuhën e ndjesive dhe këtu femra ndjehet akoma më e privilegjuar...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora