Mendime
Zyba Hysa: Çdo përpjekje në dobi të kombit...
E hene, 11.08.2014, 09:10 PM
ÇDO PËRPJEKJE
NË DOBI TË KOMBIT, KALON NË PËRNDJEKJE...
NGA ZYBA HYSEN HYSA
Nëse historianët nuk do të shqetësohen për gabimet që kanë bërë me dashje, apo të imponuar, paraardhësit e tyre në dhënien e fakteve historike duke mos i shkruar ashtu siç kanë ndodhur në të mirë apo në dëm të kombit, kurrë historia jonë nuk do të ketë përfundimin e duhur dhe kurrë kombi ynë nuk do ketë bashkim dhe përparim.
Të gjykosh për të kaluarën e largët historike pa u ndikuar nga e tashmja, apo nga e kaluara e afërt, që për fat të keq për shqiptarët është turbullirë, sigurisht që kërkon historianë të pa implikuar në shkrimin e detyruar të historisë nga politika shqiptare dhe rajonale. Historia jonë ka qenë shkruar me gjakun dhe luftën shekullore si një ekuacion i shtruar për zgjidhje dhe këtë ekuacion e zgjidhi Ismail Qemali më 28 nëntor 1912 në bashkëpunim me gjithë patriotët shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, por zgjidhja mbahet e kyçur për ta lënë pa zgjidhje historianët e implikuar me politikën antishqiptare kombëtare e rajonale, ndaj historia jonë niset për zgjidhje e mbetet pa zgjidhje, se për fat të keq, zgjidhja u fsheh (deklarata e pavarësisë nuk është kjo që publikohet) për të kryer veprime jo në favor të kësaj zgjidhjeje dhe përfundimi asnjëherë nuk del i saktë.
Lexojmë, që herë pas here merren me figura të mëdha historike, jo duke u thelluar në veprën e tyre, por për ta denigruar atë si person, ku shpesh i heqin edhe të qenit shqiptar. Ata “shkrues” që merren me gjëra sipërfaqësore, denigruese, po t’i vëresh me kujdes, ose kanë vetë origjinë të dyshimtë, ose janë rrogëtarë të paguar nga qeveria dhe antishqiptarizmi rajonal.
Në librin e Prof. Abaz Ermenjit “Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë”, në faqen 369, për të përshkruar rrëmujën e dy viteve pas shpalljes së pavarësisë e pikërisht ndërhyrjen e serbëve, grekëve, turqve e italianëve përmes antishqiptarëve në rrëzimin e Princ Vidit, thuhet: “Kur Kolloneli anglez G. Philips, ish kumandari i forcës ndërkombëtare të Shkodrës vajti në Tiranë si ndërmjetës për t’i bindur rebelët që t’i nënshtroheshin Vidit dhe qeverisë së Durrësit, u takua me pesë veta, prej të cilëve njëri iu duk si një prift grek, tjetri si një turk, dhe asnjë prej të cilëve, tha ai, nuk ngjante me shqiptar. Një përshkrim të tollovisë së asaj kohe e gjejmë në shënimet e Sekretarit të Legatës Rumune në Durrës, princi Strudza, i cili ishte mik i Shqipërisë aq sa luftoi me pushkë në dorë bashkë me shqiptarët për mbrojtjen e Durrësit. “Sot në Shqipëri çdo nismë e mirë, konstruktive, është e dënuar të dështojë, - thotë ai. Çfarëdo rruge që të ndjekësh, fqinjët e afërm dhe të largët do ta bëjnë të pamundur për t’i dalë në krye... Mjete, armë e të holla hyjnë nga çdo anë e kufijve për t’iu shërbyer qëllimeve shkatërronjëse të huajve. Vetëm po të duash të luftosh për çështje kombëtare si atdhetar i ndershëm, s’të vjen kurrkush prapa, do të gjesh pengesa nga të katër anët, dhe përpjekja jote do të dështojë në rrëmujën e përgjithshme.”
Ky libër e sidomos këto fakte e të tjera të asaj kohe... më sjellin në kohën e sotme pa asnjë ndryshim, më kanë prerë duart për të shkruar për disa muaj me radhë, duke menduar se: “Kot të shkruash, kur çdo gjë në interes të popullit dhe të kombit, sapo bën një përpjekje, kalon në përndjekje, ose në mospërfillje nga qeveria shqiptare dhe politika ndërkombëtare...” Unë trembem, sa herë pozitë – opozitë bien dakord për një problem (publikisht, se ato bashke janë, vetëm ndërrojnë portat), se ky problem është në kundërshtim të interesave të popullit dhe të vendit. Çdo gjë që ndodh për shqiptarët, po të ndjekësh me vëmendje se cili e përshëndet këtë vendim, kupton pastër që janë vendime të veshura me kostume popullore, por që nuk i përkasin popullit tonë.
Kur u nënshkrua Marrëveshja – Kosovë – Serbi, fill
atë ditë u përshëndet njëherësh nga
Si çdo komb, edhe ne kemi historinë tonë që na jep mundësi të gjykojmë për të dalë në përfundime, por, më mirë është të mos shkruash, se sa të vazhdosh të shtosh hallka në zinxhirin e mashtrimeve të ashtuquajturve historianë që shkruajnë jo në bazë të fakteve të vërteta, por faktet e vërteta i kalisin sipas modelit që u vë përpara politika antishqiptare duke i ushqyer me paga marramendëse. Janë përgjegjës para kombit të gjithë politikanët shqiptarë që zhvillimin e Shqipërise e bazojnë te të huajt dhe harrojnë se nuk ka zhvillim, pa bashkim dhe ajo që duhet negociuar me të huajt është bashkimi i Shqiptarisë e më pas të na hapin portat në bashkimin e madh evropian, se bota është mësuar duke na ushqyer me lugë bosh...
Kjo më ka shtyrë shpesh të shkruaj, por duke mos qenë e gatshme të shkruaj ashtu siç shkruaj unë (vetëm të vërteta), lexova disa libra historikë nga autorë që nuk janë futur në turbinat e politikës antishqiptare e ndër të tjerë lexova librin “Roli i Skënderbeut në Historinë Shqiptare” të Prof. Abaz Ermenjit, i cili më dha mjaft horizont, por jo të plotë, ndaj mendova të trokas në portën e periudhës kohore të Skënderbeut dhe studiova Marlin Barletin në librin “Skënderbeu” e sot që po shkruaj nuk kam asnjë njollë të errët për prejardhjen e Skënderbeut, se kjo më fort se në këto dy libra e vërtetojnë letërkëmbimet origjinale të Skënderbeut drejtuar mbretit Murat dhe princit Ferdinand, ku e përcakton më së miri origjinën e tij (Letërkëmbimet origjinale i ruan Fari Shaskaj), por përveç kësaj dal në përfundim, se tumnaja që ngrihet herë pas herë për figurën e Skënderbeut, nuk ka për qëllim denigrimin e kësaj figure madhore, se atë e njeh mbarë bota, por për të tërhequr vëmendjen njerëzve e për t’i dërguar 600 vjet pas, me qëllim që ata që i paguajnë këta pordhaxhi, (më falni për shprehjen), të vjedhin e të përfitojnë pasuri marramendëse.
Nuk më vjen çudi, që ende goditet nga autorë rrogëtarë që paguhen për të denigruar Historinë tonë të lavdishme, që ashtu siç kanë bërë ardhësit, që na kanë marrë kulturën, ritet, mitet, po kështu na kanë marrë dhe pjesët më të lavdishme të historisë, deri dhe tempullin e Dodonës Pellazgjike mbi malin Tomor, apo Shën Angelina Komneni - Brakcoviq shqiptaren që luten dhe sot e kësaj dite serbët në manastirin e Krushadolac, afër Vojvodinës, e cila nuk ka qenë ortodokse, por katolike nga familja dhe ardhja e Stefan Brankoviçit nën mbrojtjen e Skënderbeut bashkë me të shoqen, do të thotë që edhe i shoqi ka përkrahur fenë tonë, por si në çdo gjë, edhe këtu kalemxhinjtë serbë i bëjnë si të duan e ndodh absurdi, i luten shenjtores shqiptare dhe urrejnë racën shqiptare, kështu na lënë me një histori pa histori, na lanë fe që kurrë nuk janë në përshtatje me kuantet e shpirtit tonë, duke na lënë në mëri mes njëri – tjetrit për të dashur të huajt... janë shtrembëruar aq shumë, saqë na vjen turp nga ndonjëherë që ta kujtojmë historinë, se ajo nuk është historia e vërtetë e popullit tonë dhe heronjtë e shpallur, në këto 100 vitet e fundit, përjashto Ismail Qemalin, nuk janë heronjtë e vërtetë, ku patriotët u cilësuan armiq dhe tradhtarët patriotë.
Brezit të sotëm të historianëve, studiuesve, shkrimtarëve, apo kushdo qoftë që ka dëshirën e mirë për të shkruar mbi historinë e kombit tonë, detyrë parësore i del që në bazë fakteve të vërteta historike, të sjellin para lexuesve si vlerat, ashtu dhe antivlerat e saj, me qëllim që të çirret maska e historisë së treguar si një përrallë për të ngritur vlerat lart edhe atëherë kur nuk ka vlerë një pjesë historie, se duke e rrëfyer ashtu siç ka ndodhur, zbulojmë vlerat e mohuara duke i bërë një shërbim të vyer kohës që jetojmë, për të mos u përsëritur të njëjtat gabime, për të mos marrë po të njëjtat zhgënjime .
A ka absurd më të madh se sa të besosh që shqiptarët do të bashkohen në BE? Pse e paska vështirë Europa të na bashkojë këtu ku jemi, po na vë kushte absurde? Megjithëse këto nuk janë as kushte, por karamele plastike që t’i mbajmë në gojë për të na zënë gojën që të mos flasim për të drejtat tona si komb, si dhe për t’ua bërë kolltukun të rehatshëm politikanëve tanë që të gërryejnë popullin pa u dhënë asgjë. Hiqet një qeveri, vihet një tjetër dhe thuhet: “Këto vitet e fundit ka përmirësime Shqipëria...” dhe rrugët plot me plehra, nuk hapen vende puna, po zyra fantazma punësimi, nuk i vihet prioritet resurseve të vendit, por firmave fantazma të huaja që shfrytëzojnë shqiptarët si në skllavëri, pa asnjë të drejtë dhe pa asnjë derë ku të trokasin për padrejtësitë e tyre, kur fermerët prodhojnë dhe mbushen kanalet se tregu mbushur plot me prodhime të fqinjëve (greke, italiane, serbe, maqedonase...)
Asnjëherë një figurë e përmendur, si për të mirë,
apo për të keq, ne nuk duhet të hyjnizojmë, se biem në gabime fatale, se askush
në botë nuk do të ishte në çdo hap të tij i suksesshëm, se suksesi arrihet
përmes humbjesh dhe fitoresh, përmes gabimesh dhe mësimesh prej gabimeve.
Asnjëherë nuk arrihet suksesi sikur të dalësh në lëndinë e të mbledhësh një
tufë me lule e ta vendosësh në vazo për të kënaqur veten me aromën e tyre.
Suksesi është një brez sulmi, që ka pengesa pas pengesash, ku edhe mund të
rrëzohesh, mund të thyesh këmbën… por duke parë në dritëzën e shpresës, kurrë
nuk e ndal ecjen për të arrirë.
Koha është gjykatësja e natyrës që askush nuk i shpëton dot, por në morinë e shoqërinë njerëzore ekzistojnë njerëz me dije dhe intuitë më të zhvilluar që kanë aftësi të çjerrin maskën hipokrizisë së një shteti antipopullor, ndaj është detyra e tyre të sinjalizojnë popullin për fatkeqësitë që i kanosen, ndryshe do përfshihen edhe vetë në katastrofat shoqërore...
Kurrë
një komb nuk ka lulëzuar i copëtuar... copëtimi i tij është shkatërrimi i tij,
ashtu siç po të copëtojmë një bimë,
rrënjët veç, degët veç, trungu veç, a mund të mendojmë se kjo bimë do rritet
dhe do zhvillohet?? Duke u nisur nga arsyetime logjike e jo fantastiko –
politike, dal në përfundim se ne jemi një komb jashtëzakonisht i fortë që akoma
mbijetojmë, jemi gjallë edhe të copëtuar. Kjo gjallësi na jep të drejtën të
luftojmë pa reshtur për identitetin tonë, për bashkimin e vlerave tona, të
trojeve tona.
Koha, kjo gjykatëse e pa implikuar nga njerëzit, na i ka sjellë na i ka shkruar me ligjet e saj arsyet e bërjes dhe të zhbërjes së kombit tonë si dhe të mos asimilimit. Unë kam shkruar shumë për këtë çështje, fillimisht nga dëshira për ta parë Kombin tonë të renditur përkrah kombeve tjerë, por duke parë që tragjizmi vazhdon përmes mashtrimeve politike, u detyrova të hesht ca kohë për të kërkuar nëpër histori se çfarë ndikon tek ne, ndryshe nga bota; as bashkohemi, as përpiqemi realisht për këtë bashkim, pra jo si “parimet” e internacionalizmit proletar, as të Bashkimit Evropian, por thjesht të bashkimit të shpirtit, fuqive, mundësive, të prioriteteve të gjithsecilit për të kontribuar për zhvillimin shoqëror, të bashkimit të kufijve tanë natyralë, të ndërtimit të një shteti mbarë kombëtarë me të gjitha elementet e shtetit.
Botën e rrotullon paraja, njeriun e lartëson dinjiteti, ndaj e pse shumë shqiptarë kanë pasuri marramendëse kudo nëpër botë, ku jetojnë e punojnë, apo dhe këtu në Shqipëri, mbeten poshtë mjegullës të poshtërimit të qenit shqiptar, pa një komb të bashkuar. Nëse do e kishim shtetin tonë shqiptar, vetvetiu vijnë e bashkohen mendjet, zemrat, pasuritë, vlerat morale e kulturore e kurrë nuk ndodh siç thonë politikanët e sotëm, që të bashkohemi shpirtërisht më pas bashkojmë kufijtë e në anën tjetër nuk lihet gjë pa bërë për të na bërë shpirtin më të copëtuar se trojet, duke na marrë pronat, duke na vjedhur çdo ditë me taksat që merren për shëndetësinë, pastrimin, rrugët dhe asnjëherë nuk shkuan për atë që ne i japim e kur nuk përfillet i mençuri, patrioti, punëtori, i ndershmi... thjesht shqiptari fisnik, çfarë bashkim shpirti do kemi me njëri – tjetrin dhe kështu rrugët e emigrimit mbetën përherë të freskëta për të shuar urinë e për mbijetesë dhe sa vite shkojnë toka jonë popullohet me kombësi tjera, shqiptarët kanë shpirtëzuar botën duke humbur vetveten ...
Kthehem pas në kohë e koha flet shqip përmes të huajve, të cilët nuk kanë pasur kurrë qëllime diskriminuese dhe pushtuese të vendit tonë dhe janë tronditëse, deri asfiksuese dhe, besomëni, kur lexova fjalët e princit rumun të vitit 1914, u asfiksova, se çdo fjalë e tij ishte kambanë e ditëve tona dhe mu prenë duart, më iku guximi, më humbi shpresa dhe mbeta e ngurtësuar... Vazhdoja e lexoja dhe shpesh me ditë të tëra nuk doja të takoja dhe njerëz, se më dukeshin mjeranë për fatin që kemi...
Meqë ne krenohemi me kohën e Skënderbeut lexova shumë për atë periudhë kohore dhe dola në përfundim se historia është zhvilluar përmes luftërave dhe sundimtarëve e ndryshimi midis sundimtarëve të huaj dhe vendas është; se populli kur lufton dhe fiton pavarësinë e vërtetë (jo këto pavarësi flamujsh që kemi ne) sigurisht që të ndërtojë shtetin do taksohet sipas mundësive, por këto taksa do u kthehen për të mirën e tyre, ndërsa në një vend që ka qeveri flamujsh (siç jemi ne dhe Kosova) nuk ka shtet, por ka sundimtarë, ashtu siç i caktonte sulltani pashallarët nëpër krahina të ndryshme të Shqipërisë duke u vënë shumën që do derdhnin atij dhe ata nën emrin se ishin shqiptarë, shtypnin dhe shfrytëzonin dyfish popullin dhe gjitha fitimet shkonin për perandorinë dhe pashallarë pasi grumbullonin pasuri marramendëse, sulltani me dredhi i vinte përballë njëri – tjetrit dhe ata vriteshin dhe kjo pasuri përsëri shkonte në arkën e sulltanit. Kohët kanë rendur, mënyra e organizimit të shqiptarëve ka mbetur po ajo. Iku sulltani, u aktivizuan patriotët shqiptarë, apo më mirë të them, ata që kishin qenë më pranë sulltanit dhe e njihnin mirë dredhinë e tij dhe kishin dije të kuptonin arësyen që pse populli ynë nuk zhvillohej si bota arritën të shpallnin pavarësinë më 28 nëntor 1912. U shpall kjo pavarësi dhe sot e kësaj ditë diskutohen flamujt që u ngritën atë ditë (sa ishin, kush i kishte...) dhe fatkeqësia më e madhe është se deklarata e kësaj shpallje asnjëherë nuk u bë publike, sigurisht ajo mbahet e izoluar për të mos u vërtetuar si dita e Bashkimit tonë Kombëtar dhe dihet kush e di se ku ruhet, por gojët mbyllen me miliona para dhe ne na mbetet pavarësi flamujsh që mbase do bëhen edhe “shtete” tjera me flamuj të ngjyrave të ndryshme me pashallarë që luajnë të njëjtin funksion si në kohën e pushtimit osman, por të lidhur disa me Serbinë, disa me Greqinë, disa me Itali e dreqi e di se kush i ve e kush i heq, populli vihet në radhe si bagëtia për të votuar “bijtë” e tij “më të mirë” ata bij që dinë të gënjejnë më shumë, të vjedhin më shumë dhe të kënaqin “miqtë” sikur dhe me gjakun e popullit dhe gjymtyrët e kombit.
Asnjëherë,
sa mbaj mend unë dhe sa kam lexuar, shqiptarët nuk merren seriozisht me kohën
që jetojmë, por përherë me të kaluarën dhe kjo për fat të keq, jo me të
vërtetat e saj, por vetëm duke “sharë” në përgjithësi dhe duke lëvduar veten
deri në profeci qeveritë aktuale, ku në strategji të tyre nuk ka asgjë ndryshe
nga ata që ikin. Më kujtohet koha e diktaturës komuniste, ku shahej Ahmet Zogu,
bile u vranë dhe përkrahësit e tij për tu besuar në popull që vërtet po shahet
e në anën tjetwr Enver Hoxha ka qenë i ushqyer nga Ahmet Zogu dhe
Trishtimi më kaplon e më vjen pranë Faik Konica dhe përnjëherë i jap të drejtë që pena i ngelte në vend shpeshherë, se nuk ka shkrimtar, intelektual dhe në përgjithësi njerëzit e mençur të shkruajnë qoftë she një rresht ngazëllues për ecurinë e zhvillimit dhe përparimit të kombit tonë, se është një zhvillim drejt shkatërrimit e rrënimit, një zhvillim që politika e trumbeton si “rrobat e mbretit” dhe po nuk the se “rrobat janë të bukura”, nuk je shqiptar, kërkon destabilizim, je spiun i huaj, je... e nuk marrin fund epitetet deri në denigrim, lënie pa punë, apo ndonjë aksident e “infarkt akut”.
Historikisht, kalemxhinjve që janë bërë maja e piramidës së letërsisë kombëtare ua mprihte lapsin politika për të vizatuar modelin e mashtrimit veshur me art për ta paraqitur ujkun dele, dhe delen ujk, apo siç thotë Konica, gomarin me flatra. Unë e ndjej, e prek shqetësimin e gjithë intelektualëve dhe shkrimtarëve shqiptarë që e shikonin zhvillimin e kombit tonë me sytë e mendjes, jo me syzat e interesit personal, apo me tymnajën e politikave antishqiptare dhe e ndjej që dhe shumë pas meje do ta mbartin këtë shqetësim dhe përgjegjës për këtë po aq sa politika, është inteligjenca që rreshtohet në krah të kësaj politike mashtruese dhe përfituese në kurriz të popullit dhe atdheut dhe jam dakord me fjalët e Konicës që thotë: “Nofta kombi ynë do kish sot një faqe tjatër, fare të ndryshme nga e sotmja, po të qe populli pak më serios dhe t’i gërmonte punët pak më thellë e me më tepër gjykim. Mjerisht, ne Shqipëtarët jemi njerës superficialë, njërës që shohim vetëm cipën dhe nuk çajmë kokën të hyjmë në të thellat...”