Shtesë » Lajme
Ambasadori: “Papa rrezikon të vritet nga ISIS”
E merkure, 17.09.2014, 05:59 PM
Habeeb al Sadr lëshoi një paralajmërim të zymtë ditën e martë, pasi zyrtarët e Vatikanit këmbëngulën se nuk ka asnjë kërcënim ndaj sigurisë së tij, duke deklaruar sërish se ai nuk do të lëvizë me mjetin e tij të blinduar, siç bënte paraardhësi i tij Papa Benedikti XVI.
Al Sadr, ambasador i Irakut në Selinë e Shenjtë, pranoi se nuk njihte asnjë “fakt specifik” apo “projekt operacional”, por shtoi se: Mjafton të dish sa bëjnë dy plus dy dhe e kupton shumë mirë që ata duan të vrasin Papën.
Ambasadori tha se përhapja e ekstremizmit anembanë botës nënkupton që Papa Françesku është në rrezik kudo ku shkon, veçanërisht në vendet muslimane, por edhe në Britani, në Shtetet e Bashkuara apo qoftë edhe në Romë.
Në një
prononcim për gazetën italiane “La Nazione”, ai shprehet se “kërcënimet ndaj Papës
janë të besueshme. Deklaratat publike dhe krimet ndaj të krishterëve nga
Ambasadori tha se morali i terroristëve është “konvertohu ose do të vritesh” dhe e përshkroi përhapjen e vrasjeve të tyre në Irak si një “genocid”.