E premte, 19.04.2024, 01:09 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Arrestohen Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi

E merkure, 17.09.2014, 07:01 PM


Policia konfiskon sasi të mëdha të parave në shtëpinë e Shefqet Krasniqit

(E plotësuar) Burime të Express kanë treguar se në shtëpin e Shefqet Krasniqt janë konfiskuar një shumë e madhe e parave. Këtu burime thonë se të gjitha parat janë gjetur në shtëpinë e tij.

Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi po intervistohen

Burime të gazetaexpress.com brenda Policisë së Kosovës, kanë konfirmuar arrestimin e Shefqet Krasniqit dhe Fuad Ramiqit.

Të njëjtat burime, pohojnë se Krasniqi dhe Ramiqi, janë duke u intervistuar.

...

Policia e Kosovës e ka përfunduar bastisjen tek shtëpia e Shefqet Krasniqit. Aktualisht te shtëpia e Krasniqit nuk është asnjë pjesëtar i forcave të rendit. Pranë dyerve të oborrit të shtëpisë së tij janë duke qëndruar vetëm disa persona.

Arrestohen Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është arrestuar të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës. Ndër të arrestuarit mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka vënën nën arrest imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.

Motivet e këtij arrestimi nga policia, kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam.

Ndryshe, para një muaji, janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Ramiqi, partia e të cilit ka bazë fetare, dyshohet se ka manipuluar dhe nxituar edhe shkuarjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri dhe Irak.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste.

Ekstremizmi islamik me në krye organizatën terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” është cilësuar si një rrezik global, prandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcave për ta parandaluar të keqën.

Para një muaji, janë arrestuar dyzet persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIL dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora