E merkure, 30.04.2025, 02:04 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Naim Ternava dhe udheheqesit me kembet e gjarpnit

E premte, 15.08.2014, 08:04 PM


Naim Ternava dhe udheheqesit me kembet e gjarpnit?

Nga Krist Gjinaj

Tash kur Kosoven e zgjuanë nga gjumi , jo që u zgjua vetë, në skenë dalin ata që me vite ishin vetë koka e fundamentalisteve islam dhe kontribonin për një qellim të tillë si po e shofim në këto ditë.

Sot,pas burgosjes së terroristeve islam në token  shqiptare, imami i BIK-ut ddel dhe " pershendet" aksionin policorë të ndermarrë kunder terroristeve shqiptarë, e në fakt, Naimi ndryshe flet para kamerave e ndryshe vepron pas kamerave.

Jo vetem ky , po edhe shumë nga qeveritaret e sotem, ishin të kënaqurë me rritjen e islamit në token tonë , ata e ndjenin veten si të bijtë e Sulltanit dhe besniket e islamit, duke e ditur në heshtje se islami nuk mund të jetë paqe ose humanizem ose mirësi.

Per rritjen e radikalizmit islam e kan ditur të gjithë por edhe kan heshturë, perderisa të huajt shkruani  se ;

"“Më tepër se një vend i islamit radikal, Kosova mund të bëhet vendi i parë në Evropë, ku fryma e "Pranverës myslimane" frymëzon një protestë kundër korrupsionit dhe akomodimin e radikalizmit. Paralele me Libinë, SHBA dhe NATO duhet t’i kushtojnë një vëmendje doktrinës së mbrojtjes kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe vendosjen e ideologjive radikale” (“The Huffington Post” Stephen Schwartz me titull " Kosova në krizë islamike”.-Korrik 2011)

Hashim Thaqi flet gjoja se nuk lejohet fundamentalizmi islam në Kosovë e në fakt , ai është vetë që perfitoj pushtet nga të tillet fudamental duke u premtuarë atë cka ata kërkonin si janë ; shamijat, ndertimin e xhamive si të dojnë evtë, fjalime të lira dhe urrejtese ndaj shoqerisë etj etj.

Une personalishtë i kam shkruarë që sa vite vetë presidentes Jahjaga se Kosova po kërcenohet nga një pasiguri dhe nga islamizem total por ajo nuk është përgjegjurë.I kam shkruarë edhe ambasadave të huja në token e Kosoves dhe asnjë nuk janë pergjegj.

Une dhe shumë si une që me vite kemi ngrit zanin kunder këtyre dukurive , me vite jemi ofenduar, kërcenuarë dhe etiketuarë se gjoja ne -simbas disave , qenkemi duke e prishurë harmonin fetarë ndërshqiptare, por në fakt, kur janë studjuarë dhe analizuarë të gjitha, une nuk kam mundurë të gjejë ndonjë udhezim islam që ofron harmoni dhe bashkjetes me ketë fe, sepse simbas tyre dhe udhezimeve të profetit dhe Kuranit- bota u takon vetem muslimanve.

Por që nga koha e pasluftes e deri me sot fundamentalistet islam nuk janë penguarë e akuzuarë nga askush , edhe kur hoxhallaret kan ofendu shoqerin shqiptare, heronjet shqiptarë, nanat e motrat shqiptare , askush nuk ka vepruarë asgjë dhe të gjithë kan heshturë.Hashim Thaqi për të marrë votat në pragun parazgjedhorë, u premtoj mbajtjen e shamijave dhe shkeli mbi kushtetuten dhe ligjin e Kosoves edhepse vetë ata që janë në krye të kësaj detyre kushtetuese janë aq të kalbuare islamikishtë sa deri me sot është verejtë haptazi.

Por , tash mbetet të shifet se a do të arrestohen edhe hoxhallaret që kan predikuarë urrejtjen në shoqeri, që kan ofenduarë cdo gjë dhe cdo kënd që nuk ishte i mendimit si vetë këta.Perderisa nuk arrestohen edhe hoxhallaret dhe vetë Naim Trrnava , atehere nuk mund të themi se po luftohet radikalizmi dhe fundamentalizmi islam , sepse peshku kalbet nga koka e gjapri mbytet vetem kur të e goditesh në kokë, pra krejt duhet të veprohen kokë me kokë.Më e keqja ishte ajo kur kërkohej edhe futja e mesimit fetarë neper shkola , pra që me kohë të pregadisin kudrot e veta për të ardhmen e Kosoves islame.

Mua më habit fakti se si ka mundesi që vetë ata që ishin në krahun e fundamentalisteve , tash dalin dhe flasin se : E pershendesin aksionin policorë për arrestimin e terroristeve nga policia e Koosoves"

Sikur të hapeshin hetimet e mirfillta , atehere janë shumë që duhet të gjykohen dhe denohen  edhe moralishtë e kombtarishtë por edhe juridikishtë për punen e tyre anti-kombtare dhe anti-shqiptare .

Thonë që Kosova ka humburë imazhin e vetë si një shtet shqiptarë?!

Edhe Kosova por edhe krejt  tokat shqiptare e kan humburë imazhin e vetë si një popullë properendimorë qush në kohen kur islami u fut në shoqerin tonë shqiptare, pra  shumë shekuj më parë e jo vetem sot.Të vetmit që e kan ruajturë kontaktin dhe kan kontribuarë që shqiptaret të mos e këpusin rrugen drejt botes perendimorë janë vetem katoliket shqiptarë dhe kleri katolik shqiptarë, të tjeret kan qenë vetem emerë e jo veper.Ata që në fakt kontribuanë shumë ndër shekuj nuk permenden askun e thuja hiq e të tjeret që nuk kontribuanë , ata permenden se gjoja kan mbrojturë interesin shqiptarë.Hoxhallaret kan mbrojturë interesin fetarë dhe kan luftuarë kunder serbit e grekut e krejt për shkak të qellimit fetarë islam të trasheguarë nga sundusi.Të paket dhe thuja hiq janë hoxhallaret që kan luftuarë ose janë ngriturë ndojhere kunder sundimit osman.Ndersa, katoliket dhe kleri katolik, kan luftuar kunder turkut dhe kunder cdo kuj që ka cenu kulturen shqiptare dhe nuk janë bashkangjiturë në një krah me të krishteret e tjerë grek,serb, bullgarë etj -ashtu si kan vepruarë dhe veprojnë edhe sot hoxhallaret.

Shumë janë munduarë të e ngrisin klerin islam më shumë se klerin katolik, por në cilat fakte, baza dhe të dhëna.?!

Të kthehem pak te koka e fundaentalizmit islam -Naim Terrnava.

Ne e njohim mirë sjelljen , fjalimin, qendrimin e  Naim Trrnaves qysh se në kohen e pas luftes e sidomos kur filloj ndertimi i Katedrales në Prishtinë.

Ne e dijmë se ai është i pari që ka kontribuarë për mbushjen e Ksoves me organizata " humanitare islame " që në fakt , organizatat e tilla ishin të mbeshtjellme me terrorizem dhe me urrejtje ndaj jomuslimanve .

Por të e analizojmë fjalimin dhe qendrimin e Naim Trrnaves ndër vite:

Intervista a e Naim Ternaves ne vitin 2005 dhenë gazetes Express.

Express: A është katedralja ndërtim politik?

N.Tërnava: Unë kam qenë dhe jam kundër ndërtimit të katedrales në atë vend. Nuk jam kundër ndërtimit të katedrales, por jam kundër ndërtimit të saj në atë vend ku po ndërtohet, sepse në oborrin e universitetit e kemi kishën ortodokse. E ajo, ju e dini që është ndërtuar pa dëshirën dhe vullnetin e popullit. Ajo është thjesht një kishë ortodokse politike dhe tash ndërtohet edhe katedralja dhe rrënohet shkolla për ndërtim të saj. Dhe unë kam kërkuar që është tepër e arsyeshme e moralshme dhe njerëzore që nëse dy fetë në Kosovë, si ortodokse dhe katolike të kenë qendrat e tyre në zemër të Prishtinës, është tepër e padrejtë në raport me shumicën absolute në Kosovë që të mos prezantohet edhe ajo shumicë në atë qendër.

Naim Ternava kunder historisë shqiptare:

“E kam thënë dhe po e them, se është keqinterpretuar në media kërkesa e ministrit të Turqisë. Me atë që kam parë, askund nuk është kërkuar që të ndryshohet historia. Unë jam pro asaj që fjalët fyese, që gjenden në librat tona, ato të largohen, sepse nuk i përket një kodi etik që të fyhen, edhe pse kanë ndodhur luftëra”  (Kosova sot-korrik 2011)

Cka thonë dhe thanë për Naim Trrnaven?!

“Naim Tërnava deri më sot, e ka bërë mu të kundërtën e asaj që ka pohuar këto ditë në media, por edhe më herët, sepse pikërisht ky vet, me iniciativën e tij personale ka përjashtuar e shantazhuar si dhe diskriminuar mbrojtësit dhe ruajtësit e vijës së mesme të interpretimit tradicional të Islamit në vendin e tonë deri më sot, ndërsa i ka favorizuar fuqishëm pikërisht ata të cilët kanë punuar dhe punojnë në prishjen e rendit dhe futjen e përçarjes në emër të Islamit, së pari në radhët e vet myslimanëve në vendin tonë, e pastaj edhe të kombit mbarë”, (Sindikata e pavarur e Bashkësisë Islame të Kosovës)

"Kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, nuk i pengon bashkëpunimi i rregullt dhe pranimi i fondeve nga një organizatë arabe që ndër të tjera, shteti amerikan e konsideron përkrahëse të terroristëve. Organizata Al Waqf Al Islami ka kohë që i jep edhe fonde Bashkësisë Islame të Kosovës, për ndërtimin dhe rindërtimin e xhamive. Në kablogramet e ambasadave amerikane në Maqedoni dhe Holandë thuhet se kjo organizatë përkrahë pjesëtarë të organizatave terroriste ndërsa emri i një prej krijuesve të saj në Holandë ka dal si pjesë e listës së 20 biznesmenëve arabë që e kanë financuar Al Qaedan. Në Kosovë kjo organizatë ka zyrat e veta pak a shumë 100 metra larg Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, ndërsa fondet e saj ndërtojnë e rindërtojnë xhami në Kosovë me kërkesë të BIK-ut. Al Waqf Al Islami është dhe në listën e organizatave të dyshuara për përhapje të ideve radikale fetare të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilën e ka parë Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese." (  Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese me temë “Radikalizimi i islamit, rrezik apo fobi?” - (Koha Ditore-Gusht 2012 )

Koka e fundamentalizmit  dhe radikalizmit e terrorizmit islam gjindet në BIK dhe te politikanet e sotem në pushtet, aty janë por tash fshehen pas perdes me deklarata mashtruese.Mos u besoni të tillve.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx