E hene, 29.04.2024, 04:19 AM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Ferid Agani në mbrojtje të terroristëve

E merkure, 13.08.2014, 07:33 PM


Kimete Berisha:

Ferid Agani ka kërkuar nga opinioni publik (shqiptar) që të përmbahen e mos të nguten t'i kualifikojnë pjesëtarët shqiptarë të organizatave terroriste ISIS e Al Nusra, si terroristë e xhihadistë, se sipas këndit të tij ata janë të 'pafajshëm', derisa të shpallen fajtorë nga Drejtësia.

Kjo kërkesë e Partisë së Drejtësisë vlen edhe për vrasësin e fëmijëve dhe komandantin e 40 të arrestuarve, Lavdrim Muhaxheri, i cili sipas Ferid Aganit, i bie që edhe ai është 'i pafajshëm', derisa nuk shpallet fajtor nga Drejtësia.

Kështu, sipas logjikës së këtij ish komunisti, edhe Sllobodan Millosheviqi është 'i pafajshëm' për shkak se HAGA ka dështuar ta shpall fajtor!

Kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviq vdiq pa u shpallur nga 'Drejtësia' e kësaj bote fajtor për krime kundët njerëzimit e për gjenocid, njejtë siç vdiq 'i pafajshëm' nga 'Drejtësia' Arkani e kriminelë të tjerë.

Ne e pamë me sy argumentin e terrorit, që e përmend avokati i ISIS-tëve shqiptarë, Ferid Agani, e pamë fajin e Lavdrim Muhaxherit, dhe ai është vrasës kriminel brutal, u shpall s'u shpall fajtor nga 'Drejtësia' e kësaj bote!

Prandaj, të çohesh si Ferid Agani e të kërkosh mirëkuptim e qytetari karshi njerëzve që thërrasin për xhihad brutal, e këpusin koka fëmijësh, është shenjë e personalitetit shizoid të ministrit.

Ferid Agani plus kërkon distancim të popullatës nga vlerësimet ekstreme ndaj të arrestuarve për terrorizëm, por vet nuk distancohet nga Kryeministri Hashim Thaçi, i cili i kualifikoi të arrestuarit si ekstremistë!

Merret me Zotin e bën dallavere në emër të tij Ferid Agani, në vend që të merret me miliona kacabu, minj e insekte që i kanë pushtuar kuzhinat dhe dhomat e spitaleve, në vend që të merret me miliona sorra që rrinë në kulme dhe dritare të spitaleve...., dhe sikur të mos ua jepte jaranave e familjarëve të tij tenderat e ilaçeve!

Nga megalomania e Kryetarit të saj, u inspirua edhe deputetja me shami, e cila me prepotencë të pashembullt, individualisht, por në emrin e popullit të Kosovës iu drejtua Rexhep Erdoganit, në veten e parë, për t'ia uruar si Zotit, që u bë President.

Kur e lexon letrën e saj, që ia drejtoi popullit dhe Presidentit turk, nga pozita e Presidentes së Kosovës, Labinotën e sheh si një femër inferiore, impulsive dhe e papërmbajtur, që shpreh adhurim të madh dhe nënshtrohet edhe ndaj njeriut, përveç ndaj Zotit!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora