E diele, 01.12.2024, 08:11 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Asllan Dibrani: Papa u nderua edhe në mërgatë

E enjte, 25.09.2014, 06:52 PM


Vizita  e Papa Françeskut  në Shqipëri  u  nderua edhe     mërgatën shqiptare!

Nga Asllan Dibrani

Në Shqipëri ka bërë jehonë vizita e Papa Françeskut në mediat ndërkombëtare. Thuajse secila gazetë  prestigjiozeve botërore e kanë raportuar  dhe  komentuar në mënyra të ndryshme.

Reportazhe, artikuj dhe komente  mediale e përshkruan itinerarin e ceremonisë të kreut të Vatikanit dhe shton se kjo vizitë shihet si një mbështetje për përpjekjet e Shqipërisë për t’u rreshtuar  dhe afruar me Perëndimin, dhe integrimin e saj  si pjesë e Bashkimit Evropian.

Me një vëmendje të veçantë për këtë vizitë historike të Papa Françeskut në Tiranë, u   prononcuar edhe disa media  televiziv drejtpërsëdrejti  siç ishin Televizioni “Rai 1”  italian "SNN"  amerikan    etj, duke pasqyruar  ardhjen e Atit të Shenjtë në Shqipëri . Këtë takim historik dhe me vlera   prestigjioze kombëtare e përcollën     të gjitha mediat  shqiptare kudo që janë . Takimet   presidenciale  dhe qeveritare   ja shtuan vlerën këtij takimi  ,nga e cila   botërisht u pa mikpritja  dhe traditat shqiptare për miqtë e vet.

Takime   të ngjashme u bënë edhe në    mërgatën shqiptare    shumë shtete , po veçojmë  takimin  në kishën shqiptare të Shtutgardit , pasi që ishte edhe   ditë e diele . Këtu u koordinuar   mesha  javore   , po edhe     takim  kushtuar  Papa Françeskut në Tiranë. Këtu  çdo të diele  takohen m e qindra besimtar ,  po edhe kësaj here   ishte e ngjashme  , me një numër të madh njerëzish. Pati edhe disa qe u vonuan për ceremoninë  e  meshës nga se ishin përqendruar  pran ekraneve  televizive në  përcjelljen  e   vizitës     Papës në Shqipëri qe u transmetonte drejtpërsëdrejti   ky takim.

Pamje e  publikut  për nder të vizitës së  Papa Françeskut në Tiranë që u shënuar edhe  si ditë historike në mbare popullin shqiptar !

Kisha katolike shqiptare në Stutgart  ishte përgatitur për ketë   festë.   Ajo  e   kishte zbukuruar në mënyrë të veçantë  këtë të  kremte  me një  portret te madh  të Papa Françeskut. Zoti Marijan Lorenci, famullitari i misionit katolik në Stutgar  përshkrua shumë bukur     këtë takim në Shqipëri  të Papës ,ndër te tjera theksoj se është një nder  i madh  për ne shqiptaret , për Shqipërinë tonë , për Kosovën tonë dhe për kombin tonë , një vizitë  e shenjtë  në vendin  e shenjte të  Nënë Terezës Shqipërinë e dashur .

Pamje e   tubimit  në koktej  pijesh dhe ushqimesh tradicionale  duke  e uruar njëri tjetrin!

Ai  vazhdoi dhe tha se edhe ne  si komunitet   shqiptar në    Gjermani   e ndiejmë një   privilegj  për këtë takim  aq madhështor,  qe  i behet  një vizitë popullit tonë    të vogël nga një njeri i madh . Populli ynë dha, nga vetja vlera si Nënë Terezën , Skënderbeun, Ibrahim Rugovën dhe  Ismail Kadarenë,   me çka do krenohemi ne shqiptarët    për gjithmonë .  Meshën  e kësaj dite e shoqëruan edhe   dy pagëzime   për dy fëmije të lindur në Shtutgard. Ata u pagëzuan nga At Lorenci   i mbështetur   në librin e parë në gjuhen shqipe të "Mesharit"  me thënien “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit  të Shenjt”.

Kultura jonë  ka filluar nga Shën Jeronimi e këndej, shqipja e shkruar dëshmohet vetëm në shekullin XV, në kohën e Gjergj Kastriotit, ku edhe shprehet fuqishëm një identitet shqiptar përpara vetvetes dhe përpara botës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora