Shtesë » Lajme
40 klerikët që u vranë nga komunizmi
E shtune, 20.09.2014, 10:22 PM
Martirët në Bulevard, historia e 40 klerikëve që u vranë nga komunizmi
Tiranë- 40 portretet që qëndrojnë në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” padyshim kanë ngjallur kureshjen se cilët janë ata.
Mes 39 meshkujve, qëndron në krye protreti i një femre. Ajo është Maria Tuci. Rishtarja, vasha me palmën e martires.
1. Maria Tuci lindi në Rëshën dhe u torturua e mbyllur në një thes, së bashku me një maçok, të cilin e godisnin me shkop. E Virgjër e Martire, vasha dha shpirt me mundime të jashtëzakonshme.
2. Dom Ndre Zadeja lindi në shkodër në 1892. Poet e priftë. Dom Ndreu u burgos dhe u vra sepse krey shërben e fundit fetare te koka e viktimës, një banorë në shkodër që refurozj të dorëzonte armët.
3. Dom Dede Plani Lindi në Shkoder më 1891. Nuk shquhej për vepra të mëdha por ishte një njeri i urtë dhe u vra gjatë komuznimit sepse nuk pranoi publikishtë mohimin e Kishiës dhe të Zotit.
4. Ate Gaspër Suma, lindi po në shkodër në 1897, pinjoll i familjes së shquar të Sumejve, sulmuar rreptësisht nga komunistët. Faik Konica për përshkruante si një njeri të përvuajtur, me shpirt të madh, vuajti 2 dënime të renda. Nga tumori në tru dhe nga regjimi. Vdiq në burg në 1950.
5. Atë Ciprian Nikaj lindi në 1900 në shkodër. Njeri që jetën ia dedikuj studiemeve dhe shëbesave fetare. Ai u se kishte fshehur armë në elterin e Shëna Ndout, në Kishën françeskane të Gjuhadolit.vdiq nga tortuarat.
6. Vëlla Gjon Pantalia, lindi në Prizren në 1887, u arrestua ndër të parët e vdiq në spital, mbasi vuajti tmerre të papërshkrueshme.
7. Atë Giovanni Fausti prifti Italian i cili në Shqipëri mbajti detyrën e zvëndës provincialit. U qëllua nga komunistët në kokë.
8. Atë Daniel Dajani, jezuit shqiptar u pushkatua me grupin meshtarëve, të seminaritëve dhe të laikëve katolikë në Shkodër në 1946.
9. Atë Bernardin Palaj, “Zoti nuk ka si na lshno dorët” është vetëm një nga frazat që shkruante. Frati dhe Poeti i madh do të vdiste në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, shndërruar në burg për 700 vetë. Nën torturat e Sigurimit.
10. Dom Zef Maksen meshtar gjerman u pushkatuar me 1946, duke shqiptuar fjalët: “Jam i lumtur që po vdes si meshtar i besimit të krishtit”
11. Imzot Vincenc Prennushi, U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut.
12. Imzot Frano Gjini ipeshkëv, nuk u dorwzuar para torturave por u dwnua me vdekje se nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa. u pushkatua më 11 mars 1948.
13. Imzot Jul Bonati, lindi në Shkodër më 1874 meshtari i madh intelektual, u mbyll e u tortura në çmendinë dhe vdiq në burgun e Durrësit.
14. Dom Alfons Tracki prifti gjerman, u torturua dhe u pushkatua më 18 korrik 1946, në moshën 50 vjeçe.
15. Dom Anton Muzaj lindi në Kosovë më 19 mars 1921 u torturua në mënyrë çnjerëzore, vetëm sepse nuk pranoi të mohonte fenë. Si i thyen këmbë e duar, e liruan nga burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme mbas pak ditësh, në moshën 29 vjeçare.
16. Dom Anton Zogaj lindi në Mirditë në 1908, u bë famullitar i Durrësit, u burgos e u torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjo të qelbur, teksa priste ditën e pushkatimit.
17. Dom Dedë Maçaj, lindi në Shkodër më 1920 u akuzuar si spiun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27 vjeç.
18. Dom Dedë Malaj lindi në Velipojë më 1917, mbrojti krisherimin edhe në gjyqin e organizuar kundër tij, që e dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959.
19. Dom Ejëll Deda lindi në Shkodër në 1917, famullitar i Bushatit, i arrestuar pse ishte prift, vdiq më 12 maj 1948 në spitalin e burgut, mbas torturash çnjerëzore.
20. Dom Jak Bushatin lindi në Shkodër në 1890e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë: u pushkatimin pa gjyq më 12 shkurt 1949.
21. Imzot Frano Gjini ka lindur në shkodër ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: qëndroi i papërkulur para torturave e, pasi nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.
22. Papa Josif Mihali ka lindur në elbasan në vitin 1912 prift katolik, u arrestua për shkak të misionit të tij, dha frmëne e fundit në Maliq, ku u mbyt për së gjalli në baltën e kënetës, në kampin e shfarosjes
23. Dom Lazër Shantoja lindi në shkodër 1892, meshtar dhe njeri i kultures. Kur nisën ta masakronin, e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që nuk munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës.
24. Dom Lekë Sirdani lindi në Milot, personalitet i shquar i Kishës katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.
25. Dom Luigj Prendushi lindi në Shkodër në vitin 1896 u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar 1947.
26. Dom Marin Shkurti lindi në Samrish në vitin 1933, u bë meshtar më 1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të hapura dhe guxoi ta vijojë heroikisht shërbimin meshtarak në kohën e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua e u pushkatua në vitin 1969.
27. Dom Mark Gjani njihet ndryshe me Shën Gjergj, Pulaj,, lindi më 1909, u arrestua për veprimtarinë e tij meshtarake dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në burg.
28. Dom Mikel Beltoja lindi në vitin 1935, mbasi mbrojti haptas idealet e veta fetare në gjyqin që iu bë pas gjashtë muaj torturash, u dënua me vdekjet.
29. Dom Shtjefën Kurti lindi në ferizaj të kosovës më 1898. prifti u pushkatua para banorëve të Gurëzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për këtë, furrat e bukës. E se kishte pagëzuar një fëmijë. Dom Kurti I kishte shkruar letër Papës, duke i treguar një të vërtetë, që nuk duhej ta kalonte kurrë kufirin e rrethuar nga telat me gjemba.
30. Atë Gjon Shllaku lindi në shkodër në 1907, diplomuar në Luvën të Belgjikës, më pas në Holandë dhe në Sorbonë të Parisit, ku mori doktoratin, u bë meshtar më 15 mars 1931. U pushkatua më 4 mars 1946 së bashku me Atë Faustin, Atë Dajanin, me seminaristin Mark Çuni, dhe me laikë të tjerë.
31. Mark Çuni lindi në bushat të Shkodrës më 30 shtator të 1919. u akuzua si themelues i organizatës “Bashkimi Shqiptar”, u arrestua, u dënua dhe u pushkatua më 4 mars 1946, njëherësh me eprorët e jezuitëve.
32. At Karl Serreqi lindi në shkodër në 1911. frati, që nuk pranoi të kallëzojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel, më 4 prill 1954. Është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e Kishës
33. Atë Serafin Koda ka lindur në Kosovë në 1893 dhe ka ndërruar jetë në lezhë më 1947, frat françeskan, dha shpirt mbasi hetuesit komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.
34. At Luigj Paliqi është një ndër martirët parakomunizimit. Ai lidnit në Janjevë të kosovës më 1879 martirizuar në Janosh të Gjakovës, më 07. 03. 1913), u vra me atentat nga serbët
35. Dom Gjon Gazulli i takon gjithashtu kohës para kumunizmit, u var nga ahmet Zogu në një shesh të Shkodrës, në vitin 1927.
36. Atë Giovanni Fausti, Misionar jezuit italian, u pushkatua
37- Atë Daniel Dajani, jezuit shqiptar u pushkatua
38 Atë Gjon Shllaku, françeskan shqiptar, u pushkatua
39 – Seminarist Mark Çuni u pushkatua
40- seminaristi Gjergj Bici u pushkatua me civilat Gjelosh Lulashi, Qerim Sadiku e disa të tjerë.
U akuzuan për “tentativë arratisjeje” dhe për formimin e Partisë Demokristiane, në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik. E u pushkatuan.